Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Ndėrtimi dhe ruajtja e familjes

Falėnderimet dhe lėvdatat e shumta i takojnė vetėm Allahut, Krijuesit tė botėve, tė Gjithėfuqishmit, tė Gjithėpushtetshmit, i Cili e meriton mė shumė adhurimin. Pėrshėndetjet mė tė sinqerta ia dėrgojmė krijesės mė tė zgjedhur tė njerėzisė, Pejgamberit tė fundit, Muhamedit alejhi selam, familjes sė tij tė dashur, shokėve tė tij tė nderuar dhe mbarė xhematlive, tė cilėt do ta ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Fundit.

Besimtarė tė nderuar!

Pasi gjendemi nė njė shoqėri nė tė cilėn rendi familjar ėshtė prishur, ėshtė shkatėrruar aq shumė, saqė nuk i ka mbetur asnjė anė pozitive, pashė tė udhės qė t'i shkruaj disa fjalė pėr familjen dhe ruajtjen e saj.

Allahu i Plotfuqishėm kur flet pėr familjen, fillimisht na thėrret duke thėnė; "O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.” (Tahrim, 6)

Edhe i Dėrguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, thotė: "Allahu i Lartėsuar do ta pyesė ēdo pėrgjegjės pėr tufėn qė e ka pasur nėn pėrgjegjėsinė e tij, a e ka ruajtur ashtu si duhet, apo e ka humbur, saqė do pyetet njeriu pėr anėtarėt e shtėpisė sė tij." (Transmeton Ibn Hibbani)

Meqė ruajtja e familjes qenka urdhėr hyjnor, thirrje nga Allahu i Madhėruar dhe radhitet menjėherė pas ruajtjes sė vetvetes, na jep tė kuptojmė se familja ėshtė trungu i shoqėrisė, ndaj dhe ka nevojė imediate pėr mbikėqyrje, ruajtje nga haramet, dėmet, mėkatet e mėdha, nė mėnyrė qė t'i ikim zjarrit tė pėrmendur nė Kuran, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.

Gjithashtu, edhe hadithi i Muhamedit alejhi selam na mėson se, secili prind do tė pėrgjigjet Ditėn e Gjykimit pėr fėmijėt e tij, respektivisht pėr familjen e tij, se si i ka rritur, si i ka edukuar, etj., kjo nuk ėshtė diēka e thjeshtė qė duhet lėnė pas dore, siē ndodh me ne.

Tė nderuar vėllezėr besimtarė!

Ndėrtimi, edukimi dhe ruajtja e familjes ėshtė njė rrugė e gjatė dhe e mundimshme, pėrplot sprova. Sigurisht qė pėr kėtė temė ndoshta ėshtė folur edhe mė parė, por nisur nga qėllimi i mirė, qė t'u pėrkujtojmė prindėrve se prej kur fillon ndėrtimi i familjes sė shėndoshė, ne kemi pėrgatitur disa pika tė rėndėsishme.

Zgjedhja e gruas sė mirė: Pėr kėtė, Allahu i Madhėrishėm nė suren Nur, ajeti 32, thotė: "Dhe martoni tė pamartuarit dhe robėrit e robėreshat qė janė tė ndershėm dhe tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, Allahu i begaton nga mirėsitė e Tij. Allahu ėshtė Bujar i Madh, i Gjithėdijshėm."

Gjithashtu, kur kemi tė bėjmė me zgjedhjen e gruas, Muhamedi alejhi selam, na ka mėsuar se gruaja duhet t'i plotėsojė disa kushte, si vijon hadithi: "Gruaja martohet pėr katėr gjėra; pėr pasurinė e saj, pėr ndershmėrinė e saj (se i takon njė familje tė ndershme), pėr bukurinė e saj dhe pėr fenė e saj, zgjidhe atė qė ka fe, tė lumshin duart.” (Kėtė hadith e transmeton Buhariu dhe Muslimi.)

