Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kapitulli i agjėrimit

Agjėrimi (Es-sijam)

Rrėnja e fjalės “sijam” nė gjuhėn arabe rrjedh nga fjala imsak, qė nė gjuhėn shqipe ka kuptimin “tė ndalohesh nga diēka”. Kurse pėrkufizimi i agjėrimit sipas sheriatit ėshtė ndalimi nga gjėrat qė e prishin agjėrimin1.

Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė shtylla e katėrt e Islamit. Agjėrimi ėshtė njėri ndėr ibadetet (adhurimet) mė tė vlefshme, ngase ai i pėrfshin tė tre llojet e durimit.

1- Sabri nė adhurimin e Allahut tė Lartėsuar.
2- Sabri ndaj mėkateve.
3- Sabri ndaj caktimeve tė vėshtira e tė dhimbshme tė Allahut.

Gjithashtu, Allahu ka thėnė se agjėrimi i pėrket Atij e gjithashtu edhe shpėrblimi i agjėrimit ėshtė nga Allahu i Madhėruar
2
. Pra, Allahu shpėrblimin e ka premtuar se do ta japė Ai vetė3.

Agjėrimi ėshtė fshehtėsi ndėrmjet Allahut tė Lartėsuar dhe robit tė Tij si dhe amaneti mė i madh. Sa i pėrket urtėsisė sė agjėrimit, do tė pėrmendim diēka shkurtimisht nga urtėsitė e shumta tė agjėrimit, nė mėnyrė qė sado pak lexuesi tė ketė mundėsi qė ta kuptojė fshehtėsinė e urtėsisė sė Allahut tė Lartėsuar mbi obligimin e agjėrimit dhe t’i shtohet imani nė kėtė kohė kur besimet e njerėzve po luhaten dhe drita e imanit tė tyre po zbehet. Ina lilahi ue ina ilejhi rraxhiun, ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi.

Do tė pėrmendim disa nga urtėsitė madhėshtore tė agjėrimit, tė cilat janė: adhurimi i Allahut tė Lartėsuar, nėnshtrimi absolut ndaj Allahut, qė agjėruesi ta kryejė agjėrimin me pėrulėsi ndaj Allahut tė Lartėsuar duke mbizotėruar forcėn e epsheve.

Gjithashtu, forca dhe shėndeti e bėn njeriun qė tė mendojė se ėshtė i pavarur, t’i tejkalojė kufijtė, ta mohojė tė vėrtetėn e tė jetė i pakujdesshėm ndaj saj. Siē thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuranin Famėlartė: “Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė pėr shkak se e ndien veten tė pavarur.” (Sure Alak: 5-6)

Kėshtu, le ta dijė se ėshtė krijesė e varfėr, e dobėt tek Allahu i Lartėsuar. Kur pas ndikimit tė agjėrimit nė qenien e tij ai sheh dobėsinė e vet, pamundėsinė e tij, atėherė e kundėrshton arrogancėn dhe mendjemadhėsinė e vet, i nėnshtrohet Krijuesit tė tij dhe sillet me butėsi ndaj tė tjerėve .

Nga urtėsitė shoqėrore tė agjėrimit janė kryerja e tė njėjtit ibadet nga tė gjithė muslimanėt nė njėjtėn kohė dhe sabri i tė gjithėve nė kėtė ibadet, qoftė i tė fortit edhe i tė dobėtit, i shtresave tė larta tė shoqėrisė dhe tė tė ulėtave, i tė pasurve dhe tė varfėrve, duke pėrjetuar qė tė gjithė mundin dhe vėshtirėsinė e atij adhurimi, gjė qė ua lidh zemrat dhe i bashkon shpirtrat e tyre qė tė jenė kolektiv. Agjėrimi i bashkon fjalėt e tyre nė tė vėrtetėn.

Pra, nuk ka forcė mė tė madhe e mė triumfuese ndaj ideologjive raciste tė gabuara mbi ndėrtimin e shoqėrisė si dhe ndalimin e shtypjes sė klasave tė ultė tė shoqėrisė duke mos i bėrė padrejtėsi asnjėrės klasė. Gjithashtu agjėrimi ua shton muslimanėve dashurinė, mėshirėn e ndihmėn ndaj njėri-tjetrit. Kur i pasuri ndien urinė gjatė agjėrimit, i kujtohet se vėllai i tij musliman e ka atė uri tėrė jetėn e tij dhe ia dhuron njė pjesė tė pasurisė sė tij, me tė cilėn largon urrejtjen e tė varfrit ndaj tė pasurit dhe ajo urrejtje zėvendėsohet nga dashuria dhe harmonia ndėrmjet tyre e me kėtė arrihet paqja dhe mirėkuptimi ndėrmjet shtresave tė shoqėrisė.


