Nė njėrėn
nga qendrat tregtare, nė mesin e madh tė njerėzve bie nė
sy njė djalosh i zhvilluar, i cili sillej rreth
dyqaneve, nga njėri te tjetri. Sikur synonte diēka.
Hynte nė njėrin dyqan, qėndronte disa minuta dhe mė pas
kalonte te tjetri, kurse nė dorė mbante njė ēantė. Po
ti afrohesh mė afėr, tė tėrheq vėmendjen njė letėr e
vendosur nė shpinėn e tij Mė falni, unė nuk flas!
Cili ėshtė sekreti i kėsaj letre tė varur, ēfarė mban nė
dorė dhe pse sillet nė kėtė mėnyrė?
Ai ishte njė fėmijė i butė dhe mė shėndet tė mirė.
Mėsonte nė shkollė si tė tjerėt, por kur arriti nė
klasėn e gjashtė tė fillores, Allahu e sprovoi me njė
sėmundje nė kordat e zėrit, kėshtu qė zėri filloi ti
dobėsohet gradualisht, saqė nuk pati mė mundėsi tė
flasė. Kėshtu ndodhi.
Djaloshi po jeton dhe po i kalon ditėn pa gjuhė dhe
mundėsi pėr komunikim. Me kalimin e kohės, shokėt
filluan tė mėrziten prej tij, saqė e ndiente veten tė
tepėrt nėpėr takime. Vetėm dėgjonte dhe nuk kishte
mundėsi tė bisedonte. Kėshtu ndihej keq dhe u largua
prej tyre.
Djaloshi u rrit dhe filloi tė kėrkojė vende ku nuk
kishte nevojė pėr fjalė e biseda. E gjeti veten nė
dėgjimin e ligjėratave shkencore dhe mėsimeve edukative.
Kėshtu filloi tė ndikohet nga mėsimet mbi rėndėsinė e
shėrbimit mbi Islamin dhe thirrjes nė fenė e Allahut tė
Lartėsuar. Ai nuk e injoroi veten duke u arsyetuar se
nuk kishte mundėsi, por kontribuoi nė shėrbim tė fesė sė
tij me ato mundėsi qė i pėrgjigjeshin gjendjes sė tij.
Ai punonte si fotokopjues dhe nga paga e marrė kishte
vendosur qė tė ndante njė pjesė pėr tė blerė kasata (CD)
dhe broshura edukative. Filloi tė ecte nėpėr qendra
tregtare duke shėtitur nga njė dyqan nė tjetrin. Atė tė
keqe qė e shihte, zgjidhte CD-nė e nevojshme dhe ia
dhuronte pronarit ose pronares. Kėtė e bėnte me
buzėqeshje dhe dilte nga dyqani duke i bėrė me shenjė nė
shpinė pėr letrėn e varur Mė falni, unė nuk flas!.
Kėshtu vepronte gjatė tėrė javės.
Unė nuk di si ta shpreh habinė time: pėr vendosmėrinė e
tij nė thirrjen e Allahut apo pėr shikimin e tij pozitiv
mbi jetėn dhe pėr atė me tė cilėn ėshtė sprovuar?
Njė njeri e kishte pyetur pasi i kishte ndjekur lėvizjet
e tij nė davet: -A ke pasur reagime ose suksese?
Djaloshi i shkroi: -Po, pasi kam hyrė nė njė dyqan dhe
pashė veprime tė kėqija, i dhurova shitėsit njė CD me
vlerė dy rijalė (40 centė). U largova dhe pas disa
muajsh kalova sėrish atypari. Nė realitet e kisha
harruar se kisha hyrė nė atė vend njė herė. Me tė hyrė
nė dyqan, shitėsi mė takoi me buzėqeshje dhe mė
pėrqafoi.
I habitur paksa i thashė: -Kush jeni ju, ndoshta doni
dikė tjetėr? Mė tha: -Ty tė dua. A nuk jeni ti qė ma
dhurove atė CD-nė?! Dhe e nxori nga xhepi. I thashė:
-Po, unė jam. Mė pas tha: -Vėlla, ne jemi tetė veta qė
nuk kemi ditur asgjė pėr Islamin pėrveē emrit (Islam).
Bėnim ēdo tė keqe. Pasi dėgjuam CD-nė, deshi Allahu i
Lartėsuar dhe mė pas shkaktar ishe edhe ti dhe u kthyem
nė rrugėn e Tij. Jemi larguar nga veprat qė bėnim dhe i
kemi pėrmirėsuar lidhjet me Allahun. Allahu tė
shpėrbleftė!
Vetvetiu pyetja bėhet: Edhe pas kėsaj, vallė, a mund tė
gjejė i arsimuari arsye neglizhence nė shėrbim tė
Islamit?