Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Karakteristikat e sistemit islam mbi trashėgiminė

Islami mban qėndrim mesatar ndėrmjet socializmit dhe kapitalizmit apo ideologjive tė tjera tė cilat ngrihen mbi parimin e lirisė sė pronėsisė. Socializmi qė nga origjina e tij e mohon parimin e trashėgimisė dhe e konsideron padrejtėsi qė kundėrshton parimet e drejtėsisė. Bijve tė tė vdekurit dhe tė afėrmve tė tij absolutisht nuk u jep asgjė. Kapitalizmi dhe sistemet e tjera ekonomike, lirinė tėrėsisht ia lėnė njeriut dhe ai vepron ēfarė tė dėshirojė pa i vėnė kritere. Ai mund t'i privojė tė gjithė tė afėrmit e tij nga trashėgimia dhe atij i takon e drejta pėr testament nga pasuria e tij pėr njė tė huaj, mik apo shėrbėtor. Ashtu siē ka tė drejtė qė pasurinė e tij t’ia lė testament kafshėve, qenit, maces, prostitutave apo ndonjė klubi kumari e tė ngjashme me kėso lloj testamentesh tė ēuditshme.

Islami i ka dhėnė njeriut liri veprimi vetėm nė 1/3 e pasurisė sė tij; ka tė drejtė tė lejė testament ose ta dhurojė brenda kėtij kufiri. Kėtė kuotė ia lė testament kujt tė dojė me kusht qė tė jetė nė fushėn e sė mirės ose atyre qė pėrfitojnė nga ajo pasuri. Nuk lejohet testamenti nė fushėn e sė ndaluarės e as kafshėve si qenit, maces ... Ndėrsa 2/3 e tjera tė pasurisė u takojnė tė afėrmve tė tij ose atyre qė e lidh lidhja e fortė siē janė tė afėrmit. Kjo kuotė e pasurisė ėshtė ekskluzivisht e drejtė e tyre juridike. Trashėgimlėnėsi nuk posedon liri veprimi nė tė e as nuk mund t’i privojė ata. Kėsisoj, Islami ka ruajtur tė drejtėn e trashėgimtarėve gjatė jetės sė pronarit tė pasurisė. Thjesht, me t'u sėmurė njeriu me sėmundjen e vdekjes, atij nuk i takon ta shpėrdorojė pasurinė me qėllim dėmtimi trashėgimtarėt ose humbjen e tė drejtės sė tyre.

Amir b. Sa’d transmeton nga babai i tij ku thotė: “Iu ankova tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, - nė haxhillėkun lamtumirės- sa qė mė ėshtė ashpėrsuar sėmundja, hyri tek unė i Dėrguari tė mė vizitonte dhe i thashė: “O i Dėrguar i Allahut! Unė jam njeri i pasur kurse mė trashėgon vetėm njė vajzė, a tė jap lėmoshė tėrė pasurinė time? Tha: “Jo”. Gjysmėn e saj? Tha: “Jo” Thashė: "Njė tė tretėn? " Tha: “Lėre testament vetėm njė tė tretėn, madje edhe njė e treta ėshtė shumė. Qė t’i lėsh trashėgimtarėt e tu tė pasur ėshtė mė mirė se sa t’i lėsh tė varfėr t’ua shtrijnė njerėzve duart pėr t’u kėrkuar. Ēdo shpenzim qė e bėn vetėm se do tė tė shpėrblen Allahu, madje edhe pėr kafshatėn e gojės qė e ndan pėr gruan tėnde.” Shėnon Ebu Davudi dhe Daremiu.

Islami gjithashtu pėr vlefshmėrinė e testamentit ka kushtėzuar tė mos synohet dėmtimi i trashėgimtarėve. Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, se ka thėnė: “Burri apo gruaja i bėjnė adhurim Allahut gjashtėdhjetė vjet pastaj u vjen vdekja e prishin (dėmtojnė) testamentin atyre u obligohet zjarri” Pastaj Ebu Hurejra lexoi ajetin: “...pasi tė kryhet testamenti e tė lahet borxhi, duke mos e dėmtuar askėnd. Kjo ėshtė porosia e Allahut! Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm dhe shumė Durues.” (Nisa 11-12) Hadithin e shėnon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Pėr kėtė qėllim mė e arsyeshme ėshtė qė trashėgimlėnėsi i cili nuk posedon shumė pasuri tė mos lejė testament nga pasuria e tij nė mėnyrė qė tė ruajė tė drejtėn e trashėgimtarėve, sidomos kur pasuria nuk mjafton pėr plotėsimin e nevojave tė trashėgimtarėve dhe ata janė tė vegjėl dhe kanė nevojė pėr edukim dhe shpenzim.