Nėse ndalemi vetėm pak te ajeti kuranor, ku thotė se ‘Nėse janė tė varfėr, Allahu i begaton nga mirėsitė e Tij' dhe mė pas kur lexojmė pjesėn e fundit tė hadithit tė Muhamedit a.s. 'zgjidhe atė qė ka fe, tė lumshin duart', shohim se vėrtet Allahu e shton bereqetin kur ata dy vetė kanė vendosur tė martohen. E, mbi tė gjitha, kur burri ka zgjedhur njė grua fetare, e cila ia ka frikėn Allahut, kjo ėshtė e mira e tė gjitha tė mirave.

Pėr ta ndėrtuar njė familje tė shėndoshė islame, kėrkohet qė nė atė shtėpi tė pėrmendet Emri i Allahut, tė falet namaz, tė jetė njė shtėpi ku adhurohet Allahu i Madhėrishėm e jo vend i pėrgojimit, vend i ēajit e i kafes.

Pejgamberi a.s. thotė: "Shembulli i shtėpisė nė tė cilėn pėrmendet Allahu dhe i shtėpisė nė tė cilėn nuk pėrmendet Allahu, ėshtė sikurse shembulli i tė gjallit dhe tė vdekurit."

Tė jemi tė sinqertė me Allahun nė ēdo punė dhe vepėr qė punojmė, e veēmas kur Allahu tė na begatojė me fėmijė, kėtu fillon rruga mė e mundimshme pėr njė edukim tė mirėfilltė. Prindėrit janė tė obliguar qė t'i kushtojnė rėndėsi tė veēantė fėmijėve, duke iu ofruar atyre kushte tė volitshme pėr mėsim, edukim fetar, planprogram ditor, fjala vjen; sa orė tė lexojė, sa tė luaj, sa tė flejė, sa sure tė mėsojė brenda javės, etj.

Unė kam hasur nė shumė polemika me njerėz, tė cilėt edukimin e fėmijėve e pėrmbyllin me blerjen e librave dhe veshmbathjes.
Fėmijėve apo anėtarėve tė familjes u duhen mėsuar rregullat islame, urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga tė kėqijat. Kėtė e them gjithnjė duke u mbėshtetur nė ajetin qė pėrmendėm pak mė parė: "O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.” (Tahrim, 6)

Nė lidhje me kėtė ajet kuranor, nė tefsirin Xhamiul Bejan tė- Imam Taberiut, shpjegohet shumė mirė detyra e pronarit tė shtėpisė, qė t'i urdhėrojė anėtarėt e familjes ta respektojnė Allahun, i ndalon nga mėkatet, qė ai personalisht t'i zbatojė urdhrat e Allahut dhe gjithashtu t'i urdhėrojė anėtarėt e familjes sė tij nė kryerjen e urdhrave tė Allahut, duke i ndihmuar tė kryejnė obligimet qė kanė ndaj Krijuesit. Po qe se vėren ndonjė mėkat tė bėrė nga familja, duhet t'i largojė nga ai mėkat dhe t'i qortojė pėr gjynahin e bėrė."

-Kur jemi te fėmijėt, duhet tė kemi kujdes qė atyre t’ua mėsojmė namazin kur ata janė tė vegjėl. Hakimi dhe Ebu Davudi nga Amėr bin El-Asi, r.a., transmetojnė se Pejgamberi i Allahut alejhi selam tė ketė thėnė: "Urdhėroni fėmijėt tuaj pėr namaz nė moshėn shtatėvjeēare, ndėrsa i ndėshkoni ata nė moshėn dhjetėvjeēare dhe i ndani nė shtretėr."
Gjithashtu, fėmijėt tanė duhet t`i angazhojmė me mėsimin e Kuranit, mėsimin e gjuhėve tė ndryshme, Historikun e Pejgamberėve alejhimuselam, kushtet e fesė.

- Gjithashtu, pėr ta ndėrtuar familjen, doemos duhet qė fėmijėt tanė t'i emėrtojmė me emra tė mirė e jo me emra tė aktorėve tė serialeve, emra tė huaj nga Brazili e Spanja, Allahu na ruajttė prej ndikimeve tė tyre!
Ebu Derda thotė se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Me tė vėrtetė nė Ditėn e Gjykimit do tė thirreni me emrat tuaj dhe me emrat e baballarėve tuaj, kėshtu vendosni emra tė bukur.” Ky hadith i Pejgamberit a.s. na qartėson se emrat e fėmijėve tanė duhet tė vendosen tė bukur dhe me kuptim tė mirė.

