Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Festimi i natės sė Israsė dhe Miraxhit

Selefi ishin unanimė se marrja e ndonjė sezoni si festė, pėr tė cilėn nuk ka bazė nė legjislacionin islam, konsiderohet bidat prej tė cilit na ka ndaluar Pejgamberi alejhi selam: “Ruajuni risive nė fe, ngase ēdo risi ėshtė bidat e ēdo bidat ėshtė devijim.” Dhe gjithashtu ka thėnė: “Ai qė shpik diēka nė fenė tonė e qė nuk ėshtė pjesė e saj, shpikja e tillė do tė jetė e refuzuar.”
Festimi i natės sė Miraxhit ėshtė bidat i shpikur dhe njė gjė qė nuk e kanė vepruar sahabėt e as tabiinėt dhe kush i pasoi ata prej selefit, gjenerata e spikatur, ngase ata ishin vėzhguesit mė tė mirė dhe mė tė kujdesshėm pėr hajr dhe pėr tė vepruar vepra tė mira.

Thotė Shejhul Islam Ibėn Tejmije: “Nuk dihet qė ndonjėri nga muslimanėt t’i ketė dhėnė vlerė natės sė Israsė nga netėt e tjera, sidomos ndaj Natės sė Kadrit. Sahabėt dhe tabiinėt nuk e kishin specifikuar natėn e Israsė dhe tė Miraxhit me ndonjė punė mė tė veēantė e as qė e kanė pėrmendur atė dhe pėr kėtė nuk dihet se cila natė ishte.

Edhe pse nata e Israsė dhe e Miraxhit ishte njė gradim i Pejgamberit alejhi selam nga ana e Allahut, megjithatė nuk e legjitimoi dhe as nuk specifikoi ndonjė ibadet nė atė vend apo kohė. Pastaj shpella Hira, nė tė cilėn filloi shpallja dhe tė cilėn Pejgamberi e frekuentonte para pejgamberllėkut, mė pas nuk e vizitoi mė me kėtė qėllim se aty ka filluar shpallja, por as shokėt e tij nuk kishin pėr qėllim qėndrimin nė Mekė pėr shkak se nė tė filloi shpallja. Gjithashtu nuk e veēoi me ndonjė ibadet apo diēka tjetėr ditėn qė filloi zbritja e Kuranit. Pra, ai qė specifikon ndonjė vend apo kohė nga vetvetja e tij (pa pasur argument nė Kuran apo hadith) me ndonjė ibadet pėr hir tė kėsaj (vendi apo kohe), ai u ngjan tė krishterėve, tė cilėt e bėnė sezon adhurimi ditėn e lindjes sė Isait dhe tė kryqėzimit tė tij sipas tyre dhe data tė ngjashme me to.

Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i pa disa persona tė cilėt nguteshin se kush zinte njė vend tė caktuar pėr t’u falur aty dhe i pyeti se pse e veprojnė kėtė gjė. I thanė:” Ėshtė vendi nė tė cilin ėshtė falur Pejgamberi alejhi selam.” Omeri iu tha: “A dėshironi qė t’i merrni pėr xhami gjurmėt e Pejgamberėve tuaj? Me tė vėrtetė u shkatėrruan ata qė u paraprinė juve prej popujve pėr shkak tė kėsaj gjėje. Kujt i bie tė falet nė kėtė vend, le tė falet, pėrndryshe faluni kudo.”

Thotė Ibėn Tejmije: “Marrja e ndonjė kohe apo vendi si sezon festimi apo adhurimi, qė nuk ka bazė nė sheriatin islam, siē janė disa net tė muajit Rebijul Evel, pėr tė cilat thuhet se ka lindur Pejgamberi alejhi selam apo disa net tė muajit Rexheb, dita e tetėmbėdhjetė e muajit Dhul Hixhe, xhumaja e parė e muajit Rexheb, dita e tetė e Shevalit, tė gjitha kėto janė bidate, nuk i vepruan selefi (gjeneratat e para tė arta tė muslimanėve) e as qė preferuan njė gjė tė tillė.”

Thotė ibnul Haxhi: “Prej bidateve tė cilat i shpikėn nė muajin Rexheb ėshtė nata e njėzet e shtatė, e cila ėshtė nata e miraxhit.” Pastaj ai pėrmend shumė gjėra tė cilat i shpikėn nė kėtė natė, si grumbullimi nėpėr xhami duke u pėrzier burra e gra, duke ndezur qirinj dhe duke pėrzier leximin e Kuranit me citim tė vjershave me zėra tė ndryshėm etj., dhe e futėn kėtė natė si sezon ibadeti duke pretenduar se ka tė bėjė me sheriatin, por nė tė vėrtet kjo s’ka kurrfarė lidhjeje me burimet fondamentale islame (Kuranin, Sunetin).

