Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kapitulli i agjėrimit (6)

Plotėsimi i shpjegimit tė hadithit tė shtatė

Ahkamet (rregullat) e nxjerra nga ky hadith

1- Marrėdhėniet intime gjatė muajit tė Ramazanit janė nga gjėrat e shėmtuara qė e ēojnė njeriun nė shkatėrrim, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem u solidarizua me mendimin e atij sahabit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili tha: “U shkatėrrova o i Dėrguar i Allahut.” E po tė mos ishte ashtu, atėherė Muhamedi salallahu alejhi ue selem do ta zbuste situatėn e do t’i thoshte mė ngadalė, mos u merakos, nuk ėshtė ēėshtja aq tragjike, por Muhamedi salallahu alejhi ue selem heshti dhe me kėtė kuptuam se mėkati me kėtė rast vėrtet ėshtė shkatėrrues.

2- Ai qė bėn marrėdhėnie intime gjatė muajit tė Ramazanit me qėllim ka obligim kefaren (shpagimin). Siē e kemi sqaruar mė herėt, ajo ėshtė sipas radhitjes, siē ka ardhur nė hadith: lirimi i njė robi, e nėse nuk ka mundėsi, atėherė agjėrimin e dy muajve pa ndėrprerė, e nėse nuk mundet, atėherė ushqen 60 tė varfėr.

3- Shpagimi nuk bie nė rast pamundėsie, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk e liroi atė sahab nga kefarja, gjė qė na jep tė kuptojmė se atij sahabi i ka mbetur obligim shpagimi kurdo qė tė ketė mundėsi ta shpaguajė.

4- Lejimi i shpagimit nga dikush tjetėr, qoftė edhe nga personi i panjohur.

5- Shpaguesit dhe familjes sė tij i lejohet tė hajė nga ushqimi i shpagimit, i cili ėshtė bėrė nijet si shpagim pėr tė, po me kusht, nėse shpagimin pėr tė e ka bėrė dikush tjetėr.

6- Ajo qė na jep tė kuptojmė nė shikimin e parė tė kėtij hadithi ėshtė se robi i liruar pėr kefare konsiderohet si i vlefshėm sido qė tė jetė, besimtar apo mosbesimtar. Ky ėshtė mendimi i Ebu Hanifes.
Por ajo qė ėshtė e saktė ėshtė ajo qė thotė xhumhuri i detarėve, se robi qė lirohet patjetėr duhet tė jetė musliman besimtar. Kėshtu qė hadithi ėshtė i kushtėzuar pėr besimin e robit tė liruar me hadithe tė tjera, si pėr shembull hadithi mbi shpagimin e vrasjes, ku pėrmendet se patjetėr duhet tė jetė besimtar.

7- Besnikėria, fisnikėria dhe bujaria e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, se si erdhi ai njeri i frikėsuar dhe i turpėruar, por u largua i gėzuare dhe i kėnaqur me ushqim pėr veten dhe familjen e tij.

8- Kushdo qė bėn mėkat, pėr tė cilin nuk ka ndonjė dispozitė sheriatit dhe vjen i penduar dhe i mėrzitur, nuk kritikohet ashpėr.


Pėrmbledhje shpjegimesh pėr kėtė hadith nga dijetari i njohur Ibėn Tejmije


Ėshtė e vėrtetuar prishja e agjėrimit nga ngrėnia dhe pirja si dhe marrėdhėniet intime nga argumentet e sheriatit si dhe ixhmaja e dijetarėve. Po ashtu ėshtė vėrtetuar se femrat gjatė kohės sė menstruacioneve dhe gjatė lehonisė nuk kanė mundėsi qė tė agjėrojnė pėrderisa janė nė atė gjendje (edhe nėse agjėron, agjėrimi nė atė gjendje nuk pranohet), por mbas pastrimit i agjėrojnė ato ditė kaza (si kompensim), pas muajit tė Ramazanit. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Pastroje hundėn mė shumė, pėrveē nėse je agjėrueshėm.” (Atėherė me ngadalė, qė tė mos depėrtojė uji nė fyt.) Nga ky hadith kuptuam se zbritja e ujit nga hunda nė fyt e prish agjėrimin.

