Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kapitulli i agjėrimit (4)

Hadithi i pestė: “Transmeton Aishja dhe Esma, Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre, se Muhamedi salallahu alejhi ue selem pas imsakut ėshtė zgjuar nė mėngjes i papastėr – xhunub nga kontakti martesor, pastaj ėshtė pastruar ( ka marrė gusul) dhe ka vazhduar agjėrimin.”

Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit

Ka pasur raste kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka pasur me bashkėshortet e tij marrėdhėnie seksuale gjatė netėve tė Ramazanit e ka ndodhur qė ka ardhur koha e sabahut dhe ai ishte xhunub (ende i papastruar nga kontakti bashkėshortor) dhe e kapte koha e sabahut e pas hyrjes sė kohės sė sabahut, pastrohej dhe e falte namazin e sabahut dhe e plotėsonte agjėrimin e asaj dite.

E kjo ėshtė rregull pėr agjėrimin e muajit tė Ramazanit si dhe pėr agjėrimin vullnetar jashtė muajit tė Ramazanit. Ky ėshtė mendimi i xhumhurit tė ulemave (shumica e dijetarėve). Nuk e ka kundėrshtuar kėtė mendim pėrveē njė pakice, kundėrshtimi i tė cilėve ėshtė i pavlefshėm. Disa nga dijetarėt transmetojnė se nė kėtė ēėshtje ka ixhma tė ulemave (bashkimi i mendimit tė dijetarėve tė umetit tė Muhanedit salallahu alejhi ue selem nė njė kohė tė caktuar pėr njė ēėshtje tė caktuar).

Ē’mund tė pėrfitojmė nga ky hadith:

1- Atė qė e ka mbėrritur koha e sabahut duke qenė xhunub, agjėrimi i tij ėshtė i plotė .

2- Me kėtė rast bėhet kijas (krahasim) me atė qė ejakulon nė gjumė (ėshtė zgjuar xhunub) e kjo ka mė shumė pėrparėsi sesa rasti i parė (qė agjėrimi ėshtė i plotė kur njeriu me vetėdėshirėn e tij e mbėrrin sabahu duke qenė xhunub), kurse atij qė i ndodh pa dėshirė ka pėrparėsi mė shumė pėr kėtė lehtėsim.

3- Nuk ka dallim pėr kėtė ēėshtje, kjo vlen si pėr agjėrim farz edhe pėr atė qė ėshtė sunet (vullnetar), si pėr atė agjėrim qė ėshtė gjatė muajit tė Ramazanit po ashtu edhe pėr atė agjėrim qė ėshtė jashtė Ramazanit.

4- Lejimi i marrėdhėnieve seksuale bashkėshortore gjatė netėve tė muajit Ramazan qoftė edhe pak para kohės sė imsakut. Disa dijetarė kanė argumentuar lejimin e agjėrimit tė atij qė ėshtė xhunub me kėtė ajet kuranor:” Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja.” (El-Bekare: 187). Ngase ky ajet lejon marrėdhėniet seksuale bashkėshortore gjatė netėve tė Ramazanit nė tėrėsi pa pėrjashtuar ndonjė pjesė tė natės, e nga ajo pjesė e natės ėshtė edhe pjesa para kohės sė imsakut. Kėshtu qė ka mundėsi qė pas marrėdhėnieve nuk mjafton koha pėr (gusul) pastrim nga xhunubllėku e kjo ėshtė njė nga argumentet qė nxjerrin dijetarėt e usuli fikhut.

5- Vlera e madhe e grave tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem si dhe bamirėsia e tyre ndaj kėtij umeti.

Ngase gratė e Muhamedit salallahu alejhi ue selem (nėnat e besimtarėve), Allahu qoftė i kėnaqur me to, na kanė transmetuar dituri shumė tė madhe pėr kėtė umet, posaēėrisht pėr ato ēėshtje qė i pėrkasin rrethit tė ngushtė familjar. Kėto sunete (vepra tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem) nuk do tė kishte mundėsi dikush tjetėr tė na i transmetonte pėrveē tyre, Allahu i Lartėsuar qoftė i kėnaqur me to dhe i bėftė tė kėnaqura.

Hadithi i gjashtė

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kush harron gjatė agjėrimit dhe pi e ha, le ta vazhdojė agjėrimin sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhėnė tė pijė." (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Maliku.)

Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit

Ky hadith na jep tė kuptojmė se feja islame ėshtė e lehtė dhe nuk e ngarkon njeriun me atė qė nuk ka mundėsi, por vetėm brenda mundėsive tė tij si dhe duke mos e marrė nė llogari pėr atė qė nuk ka mundėsi dhe pėr atė qė ndodh jashtė dėshirės sė tij.