-Pėr tė poseduar njė familje tė shėndoshė, kėrkohet qė kryefamiljari, nė kėtė rast prindėrit, tė mbajnė tubime, nė tė cilat diskutohen problemet familjare. Shpesh dėgjojmė vėllezėrit tanė nė mėrgatė se kinse atje ka rend dhe ēdo gjė ecėn si duhet, kjo mund tė realizohet edhe nė vendin tonė, por ja qė shumė pak e lexojnė Kuranin, e sa prej atyre qė e lexojnė merren me meditimin, kuptimin dhe praktikimin e Kuranit nė jetėn e tyre tė pėrditshme!?
Kur ėshtė fjala pėr diskutimet familjare apo tubimet, gjė pėr tė cilėn ėshtė pėrgjegjės burri, i cili ėshtė pėrgjegjėsi pėr vendimmarrje, tubime tė tilla na japin tė kuptojmė se kjo familje ėshtė e ndėrlidhur dhe ka mirėkuptim nė mes anėtarėve tė familjes. Allahu nė suren Esh-shura, ajeti 38, thotė: "...ata konsultohen mes vete pėr punėt e pėrbashkėta tė tyre."

- T'i ruajmė dhe edukojmė fėmijėt me njė edukatė islame, para se ata t'i nėnshtrohen shkollimit tė shthurur. Sot nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės, rinia ėshtė shumė e prishur, e them kėtė duke u bazuar nė atė qė u serviret atyre nėpėr shkolla, si dhe lirinė e tepruar, si nga prindėrit, po ashtu edhe nga institucionet pėrkatėse. Deri vonė prostitucioni ka qenė ndėr dukuritė mė tė shėmtuara nė rininė kosovare, tashmė kjo ėshtė harruar dhe arsyet janė shumė tė qarta; sot nėpėr shkollat fillore dhe tė mesme gjejmė dukuri negative qė pėr to as qė mėrzitet personeli i shkollės. Jam i bindur qė fajtori gjithnjė ėshtė jetim, mirėpo i lus prindėrit qė t'i ruajnė fėmijėt e tyre sa mė shumė pėr shkak se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Shembulli i shokut tė keq ėshtė sikur shembulli i farkėtarit, nė njė transmetim tjetėr: Gjyryku i farkėtarit ose tė djeg shtėpinė ose t'i djeg rrobat, ose sė paku nuhat erė tė keqe."

Prandaj shikoni se me kė po shoqėrohen fėmijėt dhe kė po pranoni nė shtėpi. Kėtu do tė shtoja disa pika, qė prindėrit t'i kenė parasysh. Ata duhet tė jenė tė kujdesshėm me fėmijėt e tyre; t'i njohin se kush janė shokėt e fėmijėve tė tyre, t'i kontrollojnė ēantat e tyre, ku shkon vajza dhe me kėnd kalon kohėn, tė gjitha kėto, po qe se kihen parasysh, jam i bindur se nuk do tė ndodhin probleme dhe fatkeqėsi familjare, kėtė vėzhgim prindi duhet ta bėjė pa e ditur fėmija e tij.

- Prezenca e prindit nė shtėpi ėshtė shumė e dobishme pėr tė edukuar fėmijėt: sot hasim shumė njerėz tė cilėt braktisin familjet e tyre dhe dalin jashtė vendlindjes, unė nuk e kam idenė se si e kanė futur nė kurth, kush do tė punojė me fėmijėt e tyre? E ēfarė tė themi pėr ata njerėz qė nuk janė tė lidhur pėr namaz dhe pėr tė arritur te paraja, braktisin familjen e tyre me vite, kėsaj i thonė humbje e qėlluar. Unė shpesh ēuditem kur has nė ato biseda, tė cilat kanė tė bėjnė me punėsimin e grave. A nuk qenka kėnaqėsi mė e madhe sesa nėna tė merret me edukimin e fėmijėve tė saj? Allahu i Lartėsuar gruan e ka ngritur shumė lart, duke i dhuruar tė gjitha tė drejtat e merituara. Gruaja apo nėna ėshtė zonja e shtėpisė, ėshtė shkolla dhe edukatorja e parė e fėmijės, po qe se fėmija ngel nė kėtė shkollė, atėherė ēdo orvatje tjetėr qė pason me vonė, do jetė e padobishme, ndaj dhe kėrkohet prej tyre tė qėndrojnė nė shtėpi. Allahu i Lartėsuar duke iu drejtuar grave tė Pejgamberit alejhi selam thotė: "...dhe rrini nė shtėpitė tuaja, e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme, falni namazin, jepni zeqatin dhe respektojeni Allahun dhe tė Dėrguarin e tij. Allahu ka pėr qėllim qė nga ju, ose familja e shtėpisė sė Pejgamberit tė largojė ndytėsinė e mėkateve dhe t'ju pastrojė plotėsisht." (El- Ahzab; 33)

