Falėnderimi i takon Allahut tė Madhėruar, paqja dhe
mėshira e Allahut qoftė mbi Muhamedin salallahu alejhi
ue selem, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e
pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Kiametit.
Kurani dhe Ramazani kanė njė lidhshmėri tė ngushtė.
Kurani Kerim e do Ramazanin e po ashtu edhe Ramazani e
do Kurani Kerimin. Kėta tė dy pra janė dy shokė tė
ngushtė e tė dashur pėr njėri-tjetrin. Thotė Allahu i
Madhėruar nė Kuranin Famėlartė: ”(Ato ditė tė
numėruara janė) Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė)
shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe
sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės
nga gėnjeshtra).” (El-Bekare: 187)
Kurani Kerim ka zbritur nga Leuhi Mahfudhi nė qiellin e
dynjasė nė muajin Ramazan dhe e ka nderuar kėtė muaj
zbritja e Kurani Kerimit. Gjithashtu, Muhamedi
salalllahu alejhi ue selem sė bashku me Xhibrilin alejhi
selam e mėsonin Kurani Kerimin sė bashku nė kėtė muaj, e
dėgjonte atė, e studionte, e recitonte, mendonte thellė
rreth kėshillave tė tij, e shijonte njomėsinė e tij dhe
kėrkonte me dėshirė nga margaritarėt e ēmuar tė tij.
Muslimani gjatė muajit Ramazan bėn koordinimin ndėrmjet
agjėrimit dhe leximit tė Kurani Kerimit dhe e gjallėron
jetėn e tij shpirtėrore me Kuranin e Madhėruar, me kėtė
libėr pėr tė cilin Allahu i Madhėruar thotė: "(Ky
ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t'i
studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej
tij ata qė kanė mend.” (Sad: 29)
"A nuk e studiojnė me vėmendje Kuranin? Por jo, ata
janė zemra qė kanė drynat e vet!” (Muhamed: 24)
"A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kuranin? Sikur
tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej Allahut, do tė
gjenin nė tė shumė kundėrthėnie.” (Nisa: 82)
Kurani gjatė muajit tė Ramazanit ka njė ushqim mahnitės
pėr shpirtin dhe imanin. Kurani gjatė muajit tė
Ramazanit na bėn qė ta kujtojmė zbritjen e tij ato ditė
kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e mėsonte me
Xhibrilin alejhi selam dhe se si selefi (tė parėt tanė
tė mirė) i kushtonin rėndėsi aq tė madhe leximit,
mėsimit dhe studimit tė Kuranit.
Transmetohet nė hadithe tė vėrteta nga Muhamedi
salallahu alejhi ue selem se ka thėnė mbi vlerėn e
leximit tė Kuranit: "Lexojeni Kuranin, se ai do tė
vijė ndėrmjetėsues nė Ditėn e Kiametit pėr ithtarėt e
tij.” (Transmeton Muslimi)
Ibėn Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdėrimi
i Allahut qoftė mbi tė: “Kush lexon Kuran, pėr ēdo
germė i ka nga dhjetė sevape. Nuk them se elif lam mim
ėshtė njė shkronjė, por elif ėshtė shkronjė, lami ėshtė
shkronjė dhe mimi ėshtė shkronjė.” (Termidhiu)
Uthmani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, se
ka thėnė: “Mė i miri prej jush ėshtė ai cili e mėson
Kuranin dhe ua mėson tė tjerėve.” (Buhariu)
"Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran),
ngase kėto dyja do tė vijnė Ditėn e Kiametit sikurse dy
re apo si dy grumbuj zogjsh tė rreshtuar duke i bėrė
hije pronarit tė tyre Ditėn e Kiametit.”
“Ai qė lexon Kuran me pėrpikėri ėshtė me melaiket e
ndershėm. Ai qė lexon duke i ardhur vėshtirė, e ka
shpėrblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Selefėt (tė parėt tanė tė mirė), kur vinte Ramazani, i
hapnin mus'hafėt dhe i kushtoheshin vetėm leximit tė
Kuranit, me endje.