Pėr kėtė arsye, kushdo qė gjatė agjėrimit tė tij duke filluar nga ai i Ramazanit e po ashtu edhe agjėrimi vullnetar jashtė Ramazanit ha ose pi nga harresa apo ka bėrė gjėra tė tjera qė e prishin agjėrimin nga harresa, le ta plotėsojė agjėrimin e tij se agjėrimi i tij ėshtė i plotė. Duke u nisur nga ajo se ai ato veprime nuk i ka bėrė me vetėdėshirė e me qėllim, por ajo ishte njė mirėsi nga Allahu, qė deshi ta ushqejė e ta freskojė, por edhe njėherė do tė themi, qė tė mos keqkuptohet, se kjo vlen vetėm nė atė rast kur ndodh nga harresa.

Mospajtimi i dijetarėve pėr kėtė ēėshtje.

Xhumhuri (shumica) e dijetarėve mendon se ngrėnia apo pirja nga harresa nuk e prish agjėrimin.
Kurse mendimet e tyre ndryshojnė sa i pėrket ēėshtjes sė marrėdhėnieve seksuale gjatė agjėrimit, se a ėshtė e njėjtė sikurse ēėshtja e ngrėnies dhe e pirjes apo jo.
Mendimi i imam Ahmedit dhe i pasuesve tė tij ėshtė se marrėdhėniet seksuale e prishin agjėrimin qoftė edhe nga mosdija apo harresa. Po ashtu, nėse ndodh gjatė ditėve tė Ramazanit ėshtė obligim kefarja (shpagimi i shkeljes sė kėsaj rregulle agjėrimit) e ky ėshtė si mendim i veēantė i imam Ahmedit . E argumentimi i tij pėr kėtė ēėshtje ėshtė pėrkufizimi i hadithit vetėm pėr ato gjėra qė i ka pėrmendur, si : ngrėnien dhe pirjen, duke pėrjashtuar marrėdhėniet seksuale, ēka jep tė kuptohet se ato bėjnė pėrjashtim nga kjo rregull. Gjithashtu edhe bėrja e marrėdhėnieve nga harresa pothuajse ėshtė e pamundshme pėr dallim nga ngrėnia dhe pirja.

Mendimi i shumicės sė dijetarėve, si Ebu Hanifja, Shafiiu, Daudi, IbnTejmije e shumė tė tjerė, se marrėdhėniet seksuale nga harresa nuk e prishin agjėrimin duke e argumentuar mendimin e tyre si vijon:

Njė: Siē transmeton Hakimi hadithin nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Kush e prish agjėrimin nė Ramazan nga harresa, nuk e pėrsėrit atė ditė e po ashtu nuk ka nevojė pėr shpagim tė asaj dite.”
Thotė Ibėn Haxheri: “Ky ėshtė hadith sahih.” Pra, kjo ėshtė pėrfshirės si pėr marrėdhėnie seksuale apo gjithēka tjetėr qė e prish agjėrimin.

Dy: Argumentet e sheriatit argumentojnė pėr kėtė. Nga Kurani: "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė.” (El-Bekare: 286) Po ashtu edhe nga Suneti: “I ėshtė falur umetit tim ajo qė bėhet nga paqėllimi, nga harresa si dhe ajo pėr tė cilėn janė detyruar me dhunė.”

Tre: Kundėrshtuesit e kėtij mendimi bashkohen me mendimin e dytė tė dijetarėve, se pėr bėrėsin e kėtij veprimi nuk ka mėkat.
E nėse sheriati i ka lėnė arsye pėr diēka nga harresa (ngrėnie e pirje), ajo pėrfshin nė tėrėsi tė gjitha gjėrat qė e prishin agjėrimin, edhe marrėdhėniet seksuale bashkėshortore, e pėr pėrjashtim nuk ka kurrfarė argumentimi
Xhumhuri i ėshtė pėrgjigjur argumentit tė hanbelive se nė kėtė hadith ėshtė pėrmendur ushqimi, por pėr qėllim ėshtė gjithė ajo qė e prish agjėrimin.

Ē’mund tė pėrfitojmė nga ky hadith?

1- Agjėrimi i atij qė ha e pi apo ka bėrė marrėdhėnie seksuale bashkėshortore nga harresa, ėshtė i plotė. Nuk ėshtė e nevojshme tė pėrsėritet.

2- Nuk ka mėkat pėr ngrėnie dhe pirje nga harresa sepse ai nuk e ka e bėrė me vetėdije e me vetėdėshirė.

3- Kuptimi se “Allahu e ka ushqyer” ėshtė se ajo ka ndodhur pa dėshirėn e tij, se Allahu ia ka bėrė kader (caktim) harresėn qė tė hajė e tė pijė dhe se prapė agjėrimi i tij ėshtė i vlefshėm dhe i plotė.


 

Pėrktheu: Hevzi Kadriu
26.7.2009

                                                      www.klubikulturor.com