Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Llojllojshmėria e ibadeteve

Nga mėshira dhe mirėsia e Allahut ėshtė se na i ka bėrė ibadetet tė llojllojshme. Pra, disa bėhen me gjymtyrė, siē ėshtė namazi, disa i takojnė pasurisė, siē ėshtė zekati, ndėrsa disa janė tė pėrbashkėta me gjymtyrė dhe trup, siē ėshtė haxhi. Disa kanė tė bėjnė vetėm me fjalė, siē ėshtė dhikri, duaja (lutjet). Pastaj, secili nė veēanti ndahet nė farz dhe sunet. Farzet edhe sunetet nuk janė tė gjithė tė njėjtė.

Si shembull kemi namazet. Nė ditė kemi dymbėdhjetė rekate sunete tė forta, kurse nga ana tjetėr kemi edhe sunete tė njė rėndėsie mė tė vogėl, siē janė katėr rekatet para ikindisė, pastaj namazi i duhasė. Suneti mė i vlefshėm dhe mė i fortė ėshtė namazi i natės, i cili mundet tė kryhet nė disa mėnyra: mund tė falen rekatet dy nga dy, katėr nga katėr e pastaj kėtyre u shtohet vitėr namazi, i cili falet nė numėr tek, pesė, shtatė ose nėntė rekate, me vetėm njė tė ndenjur nė fund (njė teshehud). Kėshtu qė nėse i vėshtrojmė tė gjitha ibadetet veē e veē, do tė gjejmė ndryshueshmėri tė madhe nė numėr, kohė, formė, mėnyrė dhe shkallė obligueshmėrie tė praktikimit tė tyre.

Ndoshta urtėsia e llojllojshmėrisė sė ibadeteve mundet tė vėshtrohet nė atė qė t’i largohemi mėrzisė dhe tė arrihet njė pėrsėritje e vazhdueshme. Pastaj njerėzit nuk ndiejnė afėrsi tė njėjtė ndaj tė njėjtės gjė, po ashtu as mundėsitė e tyre nuk janė tė njėjta. Disa kėnaqen me njė ibadet mė tepėr sesa me njė tjetėr. I lavdėruar qoftė Allahu, qė dyert e xhenetit i ka ndarė sipas llojeve tė ibadeteve, siē qėndron edhe nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kush i mbarėson dy persona nė rrugė tė Allahut, do tė jetė i thirrur prej dyerve tė xhenetit: “O rob i Allahut, kjo ėshtė mė e mira.” Namazfalėsit do tė jenė tė thirrur nga dera e namazit, muxhahidėt do tė jenė tė thirrur nga dera e xhihadit, agjėruesit do tė jenė tė thirrur nga dera Rejjan (dera e agjėrimit), e ai qė ka ndarė sadaka do tė jetė i thirrur nga dera e sadakasė."

Me kėtė hadith synohen ata tė cilėt kanė kryer shumė nafile, pasi farzet i kanė obligim pėr t'i kryer tė gjithė. Pejgamberi i Allahut ka thėnė: "Prindi ėshtė dera e mesme e xhenetit", domethėnė bamirėsia ndaj prindėrve.

Kėtė llojllojshmėri tė ibadeteve mund ta praktikojmė pėr shėrimin e imanit tė dobėt, duke bėrė sa mė shumė ibadete tė atij lloji nga i cili anon shpirti jonė, duke i kushtuar rėndėsi farzeve dhe vaxhibeve pėr tė cilat Allahu i Madhėruar na ka urdhėruar qė t'i kryejmė. Muslimani mund t'i analizojė ibadetet dhe do tė gjejė se njė lloj i tyre e zbusin shpirtin mė shumė se ndonjė lloj tjetėr.

Transmetohet nga Ebu Dheri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, se ai ka thėnė: "Tre persona Allahu (i Madhėruar) i do dhe tre tė tjerė i urren. Te tre tė parėt tė cilėt i do Allahu (i Madhėruar) bėjnė pjesė njeriu i cili takohet me armikun dhe lufton me te derisa tė vritet apo t'i ēlirojė shokėt e tij, tjetri ėshtė udhėtari, rruga e tė cilit zgjatet derisa tė lodhet dhe nė mbrėmje bie tė flejė, pastaj ngrihet dhe falet derisa vjen koha pėr t'u nisur duke i thirrur bashkudhėtarėt e tij, i treti ėshtė ai i cili ka pasur njė fqinj (komshi), i cili e ka keqtrajtuar, mirėpo ky gjithmonė ka bėrė sabėr (durim) derisa i ka ndarė vdekja apo njėri prej tyre ka shkuar nė udhėtim."

Ka ardhur njė njeri te Pejgamberi i Allahut dhe ėshtė ankuar se ka zemėr tė ngurtė. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: "A dėshiron tė tė zbutet zemra dhe tė arrish atė qė dėshiron? Mėshiroi bonjakėt (jetimėt), lėmoja kokėn, ushqeje atė nga ushqimi yt, do tė zbutet zemra dhe do tė arrish atė qė dėshiron."

Ky ėshtė shembulli qė flet direkt pėr shėrimin e imanit tė dobėt.


 

Muhamed Salih el Munexhid
Pėrktheu: Eroll Nesimi
12.5.2009

                                                      www.klubikulturor.com