Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Namazi i sabahut masė e dashurisė ndaj Allahut tė Lartėsuar

Djaloshi ishte shumė i lumtur kur mori lajmin se kompania kishte rėnė dakord ta merrte nė punė. Fluturoi nga gėzimi ngase ishte i vetmi nga kandidatėt e tjerė qė e fitoi kėtė vend pune. Kontrata e punės kėrkonte prej tij qė ta respektonte orarin, tė siguronte raportet javore pėr aktivitetet e tij dhe tė jepte llogari nė rast tė mosrespektimit tė kėsaj kontrate.

Kur kaluan disa ditė, djaloshi iu drejtua menaxherit tė tij: "Unė nuk do tė filloj nesėr punėn nė orarin e duhur, raportet nuk mund t’i siguroj nė kohė, do t’i vonoj pak, nuk kam nevojė tė jap pėr kėtė llogari e as tė mė ndėrpritet kontrata.”

Nėse imagjinojmė kėtė pozicion, do tė qeshim e do tė tallemi me kėtė djalosh, madje dikush mund ta vlerėsojė si ēmenduri dhe diēka qesharake. Si kėrkon diēka qė nuk e meriton?!

Po shumė prej nesh kryejnė tė njėjtin akt tė ēuditshėm, madje edhe mė tė ashpėr, kur ėshtė fjala pėr raportin me Allahun aze ue xhele. Si ia lejon njeriu vetes qė tė shijojė dhuntitė qė ka pėrreth; ushqimin, pijet, veshjen dhe kėnaqėsitė e botės dhe pastaj tė mos kryejė ndaj Allahut detyrėn themelore qė ėshtė i obliguar, qė ėshtė namazi?! Edhe nėse e praktikon, e bėn nė njė moment tė pakohė, pa pėrkushtim dhe shumicėn e rasteve nuk ėshtė nė dijeni se ēfarė vepron.

Nė njė sondazh pėr opinionin, nė tė cilin morėn pjesė mė shumė se 8800 vizitorė tė faqes sonė, nėpėrmjet radios Rruga e Islamit, ne kemi kėrkuar nga vizitorėt nė kėtė faqe se sa ditė e kanė falur namazin e sabahut javėn e shkuar duke qenė tė pėrkushtuar. Ne nuk e kishim kushtėzuara namazin nė xhami. Rezultati ishte zhgėnjyes.

34% nuk ishin tė pėrkushtuar asnjė ditė
15 % ishin falur njė herė ose dy herė gjatė gjithė javės
19 % ishin falur prej tre deri nė gjashtė herė
31% ishin falur ēdo ditė

Subhanallah, ne nuk po flasim pėr ndonjė ēėshtje pėr tė cilėn dijetarėt nuk kanė rėnė nė ujdi ose pėr ndonjė sunet qė muslimani ka mundėsi tė mos e praktikojė. Jemi duke folur pėr shtyllėn e fesė, pėr namazin qė Allahu i Lartėsuar e bėri obligim pėr muslimanin nė gjitha rrethanat.
Allahu i Madhėruar kur i urdhėroi muslimanėt qė ta kryejnė namazin, u premtoi atyre qė e vonojnė atė nga koha e duhur njė ndėshkim tė rreptė dhe tha:
4. Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen,
5. Tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm.

Komentuesit thonė se qėllimi i kėtij ajeti ėshtė “vonimi i namazit nga koha e caktuar ”. Kanė thėnė gjithashtu se fjala (vejl), qė ka kuptimin (mjerė), ka pėr qėllim njė luginė nė xhehenem, shumė e thellė dhe e errėt.
A janė muslimanėt duke qėndruar besnik karshi librit tė Zotit tė tyre?

Shumė muslimanė nė kėtė kohė nuk e falin namazin e sabahut, a thua se namazi i sabahut nuk ekziston mė nė fjalorin e tyre. E falin atė pas kohe, disa e falin para namazit tė drekės e disa nuk e falin fare.
Pse ky anashkalim ndaj urdhrit tė Allahut tė Madhėruar?

A nuk jemi ne qė pretendojmė dashurinė e Allahut tė Madhėruar mė shumė se ndaj ēdo krijese mbi sipėrfaqen e tokės? Nėse njeriu do dikė me njė dashuri tė sinqertė, shpreson edhe takimin me tė, shumicėn e kohės mendon pėr tė dhe kur afrohet momenti i takimit, nuk ėshtė nė gjendje tė flejė vetėm qė ta takojė tė dashurin e tij.
A ėshtė e vėrtetė se ata qė e anashkalojnė namazin e sabahut e duan Allahun e Madhėruar?
Vėrtet, a e madhėrojnė ata Allahun e Madhėruar dhe dėshirojnė tė takohen me tė?
Le tė imagjinojmė njė njeri qė ka miliarda dhe bėn njė ofertė. Rezymeja e kėsaj oferte ėshtė qė punėtori tė shkojė ēdo ditė te shtėpia e miliarderit nė orėn pesė e gjysmė dhe ta zgjojė nga gjumi (kjo procedurė do tė marrė 10 minuta kohė). Nė kėmbim tė kėsaj pune do tė marrė njė mijė dollarė nė ditė nga menaxheri i tij. Oferta do tė mbetet e vlefshme pėr sa kohė qė punonjėsi do tė jetė i pėrpiktė nė punėn e tij.
Nė tė kundėrtėn do tė bėhet anulimi i ofertės dhe kthimi i tė gjitha parave qė ka marrė ne qoftė se punonjėsi nuk e zgjon menaxherin e tij ndonjė ditė, pa ndonjė justifikim.