Thotė Muhamed Ibrahim Al Shejh me rastin e kundėrshtimit tė ftesės e cila iu drejtua Lidhjes Botėrore Islame (shoqatė) qė tė ishte e pranishme nė natėn e pėrkujtimit tė Israsė dhe Miraxhit. Pasi u pyet pėr kėtė, tha: “Kjo nuk ėshtė legjitime nė fenė tonė me argumente nga Kurani, Suneti, istishabi, logjika.”

Argumentet nga Kurani

Thotė Allahu: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe…” (Maide: 3)
Gjithashtu thotė: “O ju qė besuat, bindjuni Allahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dėrguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.” (Nisa: 59) D.m.th. kthimi te libri i Zotit, Kurani, dhe tek i Dėrguari i Tij, d.m.th. te Pejgamberi alejhi selam sa ishte gjallė dhe te Suneti i tij pas vdekjes sė tij.

Thotė Allahu: “Thuaj: Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.” (Ali Imran: 31)


Argumentet nga Suneti


E para: Transmetohet nė dy librat autentikė tė hadithit njė hadith tė cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Ai qė shpik diēka nė fenė tonė, qė nuk ėshtė prej saj, vepra e tillė ėshtė e refuzuar (e papranuar te Zoti).” Dhe versioni i Muslimit: “Kush e vepron njė vepėr qė nuk i pėrket ēėshtjes sonė (Islamit), ėshtė e refuzuar.”

E dyta: Transmeton Termidhiu dhe e bėn autentik hadithin Ibėn Maxheh, Ibėn Hibani nė sahihun e tij nga Arbad bin Sarije, i cili tha: “Ka thėnė Pejgamberi alejhi selam: “Ruajuni nga gjėrat e shpikura, ngase ēdo gjė e shpikur (nė fe) tė ēon nė devijim (dalalet).”

Ndėrsa sa i pėrket istis-habit, nė kėtė rast i mungon baza. Ėshtė i njohur rregulli se ibadetet janė tė prera dhe nuk thuhet se njė ibadet ėshtė legjitim vetėm se atėherė kur ka argument nga Kurani dhe Suneti apo ixhmai (konsensusi). Por nuk mund tė themi se njė ibadet ėshtė legjitim pėr shkak se ėshtė pozitiv apo shihet si pozitiv apo me analogji apo ixhtihad, ngase kapitulli i ēėshtjeve tė besimit, ibadeteve, trashėgimisė dhe penaliteteve ėshtė i prerė.

Pėr sa i pėrket logjikės, nuk mund tė thuhet se sikur tė kishte qenė legjitime njė gjė, do tė kishte qenė mė mire, ngase sikur tė ishte ashtu Pejgamberi alejhi selam do tė kishte qenė njeriu i parė qė do tė kishte vepruar njė gjė tė tillė.

Sikur tė ishte legjitime madhėrimi i Israsė dhe Miraxhit apo ngritja e ēėshtjes sė Pejgamberit alejhi selam me mevlud, njė gjė tė tillė nuk do ta kishin lėnė pa e bėrė Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, e mė pas edhe shokėt e tjerė tė tij e mė pastaj tabiinėt dhe dijetarėt kolosė tė Islamit, por njė gjė nuk ėshtė e njohur prej tyre e pėr kėtė ne duhet tė mjaftohemi me atė qė u mjaftoi atyre.

Ibni Nuhasi nė librin e tij “Tenbihul Gafilijn” rreth festimit tė Israsė dhe Miraxhit si bidat thotė: “Festimi i kėsaj nate ėshtė njė bidat i madh nė fe dhe risi tė cilėn e shpikėn vėllezėrit e shejtanit.”

Shejhu Muhamed ibėn Ibrahijm nė fetvatė e tij thotė: “Festimi nė shenjė pėrkujtimi tė Israsė dhe Miraxhit ėshtė ēėshtje e kotė dhe bidat, e cila u ngjason jehudėve dhe krishterėve, tė cilėt i madhėruan dhe specifikuan disa net tė cilat nuk i specifikoi apo dalloi ligjvėnėsi (Allahu). Pozita e Pejgamberit alejhi selam ishte ajo qė tė vendoste ligje (me lejen e Allahu), ishte ai i cili lejoi dhe ndaloi, mė pastaj siē e cekėm se nuk ėshtė e njohur qė hulefai rashidinėt, sahabėt dhe tabiinėt tė kenė festuar kėtė natė nė shenjė pėrkujtimi. Pastaj thotė shejhu: “Tė kesh pėr qėllim festimin e Israsė dhe Miraxhit ėshtė bidat i cili nuk lejohet, por nuk lejohet as pjesėmarrja nė tė.”