Thotė dijetari Hatab:”Nuk di qė ndonjė dijetar ta kundėrshtojė kėtė mendim se : Kush vjell pa dashje nuk duhet ta kompensojė atė ditė , dhe se kushdo qė vjell me qėllim duhet ta kompensojė, e po ashtu kushdo qė ejakulon spermėn pa dėshirėn e tij si ai qė ėshtė nė gjumė nuk e prish agjėrimin sipas mendimit tė gjithė dijetarėve . Ejakulimi e prish agjėrimin nėse ėshtė si pasojė e masturbimit e po ashtu puthjes apo pėrqafimit .

Ėshtė e vėrtetuar me argumentet nga Kurani dhe Suneti se kushdo qė bėn ndonjė ndalesė nga harresa apo duke gabuar, Allahu i Lartėsuar nuk e merr nė pėrgjegjėsi pėr tė. Madje konsiderohet sikur mos tė kishte bėrė fare, si dhe nuk i shkruhet mėkat pėr tė, e po ashtu nuk ia prish ibadetin ( adhurimin) e tij. Agjėruesi nėse ha ose pi apo bėn marrėdhėnie intime nga harresa apo gabimisht, nė kėtė rast nuk duhet ta kompensojė atė ditė , e ky ėshtė mendim i njė grupi tė dijetarėve tė selefit ( tė parėve ) si dhe dijetarėve halef ( tė mėvonshėm).

Kurse pėrdorimi i “kohlit” (bojė pėr sytė), injeksionet si dhe pikat qė merren nė rast nevoje nė kanalin e urinės, klizma, mjekimin e plagėve qe mbėrrin nė brendėsi tė kokės si dhe plagė tė thella nė trup duke i lyer me melhem.
Kėto janė disa gjėra pėr tė cilat ka ihtilaf (kundėrthėnie) tek dijetarėt. Prej tyre kanė mendime se agjėrimi nuk prishet me asnjė nga kėto, e ka prej tyre qė agjėrimin e konsiderojnė tė prishur me tė gjitha kėto.

E ajo ēka ėshtė mė e saktė ėshtė se agjėrimi nuk prishet me asnjėrėn nga kėto duke u nisur nga ajo se agjėrimi ėshtė nga feja e muslimanėve, qė ka nevojė ta njohė atė te dijetarėt si dhe njerėzit e rėndomtė, e nėse do tė ishin kėto gjėra tė ndaluara nga Allahu i Lartėsuar si dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem pėr agjėruesin do ta prishnin agjėrimin e tij. Atėherė shpjegimi pėr kėto gjėra do tė ishte obligim pėr Muhamedin salallahu alejhi ue selem, e po ti kishte pėrmendur atėherė do ti dinin edhe sahabėt, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe do t’ia pėrcillnin umetit sikurse na kanė transmetuar fenė nė tėrėsi. Mbasi nuk e ka transmetuar asnjėri nga dijetarėt nga Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem asnjė hadith sahih apo qoftė edhe i dobėt kjo na jep tė kuptojmė se Muhamedi sal Allahu alejhi ue selem nuk ka pėrmendur asgjė pėr kėto, kurse hadithi pėr “kohl” (bojė pėr sytė) ėshtė i dobėt.

E ata qė mendojnė se kėto gjėra prishin agjėrimin nuk kanė argumentim nga bazat e para tė sheriatit, por vetėm kijasin (analogjinė). Argumenti mė i fortė i tyre ėshtė hadithi: “Shpėlaje hundėn mė shumė (gjatė abdestit), pėrveē nėse je agjėrushėm.” Ky kijas ėshtė i pabazė pėr shkak se ai i cili gjatė abdestit lan hundėn shumė dhe e thith ujin me frymėmarrje edhe mė shumė, atėherė atij uji i zbret nė fyt e m pas nė brendėsi te trupit e nė kėtė rast ėshtė njėsoj si tė kishte pirė ujė me gojė; ai e ushqen trupin e tij me atė ujė si dhe e largon etjen. Por edhe po tė mos kishte argument bazė pėr kėtė, do tė kuptohej nga mendja e shėndoshė, ngase kjo konsiderohet pirje dhe ėshtė e ditur se agjėruesit i ėshtė ndaluar ngrėnia dhe pirja, ngase ajo ėshtė shkaktare pėr forcimin e tij. Kurse pėrdorimi i kohlit (bojės pėr sytė), i klizmės, i pikave qė merren nė rast nevoje nė kanalin e urinės, mjekimi i plagėve me melhem nė brendėsi tė kokės si dhe nė plagė tė thella kudo nė trup dhe injeksionet nuk e prishin agjėrimin ngase nuk e ushqejnė trupin.