Urtėsia e edukimit dhe moralit

Agjėrimi e bėn njeriun mė tė durueshėm dhe e mėson si t’u pėrballojė vėshtirėsive tė rėnda dhe ia shton bindjet, ia rrit ambiciet.


Urtėsia e shėndetit

Stomaku ėshtė shtėpia e pothuaj tė gjitha sėmundjeve, kurse ruajtja nga sėmundjet ėshtė kryet e shėrimit, kėshtu qe ėshtė e domosdoshme pėr stomakun qe tė marrė pushim e freskim pėr njė kohė, qė tė ketė mundėsi tė ripėrgatitet pėr punė tė re pas mundimeve nė tretjen e ushqimit.

Pra, kėto ishin pak nga urtėsitė e fshehtėsitė e Allahut tė Lartėsuar nė obligimin e agjėrimit. Pėr numėrimin e tė gjitha urtėsive tė agjėrimit do te ishte e nevojshme tė shkruheshin vėllime tė shumta pėr aq sa dinė pėr urtėsitė e agjėrimit dijetarėt, kurse urtėsitė qė di Allahu i Lartėsuar janė tė panumėrta.


Agjėrimi

Hadithi i parė

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga Muhamedi salallahu alejhi ue selam se ka thėnė: “Askush mos tė agjėrojė para Ramazanit pėr njė apo dy ditė, pėrveē nėse dikush zakonisht ka agjėruar, atėherė le tė agjėrojė.”


Kuptimi i pėrgjithshėm i hadithit

Qėllimi i sheriatit ėshtė qė tė bėjė dallimin ndėrmjet ibadeteve dhe adeteve, po ashtu qėllimi i sheriatit ėshtė qė tė bėjė ndarjen nga ibadetet farz dhe ibadetet sunet (vullnetare), qė tė kuptohet ndarja ndėrmjet tyre.

Pėr kėtė qėllim e ka ndaluar agjėrimin para Ramazanit pėr njė apo dy ditė, nė mėnyrė qė pėrgatitja e njeriut pėr agjėrimin e Ramazanit tė jetė sa ma e mirė.

Kėtu pėrjashtohet ai qė ka agjėruar pėrherė tė hėnėn apo tė enjten apo i ka mbetur agjėrim kaza e nuk i ka mbetur mė kohė apo agjėrimi i zotimit (kur ėshtė zotuar se do tė agjėrojė pėr Allahun). Nė kėto raste i lejohet qė tė agjėrojė, se ky ėshtė agjėrim i shkakut, pėr dallim nga agjėrimi nafile (vullnetar), e mė sė paku pėr ndalesėn e tij mund tė themi se ėshtė mekruh (e qortuar).


Dobitė qė mund tė marrim nga ky hadith

1- Ndalimi i agjėrimit njė apo dy ditė para Ramazanit.

2- Lejimi i agjėrimit njė a po dy ditė para Ramazanit, tė hėnėn apo tė enjten, pėr atė qė e ka pasur zakon t’i agjėrojė kėto ditė.

3- Urtėsia pėr kėtė ndalesė: Qė tė bėhet ndarja e adhurimeve farze (tė obligueshme) nga ato sunete si dhe pėrgatitja mė e mirė pėr Ramazan, me vullnet mė tė madh dhe me mall mė tė madh pėr agjėrimin e tij. E po ashtu kur tė pėrmendet agjėrimi i Ramazanit, tė ketė njė kuptim tė veēantė e tė dalluar nga agjėrimet e tjera vullnetare.




                    
Shkėputur nga libri Tejsir Elalam, i shkrimtarit Abdullah Besam
                                                                        Pėrktheu: Hevzi Kadriu
                                                                                          5.7.2009

 

1 Si ndalimin nga tė ngrėnėt, tė pirėt dhe marrėdhėniet seksuale nga lindja e diellit deri nė perėndimin e tij.
2 Tė gjitha adhurimet janė pėr Allahun, por ka ndodhur qė gjatė historisė adhurimi t’i jetė bėrė edhe dikujt tjetėr pos Allahut, ndonjė mbreti apo dikujt tjetėr. Por nuk mbahet mend se dikush gjatė historisė tė ketė kėrkuar qė tė tjerėt tė agjėrojnė pėr tė.
3 Pra, Allahu e fshehu shpėrblimin e agjėrimit. Nėse njėri nga mbretėrit e dynjasė thotė se kush bėn kėtė punė, unė di se si do ta shpėrblej atė, qė tė gjithė do tė nxitonin pėr kryerjen e atij shėrbimi duke e ditur se do tė marrin njė shpėrblim madhėshtor. Por si ėshtė shpėrblimi i Allahut, qė e ka fshehur pėr agjėruesin, nuk ka dyshim se ai shpėrblim ėshtė aq i madh, saqė askush nuk mund ta dijė, vetėm Allahu i Lartmadhėruar.

                                                      www.klubikulturor.com