Prandaj i kėshilloj tė gjitha nėnat qė sa herė tė kėrkojnė punė, ta kenė nė konsideratė ajetin e lartshėnuar, kėto janė fjalė tė Allahut, i Cili di mė mirė se ku e ka vendin nėna/gruaja.

-Problemet apo ngatėrresat mes prindėrve janė shumė tė dėmshme pėr fėmijėt. Nėse dėshirojmė qė tė kemi familje tė shėndoshė, atėherė duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr ēdo imtėsi, nė asnjė mėnyrė nuk lejohet qė burri tė pėrēahet me gruan e tij nė praninė e fėmijėve, pėr shkak se kjo ndikon negativisht nė ardhmėrinė e fėmijėve, gjithashtu krijohen ndasi, pastaj fėmija edhe duke shkuar nė shkollė, edhe gjatė qėndrimit nė bankė, ai do tė mendojė se ēfarė do tė ndodhė me prindėrit e tij.

- Pėr tė ruajtur familjen dhe moralin e saj, duhet t'i ikim edhe manifestimeve tė dasmave, tė cilat jo qė nuk kanė frymė fetare, por aspak kombėtare, prandaj ajo qė ndodh sot nė Kosovė, duke bėrė dasma nėpėr hotele, pastaj muzika e gjallė deri nė orėt e vona, kjo nuk ėshtė fare pėr t'u krenuar, ata harxhojnė e shpenzojnė pa masė e Allahu nuk i do ata qė shpenzojnė, bile njė ajet kuranor tregon se ata qė shpenzojnė pa masė janė vėllezėrit e shejtanit.
Nė kėto dasma ka pėrzierje tė grave me burra, tė rinjtė dhe tė rejat kėrcejnė bashkė. Allahu na ruajttė. Mos mė thoni se ne hoxhallarėt e kemi shtrėnguar shumė, pėr shkak se ju e keni zbutur dhe ēliruar litarin shumė, ndaj dhe po ndodhin kėto tė kėqija nė shoqėrinė tonė, me tė pėrfunduar tė dasmave fillojnė shkėmbimet e numrave tė mobilit, pastaj ndodhin dhunime, tradhtitė, etj.

-Prindi duhet qė doemos tė jetė i kujdesshėm dhe tė mos lejojė qė nė shtėpinė e tij te shikohen ēfarėdo lloj programi, pėr shkak se deri vonė, je ndier shumė keq kur ka pasur ndonjė skenė tė fėlliqur e tani kjo ka kaluar tė gjithė sikur e shohin kėtė si pjesė tė filmit. Gjithashtu duhet tė largojė rrenėn nga familja, e gjėra tė ngjashme me tė.
Aishja tregon se i Dėrguari i Allahut nėse shihte te ndonjė anėtar i familjes ndonjė gėnjeshtėr, largohej prej tij derisa tė bėnte teube, pra derisa ai tė pendohej pėr veprėn qė kishte bėrė.

Lusim Allahun e Plotfuqishėm qė tė na bėjė prej atyre qė vėrtet kujdesen pėr edukimin e familjes dhe kryejnė me pėrgjegjėsi amanetin qė kanė mbi supet e tyre. Amin!

 

Pėrgatiti: Mr Fehim Dragusha
26.4.2009

                                                      www.klubikulturor.com