Imam Maliku gjatė muajit tė Ramazanit nuk angazhohej me
diēka tjetėr, vetėm me leximin e Kurani Kerimit dhe e
ndėrpriste mėsimin e njerėzve nė xhami dhe dhėnien e
fetveve, duke thėnė se ky ėshtė muaji i Kurani Kerimit.
Shtėpitė e selefit gjatė muajit tė Ramazanit gumėzhinin
si shushurima e bletėve, shndritnin nga Kurani dhe
mbusheshin me kėnaqėsi shpirtėrore nga leximi i Kuranit
dhe e lexonin atė me texhvid (lexim me tė gjitha
rregullat, lexim tė drejtė e tė plotė), ndalonin nė
ēudirat e tij, qanin nga kėshillat e tij e gėzoheshin
nga pėrgėzimet e tij, frikėsoheshin nga kėrcėnimet e Tij
dhe vepronin sipas urdhrave tė tij dhe ndaleshin nė
kufijtė e tij.
Transmetohet nė hadith tė vėrtetė se Ibn Mesudi, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, i ka lexuar Muhamedit salallahu
alejhi ue selem fillimin e sures Nisa e kur mbėrriti nė
ajetin: ”Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk
besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull,
e ty do tė sjellim dėshmitarė mbi ata (qė nuk tė
besuan)?" (Nisa: 41), Muhamedi salallahu alejhi ue
selem i tha mjaft. Thotė Ibn Mesudi, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė: "E shikova dhe sytė e tij po rridhnin
lot.” (Shėnon: Buhariu dhe Muslimi)
Nė transmetimin e vėrtetuar se Muhamedi salallahu alejhi
ue selem e kishte dėgjuar Ebu Musa El-Eshariun, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, duke lexuar Kuran e pastaj i tha:
"Sikur tė mė kishe parė mua duke tė dėgjuar kėndimin
tėnd tė Kuranit. Ty tė ėshtė dhėnė njė melodi e mirė e
kėndimit nga meloditė e Daudit alejhi selam.” Ebu
Musa i tha: "Sikur ta dija unė se ti je duke mė dėgjuar,
do tė kėndoja edhe mė mirė o i Dėrguar i Allahut.”
(Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e kishte zakon qė
kur takohej me sahabėt, i thoshte Ebu Musa El-Eshariut:
"Na pėrkujto Zotin tonė", e ai fillonte tė kėndonte
Kuranin me zėrin e tij tė mirė, kurse ata (sahabėt)
qanin. Nė kohėn e sotme ėshtė lėnė pas dore leximi,
mėsimi, studimi dhe dėgjimi i Kuranit, edukimi i
gjeneratave tani bėhet i shtrembėr. Natyrshmėria ėshtė
devijuar dhe tė kuptuarit ėshtė i dobėt.
Kur filluan qė Kuranin ta zėvendėsojnė me diēka tjetėr,
filloi korruptimi, ēoroditja, tė keqkuptohen gjėrat dhe
tė dobėsohen ambiciet.
Qėllimi kryesor i Kuranit ėshtė qė njerėzit t'i udhėzojė
nė rrugėn e drejtė tė Allahut tė Lartėsuar.
Kurani Kerimi ėshtė dritė, shėrim pėr zemrat, dituri,
kulturė, argument i qartė.
Kurani Kerimi ėshtė jetė dhe shpėtim, shkėlqim pėr
shpirtrat, shpėrblim dhe forcim.
Kurani ėshtė mėsim hyjnor, ligj i Allahut, urtėsi e
pėrjetshme.
A ka mundėsi qė ne tė jetojmė me Kuranin Kerimin nė
Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmė
madhėrinė e kėtij libri, qė ta mbushim jetėn tonė plot
kėnaqėsi me Kuran Kerim dhe qė rrugėn tonė nė errėsirė
ta ndriēojmė me Kurani Kerimin, qė tė shkėlqejmė me tė?
Allahu na e bėftė tė mundur t'i realizojmė tė gjitha
kėto!
Aid el
Karni
Pėrktheu: Hevzi Kadriu
23.8.2009
Ky tekst
ėshtė marrė nga libri Darus Mesxhid fi Ramadan (Derset e
Ramazanit nė xhami).