Kurse marrėdhėniet intime janė prej epsheve kryesore dhe u ėshtė dhėnė i njėjti trajtim sikurse ngrėnia dhe pirja. Allahu i Lartėsuar nė hadith kudsij thotė: “Robi i Im i lė epshet e tij dhe ushqimin vetėm pėr Mua.” Largimi i njeriut nga epshet e tij ėshtė ibadet (adhurim) qė bėhet me qėllim pėr tė arritur shpėrblim. Duke u nisur nga kjo, pra nxjerrja e spermės ėshtė lloj shfryrje e epshit dhe duke pasur parasysh se agjėruesit i ėshtė ndaluar tė konsumojė atė qė e forcon dhe e ushqen, si ngrėnia e pirja, e po ashtu i ėshtė ndaluar qė tė lirojė, tė nxjerrė nga trupi i tij atė qė e dobėson si dhe tė nxjerrė materie nga tė cilat trupi i tij ushqehet. Kjo duke pasur parasysh se ajo qė e dobėson trupin ka pėrparėsi pėr ndalesė mė shumė sesa ngrėnia e pirja.

Dijetarėt kanė ihtilaf (kundėrthėnie) lidhur me hixhamin (hixhame ėshtė diēka qė kryhet me anė tė brisqeve tė rrojės pėr tė bėrė vrima nė lėkurė, pėr tė nxjerrė gjakun e keq nga trupi), se a e prish agjėrimin apo jo. Hadithet e Muhamedit salallahu alejhi ue selem lidhur me atė se hixhami prish agjėrimin janė tė shumta, si hadithi: “Ka prishur agjėrimin ai i cili bėn hixhamin si dhe ai tė cilit i ėshtė bėrė hixhami.” E shumė hadithe tė tjera qė i kanė sqaruar dijetarėt e mėdhenj tė hadithit.

Disa nga sahabėt, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e kanė parė tė papėlqyeshėm hixhamin pėr agjėruesin. Mendimi i shumicės sė dijetarėve tė hadithit ėshtė se hixhami e prish agjėrimin, e kėta janė njerėzit tė cilėt e pasojnė me pėrpikėri Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Kurse ata tė cilėt kanė mendimin se hixhami nuk e prish agjėrimin kanė argument hadithin sipas tė cilit Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ka bėrė hixhamin duke qenė agjėrueshėm si dhe duke qenė nė ihram (duke kryer haxhin apo umren).

Megjithatė, Imam Ahmedi dhe disa dijetarė tė tjerė tė hadithit e kanė bėrė tė dobėt kėtė pjesė shtesė tė hadithit: “duke qenė agjėrueshėm”. Ata kanė thėnė se ėshtė vėrtetuar se ka bėrė hixhamin duke qenė nė ihram (duke kryer haxhin apo umren), kurse ēfarėdo metode pėr tė nxjerrė gjakun me qėllim e prish agjėrimin.

Kurse misvaku ėshtė i lejuar pa kurrfarė kundėrshtimi, por ka disa mendime tė ndryshme tė dijetarėve pėr kerahetin (mospėlqimin) e pėrdorimit tė misvakut pas “zevalit” (pasi dielli tė kalojė kupėn qiellore, nė zenit). Po megjithatė,. prapėseprapė nuk ka ndonjė argument tė saktė qė ta pėrkufizojė kohėn e misvakut vetėm para dite, ashtu qė mbetet i lejuar pėrdorimi i tij pėr ēdo kohė, paradite apo pasdite.

Ėshtė mekruh (i papėlqyeshėm) shijimi i ushqimit me majė tė gjuhės, ėshtė i urryer, pa nevojė, por nuk e prish agjėrimin, kurse nė raste nevoje nuk ėshtė mekruh (i qortuar) shijimi i ushqimit me majė tė gjuhės (por duke pasur kujdes qė mos tė shkojė nė fyt).
 

Pėrktheu: Hevzi Kadriu
9.8.2009

                                                      www.klubikulturor.com