Karakteristikat e sistemit islam mbi trashėgiminė janė:

- Allahu i Lartėsuar ka marrė pėrsipėr sqarimin e atyre qė kanė tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė vdekurit dhe nuk i ka lėnė kėtė tė drejtė pronarit tė pasurisė nė pėrcaktimin e trashėgimtarėve e as caktimin e pėrpjesėve tė pasurisė. E tėrė kjo i takon Allahut tė Lartėsuar pėr shkak tė dijes sė Tij se njeriu mund tė pasojė epshet ose tė ndikohet nga ndjenjat e papėrmbajtura. Kėsisoj bėn padrejtėsi nė gjykimin e tij dhe i privon disa trashėgimtarė ose i jep pėrparėsi disave ndaj disa tė tjerėve, gjė tė cilėn e refuzon sheriati islam. Trashėgimia nė sheriatin islam ėshtė e detyrueshme sa i pėrket trashėgimtarit dhe trashėgimlėnėsit. Trashėgimtari e merr pėrpjesėn e vet dhe pastaj posedon liri veprimi me tė. Nėse do ia dhuron atė dikujt, jep lėmoshė ose heq dorė dhe i jep ndokujt. Ndėrsa trashėgimlėnėsi patjetėr duhet t’i nėnshtrohet ndarjes sė Allahut tė Gjithėdijshėm e tė Urtė. Sistemi islam i trashėgimisė nė kėtė drejtim veēohet nga sistemet e tjera tė vendosura nga njerėzit tė cilat pronarit tė pasurisė i japin tė drejtėn tė pėrcaktojė pėrfituesit nga pasuria e tij pas vdekjes, caktimin e pėrpjesėve pėr secilin.

- Islami trashėgiminė e ka pėrkufizuar nė rrethin familjar dhe nuk e tejkalon atė. Prandaj, patjetėr duhet tė ekzistojė prejardhja e vėrtetė, afėrsia e gjakut apo martesa e ligjshme. Kėta njerėz mė sė shumti kanė lidhje me tė vdekurin. Nė rrethin familjar nė pėrcaktimin e pėrpjesėve Islami i jep pėrparėsi mė tė afėrmit tė tė vdekurit i cili konsiderohet vazhdimėsi e tė vdekurit si bijtė, babai... Islami nė dhėnien pėrparėsi tė disa trashėgimtarėve ndaj disa tė tjerėve si parim ka faktorin e fuqisė sė afrimitetit dhe dobive ndėrmjet trashėgimtarit dhe trashėgimlėnėsit.

- Sistemi islam mbi trashėgiminė ka caktuar kuotėn e trashėgimtarėve me pėrpjesa tė caktuara si njė e teta, njė e katėrta, gjysma, njė e gjashta, njė e treta dhe dy tė tretat, ndėrsa pėrveē kėtyre tė tjerėt trashėgojnė nga aspekti i afrimitetit respektivisht trashėgojnė atė qė ngelet prej pasurisė. S’ka dyshim se kėtė nuk mund ta e gjejmė nė sisteme klasike e as bashkėkohore, por ky ėshtė sistemi i pėrpiktė islam.

-Sistemi i trashėgimisė nė Islam kundėrshton parimin e grumbullimit tė pasurisė tek njė individ nė llogari tė tė tjerėve, por ai bėn copėtimin dhe ndarjen e pasurisė te numri mė i madh i mundshėm i trashėgimtarėve meritor.

- Sistemi i trashėgimisė nė Islam ka punuar nė mbrojtjen e tė dobėtėve, grave dhe fėmijėve. Kurse mė parėsori pėr kujdesin e tyre janė tė afėrmit e tyre. Kėsisoj, Islami ia ka caktuar femrės kuotėn e trashėgimisė. Nėna, vajza, gruaja, motra dhe tė tjera kanė pėrpjesėn e caktuar nė pasurinė e tė vdekurit nė mėnyrė qė t’u ruhet jeta dhe nderi i tyre.

