Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Gruaja e devotshme (4)

Cilėsia e katėrt

Cilėsia e katėrt e gruas muslimane ėshtė kujdesi i madh pėr tė arritur kėnaqėsinė e burrit. Ndjenjat e saj janė tė forta, ėshtė gjithmonė me fytyrė tė hapur dhe tė buzėqeshur, gjė qė e bėn jetėn bashkėshortore edhe mė tė lumtur dhe sjell hare nė shtėpi.

Gruaja e devotshme gjithmonė mundohet me gjithė forcat e saj qė tė punojė punė qė e kėnaqin burrin e saj dhe i bėn tė gjitha shkaqet me tė cilat arrin kėnaqėsinė e burrit, kurse gjėja mė e lartė ėshtė kur ajo ka ndjeshmėri se si ta kėnaqė burrin e saj. Me ndjeshmėri kam pėr qėllim qė ajo gjithmonė ėshtė nė kėrkim dhe mendon se si ta kėnaqė burrin e saj dhe si ta bėjė tė lumtur atė, duke bėrė ēdo gjė (qė nuk ėshtė haram) pėr ta arritur kėnaqėsinė e tij. Dhe ky ėshtė xhihadi mė i madh pėr njė grua.

Gruaja muslimane ka ndjenja tė forta, e ndien kur burri i saj ėshtė i lumtur e kur ėshtė i hidhėruar apo i pikėlluar. Kur ai ėshtė i lumtur, nuk ia prish lumturinė e tij. Kur ai ėshtė i pikėlluar, nuk gėzohet para tij dhe nuk qesh para tij duke e shfaqur gėzimin e saj. Kur ai ėshtė i pikėlluar apo i hidhėruar, nuk e ngre zėrin para tij duke biseduar me dikė, sikur asaj tė mos i interesojė ēėshtja e tij, mirėpo mundohet t’ia largojė brengat dhe hidhėrimet nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Ajo di si tė sillet me burrin e saj, di se ēfarė fjalėsh t’i thotė atij, qė t’ia largojė brengat.

Ajo ėshtė gjithmonė fytyrėēelur, e buzėqeshur, e di se sa lumturi i sjell burrit tė saj kur i rri me fytyrė tė buzėqeshur. Kur ai kthehet nga puna, e pret me fjalė tė mira e tė ėmbla, buzėqeshje tėrheqėse, rroba tė bukura, me parfum tė mirė. Sa e sa probleme ndodhin nė shtėpi pėr shkak tė mikpritjes sė keqe tė gruas!

Njė shembull i mrekullueshėm… Su’da vėshtron problemet e burrit tė saj

Ėshtė futur Su’da te dhoma e burrit tė saj, Talha ibn Abidullahut dhe e ka parė tė mėrzitur. Ajo nuk e dinte shkakun e kėtij pikėllimi dhe u frikėsua se mos kishte bėrė ndonjė gabim me tė ose nuk kishte pėrfillur ndonjė obligim tė sajin. Ajo shpejtoi tek ai duke i thėnė: “Ēfarė ke? Ndoshta kam lėnė anash ndonjė gjė dhe nuk i kam kryer obligimet e mia ndaj teje?” Talha i tha: “Jo, sa bashkėshorte muslimane e mirė qė mė je ti, mirėpo mė ėshtė grumbulluar njė shumė parash dhe nuk di se si tė veproj me atė pasuri.” Su’da i tha: “Dhe ēfarė po tė brengos nga kjo? Thirri banorėt e tu dhe shpėrndajua atyre.”
Talha thirri njė djalosh dhe i tha: “Thirri banorėt dhe shpėrdajua katėr qind mijė (prej pasurisė sė tij).”

Kjo ngjarje qė ka ndodhur nė shtėpinė e Su’das dhe burrit tė saj Talhas, na mėson disa sjellje tė cilat janė tė harruara nė shumė shtėpi muslimanėsh:

1. Su’da vėshtron burrin e saj dhe e ndjen brengosjen e burrit tė saj dhe i pėrjeton ato brengosje sikurse burri i saj. Pra, prej cilėsisė sė saj ka qenė se ajo ėshtė gėzuar me gėzimin e burrit tė saj dhe ėshtė pikėlluar me pikėllimin e burrit tė saj. Jo vetėm kaq, por ajo gjithashtu e ka akuzuar veten se mos ėshtė shkak pėr brengosjen e burrit tė saj. Gjithashtu ajo ka qenė e gatshme qė tė pendohet nga gabimi i saj dhe tė kėrkojė falje e t’i kthehet burrit tė saj buzėqeshja dhe gėzimi.

2. Sjellja e dytė e Su’das ėshtė nxitja e saj pėr dhėnien sadaka (lėmoshė). Ajo e harroi veten e saj, mirėpo e nxiti burrin e saj qė t’i ndihmoj tė tjerėt, nuk mendoi pėr t’i blerė asaj fustane, ar ose qė tė udhėtonte diku me burrin e saj (pėr pushime) apo gjėra tė tjera prej kėnaqėsive tė kėsaj bote, pėr tė cilat mendojnė sot shumica e grave. Ajo kishte qėllime tė larta dhe nuk mendonte pėr veten e saj, por mendonte pėr shpėrblimin e Allahut, prandaj edhe tha: “Thirri banorėt e tu dhe shpėrndajua atyre”.

3. Gjithashtu nuk mund ta harrojmė edhe sjelljen e burrit tė saj tė devotshėm, i cili e lavdėroi gruan e tij duke i thėnė: “Sa bashkėshorte muslimane e mirė qė mė je ti”. Sa sjellje e mirė ėshtė kjo, sjellje e cila e gėzoi zemrėn e gruas kur i dėgjon ato fjalė tė mira nga mė i dashuri njeri pėr tė.

 


Pėrktheu: Eroll Nesimi
11.1.2009

                                                      www.klubikulturor.com