I nderuar vėlla musliman! Nėse do tė ishe nė vendin e kėtij punėtorit, a do ta anashkaloje kėtė detyrė ndaj menaxherit tėnd?
A do tė ishe munduar qė ta zgjoje nga gjumi ēdo ditė nė kėmbim tė njė mijė dollarėve?
A do tė ishe pėrpjekur nė ēdo mėnyrė pėr ta arsyetuar veten nė qoftė se ke munguar njė ditė dhe nuk e ke zgjuar atė nė kohėn e caktuar?
Allahu i Madhėruar qoftė i lartėsuar nga ky shembull! Si mund tė ndodhė vėlla kjo? Allahu i Madhėruar ėshtė furnizuesi yt, Ai tė dhuroi ēdo gjė. Dhuntitė e Tij tejkalojnė miliona e miliona dollarė ēdo ditė.
Thotė Allahu i Madhėruar: “Nėse doni t’i numėroni dhuntitė e Zotit tuaj, nuk keni mundėsi.” A nuk meriton Krijuesi ynė qė ti tė zgjohesh ēdo ditė nė orėn pesė e gjysmė dhe ta falėnderosh pėr begatitė e Tij tė shumta? Kjo nuk do tė tė marrė ty mė shumė se pesė apo dhjetė minuta qė ta ta falėnderosh pėr begatitė e Tij tė shumta .


Dispozitat e Islamit ndaj anashkalimit tė namazit tė sabahut


Thotė Allahu i Madhėruar: “Namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt.” (Nisa: 103)

- Islami ėshtė njė qasje gjithėpėrfshirėse pėr jetėn. Ai ėshtė njė kontratė ndėrmjet robit dhe Zotit dhe njeriu duhet tė respektojė obligimet para Zotit. Nuk ėshtė e logjikshme qė ne tė pajtohemi me kėtė kontratė dhe pastaj tė luajmė e tė bėjmė ēfarė tė duam dhe tė lėmė ēfarė tė duam.

Thotė Allahu i Madhėruar: “O ju qė besuat, hyni nė islamizmin e tėrėsishėm ( pėrqafojeni fenė islame nė tėrėsi)...”

Komentuesit pėr kėtė ajet thonė se ka kuptimin “pranojeni Islamin me tė gjitha dispozitat dhe legjislacionin e tij. Allahu i Madhėruar u zemėrua ndaj bijve tė Israilit kur ata morėn njė pjesė nga feja dhe ia kthyen shpinėn pjesės tjetėr. Ai u tha: “A po besoni nė njė pjesė tė librit, e nė njė pjesė jo.”

- Pejgamberi salallahu aleji ue selem ka pėrshkruar se ai qė e anashkalon namazin e sabahut dhe tė jacisė me xhemat, ėshtė i njohur si hipokrit! E si ėshtė puna e atij qė nuk e fal fare, as me xhemat e as vetė? Ka thėnė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Nuk ka namaz mė tė rėndė pėr hipokritėt sesa namazi i sabahut dhe i jacisė. E, e sikur ta dinin se ēfarė pėrmbajnė (ēfarė shpėrblimesh kanė), do tė vijnė duke u zvarritur." (Shėnon Imam Buhariu, nė kapitullin e ezanit)

-Allahu i Lartėsuar distancohet nga ata qė lėnė namazet. Ka thėnė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Mos e lėr qėllimisht namazin. E, ai qė e lė namazin qėllimisht ėshtė larguar nga ai (ėshtė ngritur pėrgjegjėsia) e Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij." (Shėnuar nga imam Ahmedi nė Musnedin e tij)

E pas gjithė kėsaj, cila ėshtė zgjidhja?

• Secili prej nesh tė vėrė alarmin pėr namazin e sabahut ēdo ditė.
• T’i jepet namazit pozita e duhur, qė t’i koordinojmė punėt tona nė bazė tė kohėve tė namazit e jo nė tė kundėrtėn.
• Tė biem nė gjumė herėt dhe tė zgjohemi herėt, qė tė fillojmė punėn herėt, kur Allahu i Madhėruar ua shpėrndan furnizimin njerėzve.
•Tė shoqėrohemi me njerėz tė mirė, qė tė na ndihmojnė pėr t’u zgjuar nė namazin e sabahut.
• Praktikimi i lutjeve para se tė flemė dhe tė lutemi, qė Allahu i Madhėruar tė na ndihmojnė tė falim namazin nė kohėn e duhur .
• Tė ndihemi fajtorė dhe mėkatarė nėse na kalon koha e namazit dhe t’i japim Zotit besėn se nuk do ta pėrsėrisim atė mėkat tė madh mė.
Lus Zotin qė tė na bėjė prej tė dashurve tė Tij dhe tė na furnizojė me sinqeritet nė fjalė dhe vepra.
E vėrteta ėshtė prej Allahut, gabimet nga njeriu dhe shejtani.

 

Marrė nga islamway.com
Pėrktheu dhe pėrshtati: Rashit Zylfiu
3.5.2009

                                                      www.klubikulturor.com