Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Gruaja e devotshme (14)

Gruaja e devotshme i kushton njė kujdes tė veēantė kohės sė saj dhe di se si ta koordinojė kohėn. Ajo nuk e kalon kohėn e saj nė biseda pėrgojimi apo tė kota pėr dynjanė (pasurinė e kėsaj bote) apo nė fjalė tė kota. Bisedat e saj janė pėr pėrmendjen e Allahut apo pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e njerėzve duke urdhėruar nė tė mirė dhe ndaluar nga e keqja, duke iu nėnshtruar fjalėve tė Allahut: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t’u vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush t’ju ndihmojė. Dhe pėrmbajuni asaj mė tė mirės qė u ėshtė shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijė dėnimi befas e ju tė mos dini.” (Ez-Zumer 54-55)

Dhe ka thėnė: “Pėrgjigjjuni thirrjes sė Zotit tuaj para se tė vijė njė ditė, qė Allahu nuk e kthen mė (pasi ta ketė caktuar). Atė ditė ju nuk do tė gjeni strehim dhe as nuk do tė mund t’i mohoni (mėkatet).” (Esh-Shura 47)

Duke iu nėnshtruar gjithashtu edhe fjalės sė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, tė cilėn e transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė: “Shfrytėzoj pesė gjėra para se tė vijnė pesė tė tjera: rininė tėnde para pleqėrisė, shėndetin tėnd para se tė sėmuresh, pasurinė tėnde para se tė tė godasė varfėria dhe kohėn e lirė para se tė zihesh me ndonjė punė dhe (shfrytėzoje) jetėn tėnde para se tė tė godasė vdekja.” Ahmedi dhe Hakimi nr. 7846. Shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė shih. Shih Sahih El Xhami 1/243 nr. 1077.

Gjithashtu gruaja e devotshme kujton fjalėt e selefėve, tė cilėt pėr vlerėn e kohės kanė folur shumė.
Hasan el Basriu ka thėnė: “O biri i Ademit, ti je disa ditė tė mbledhura; sa herė qė kalon ndonjė ditė, tė kalon njė pjesė e jotja.
Kam takuar disa popuj, disa prej tė cilėve ishin mė koprracė ndaj kohės sė tyre sesa ndaj pasurisė.”

Pėr tė gjitha kėto shkaqe, gruaja e devotshme ka kujdes tė madh ndaj kohės sė saj dhe nuk e kalon kohėn e saj kot. Ajo gjithmonė e koordinon kohėn e saj sipas kategorisė sė punėve qė duhet tė kryejė, duke i dhėnė prioritet punėve mė tė rėndėsishme dhe farzeve para punėve tė tjera, qofshin ato punė fetare apo punė tė dynjasė. Nė kėtė mėnyrė ajo nuk i anashkalon punėt primare apo obligimet e saj.

Ndėr fjalėt qė kanė ardhur nga fletėt e Ibrahimit alejhi selam janė edhe kėto fjalė: “Njeriu i menēur, tė cilit mendja ende nuk i ka humbur, duhet ta ndajė kohėn nė katėr pjesė: njė kohė qė tė lusė Allahun dhe ta adhurojė Atė, njė kohė qė tė ulet dhe tė llogarisė veten e tij, njė kohė qė tė mendojė dhe tė vėshtrojė atė qė ka krijuar Allahu dhe njė kohė ta ndajė pėr nevojat e tij, si pėr ushqim dhe pije.”

Gruaja e devotshme ėshtė e sjellshme dhe e menēur. Ajo disi ta shfrytėzojė kohėn e saj nė adhurim ndaj Allahut, duke i kushtuar rėndėsi kohėve ashtu siē na ka mėsuar Allahu i Madhėruar, i Cili ka veēuar disa vende nga tė tjerat apo disa ēaste nga ēastet e tjera, disa ditė nga ditėt e tjera dhe disa muaj nga muajt e tjerė. Po ashtu ajo kujdeset pėr kohėn e saj, qė mos ta humbė atė duke shpresuar pėr jetė tė gjatė apo duke pasur mendim tė mirė pėr veten dhe pėr punėn qė ėshtė duke bėrė nė krahasim me gratė e tjera tė kėqija. Pikėrisht pėr kėtė shkak ajo nuk e humb kohėn nė gosti, pėrveē nėse pėrfiton aty nga dituria islame apo pėrmend Allahun, i kėshillon gratė e tjera ose urdhėron nė tė mirė dhe ndalon nga e keqja.

 

Pėrktheu: Eroll Nesimi
12.4.2009

                                                      www.klubikulturor.com