Gjithashtu ka caktuar edhe pėr fėmijėn e mitur si dhe pėr atė qė ėshtė nė barkun e nėnės kuotėn sikur tė rriturit. Nuk e ka veēuar djalin e madh me diēka qė e dallon nga anėtarėt e tjerė tė familjes ashtu siē ėshtė e pranishme kjo nė disa sisteme duke i dhėnė tėrė pasurinė djalit tė madh. S’ka dyshim se ligji islam nė kėtė drejtim ėshtė mė i vėrtetė, mė i drejtė dhe mė i mėshirshėm nga aspekti se tė miturit dhe gratė kanė nevojė pėr mė shumė kujdes dhe mė shumė nevojė pėr pasurinė e babait tė tyre sesa tė rriturit tė cilėt janė edukuar gjatė jetės sė prindit tė tyre ose mund tė kenė grumbulluar prej pasurisė atė qė i mjafton ose kanė siguruar rrugėt e fitimit qė u siguron jetėn tė jetojnė nė bollėk pėr dallim nga tė vegjlit.

-Islami martesėn e ligjshme e ka bėrė prej shkaqeve tė trashėgimisė. Bashkėshortja trashėgon nga bashkėshorti dhe nė tė kundėrtėn bashkėshorti trashėgon nga bashkėshortja. Kėsisoj respektohet lidhja martesore nė mėnyrė qė tė japė frytet e saj dhe njėkohėsisht shfaqet dashuria, mėshira dhe mirėkuptimi ndėrmjet tyre.

- Sistemi i trashėgimisė nė Islam nevojėn e ka bėrė esencė pėr dallimin nė trashėgimi. Pėr kėtė qėllim kuotėn e vajzės e ka caktuar sa gjysma e kuotės sė vėllait tė saj mashkull, ngase nevoja e tij pėr pasuri konsiderohet mė e madhe sesa e asaj. Kėrkesat jetėsore dhe pėrgjegjėsitė e tij janė mė tė mėdha sesa tė asaj. Nga ana e saj nuk kėrkohen disa obligime qė kėrkohen nga vėllai i saj. Shpenzimet i takojnė babait derisa ajo ėshtė nė shtėpinė e tij, ndėrsa kur tė kalojė nė shtėpinė e bashkėshortit, atij i obligohet mbikėqyrja. Kėsisoj vėrejmė se ajo ėshtė e siguruar materialisht nė tė gjitha etapat e jetės. Atė qė e merr si mehr (paja e nusėrisė) ose trashėgimia mbetet pasuri e ruajtur nuk i pakėsohet pėrveē nė disa raste tė domosdoshme. Nga kjo pikėnisje, Islami kuotėn e djalit tė tė vdekurit e ka bėrė mė shumė se sa tė babait tė tij (tė vdekurit), ngase djali ballafaqohet me jetėn dhe ka nevojė mė tepėr pėr pasurinė e tė vdekurit sesa babai i tij. Gjyshi ėshtė nė fund tė jetės dhe nuk i ka kėrkesat si tė djalit si dhe nuk ndjen nevojė pėr pasurinė pėrveē sa pėr t’u kujdesur pėr pleqėrinė e tij dhe t’i sigurojė nevojat elementare pėr dallim nga djemtė, tė cilėt kanė nevojė dhe pėrgjegjėsitė e tyre janė mė tė mėdha.

Kėto karakteristika dhe tė tjera tė cilat nuk i pėrmendėm kėtu, e kanė bėrė sistemin islam tė trashėgimisė nė mesin e shumė sistemeve tė tjera sistem ideal, tė pėrkryer nė tė gjitha aspektet shoqėrore dhe ato ekonomike. Ia ruan tė drejtėn secilit pa neglizhencė. Si tė mos jetė kėshtu ngase ėshtė ligj i Zotit tė botėve: “A mos kėrkojnė ata gjykimin (me ligjin) e (kohės sė) injorancės (paganizmit paraislamik)?! E kush ėshtė gjykatės mė i mirė se Allahu pėr njerėzit qė besojnė bindshėm?” (Maide, 50).

 

Almedin Ejupi
19.7.2009

                                                      www.klubikulturor.com