Thotė Shejh bin Bazi, Allahu e mėshiroftė: “Nata nė tė cilėn ėshtė bėrė Israja dhe Miraxhi nuk ėshtė caktuar nė hadithe tė vėrteta se cila ishte ajo dhe se ēdo gjė qė vjen nė caktimin e kėsaj nate ėshtė joautentike nga Pejgamberi alejhi selam pėr tė gjithė dijetarėt e shkencės sė hadithit. Allahu ka urtėsi tė mėdha qė e bėri qė tė mos dihet kjo natė, por, edhe sikur tė dihet, nuk u lejohet muslimanėve qė ta specifikojnė me ndonjė ibadet e as qė u lejohet tė festohet ajo ngase Pejgamberi alejhi selam dhe shokėt e tij nuk e kanė festuar dhe nuk e dalluan me ndonjė gjė prej netėve tė tjera. Pra, sikur tė ishte legjitime nė Islam festimi i kėsaj nate, Pejgamberi alejhi selam do t’ua kishte sqaruar njė gjė tė tillė umetit tė tij qoftė me fjalė apo vepėr dhe sikur tė kishte bėrė diēka nė kėtė drejtim, do tė ishte ditur dhe pėrhapur dhe do ta kishin bartur sahabėt te ne siē bartėn ēdo send pėr tė cilin ka nevojė umeti islam dhe nuk neglizhuan asgjė nė ēėshtjet e fesė, bile ishin ata qė garonin nė tė mirė. E, sikur kjo natė do tė ishte e lejuar tė festohej apo tė veēohej me diēka, do tė ishin sahabėt ata qė do tė kishin qenė tė parėt.

Pejgamberi alejhi selam ishte kėshilluesi mė i mirė pėr njerėzit dhe njėherazi ua kumtoi shpalljen me pėrpikėrinė mė tė madhe dhe ēoi nė vend amanetin. Sikur tė kishte qenė madhėrimi dhe festimi i kėsaj nate prej fesė islame, njė gjė e tillė nuk do neglizhohej e as nuk do tė ishte fshehur nga Pejgamberi alejhi selam. Pra, nė mungesė tė tė gjitha argumenteve dihet se madhėrimi dhe festimi i saj janė gjėra krejt tė pavlera nė Islam dhe nuk kanė tė bėjnė me tė (Islamin). Allahu kėtij umeti ia pėrsosi fenė dhe ndaloi ēdo gjė qė shtohet nė fe, pėr tė cilėn nuk ka argument nė librin e Tij. Thotė Allahu: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe…” (Maide: 3)

Gjithashtu thotė: “A mos kanė ata ortakė (zota ose idhuj) qė u pėrcaktuan atyre fe, tė cilėn nuk e urdhėroi Allahu? Po, sikur tė mos ishte fjala vendimtare (e Allahut qė shpėrblimi dhe ndėshkimi tė jenė nė ahiret), do tė kryhej dėnimi mbi ta, e megjithatė, mohuesit do tė kenė dėnimi tė dhembshėm.” (Shura: 21)

Mė pas ėshtė vėrtetuar nė hadithe autentike tė Pejgamberit alejhi selam se si ai na e tėrheq vėrejtjen pėr bidateve dhe e tregon qartazi se ėshtė devijim dhe duke i kujtuar umetit tė vet rrezikun e madh tė tij (bidatit) dhe qė tė largohen nga shpikjet e tilla.

Ajo qė u pėrmend nga dijetarėt dhe argumentet e tyre nga Kurani dhe Suneti janė tė mjaftueshme dhe tė bollshme pėr dikė qė kėrkon tė vėrtetėn dhe urren kėtė bidat.

Pra, bidati i festimit tė Israsė dhe Miraxhit nuk ka tė bėjė asgjė me realitetin islam, por ėshtė vetėm njė shpikje nė fe dhe njė gjė tė cilėn nuk e ka thėnė Allahu dhe pėrngjasim me armiqtė e Allahut, ēifutėt, tė krishterėt dhe mushrikėt, tė cilėt shtuan gjėra nė fenė e tyre. Kjo gjė, nėse veprohet, jep tė kuptohet se kjo fe ėshtė e mangėt dhe ka nevojė tė shtohet nė tė pasi ėshtė plotėsuar dhe mė pastaj dihen parregullsitė qė pasojnė e mė pastaj ku mbetet fjala e Allahut: “Kjo ėshtė dita nė tė cilėn Unė pėrsosa fenė tuaj.” Kjo ėshtė njė kundėrshtim i qartė i haditheve autentike tė Pejgamberit alejhi selam, qė na e tėrheqin vėrejtjen nga bidatet. Ky bidat ka dėshtuar nė njė numėr tė madh vendesh islame, derisa njerėzit mendonin se po dėshton njė ēėshtje e fesė.

Lusim Allahun qė ta pėrmirėsojė gjendjen e muslimanėve dhe t’ua mundėsojė njohjen e fesė sė tyre tė pastėr! E lusim Atė qė tė na bėjė ne dhe ata qė tė kapemi pėr tė vėrtetėn e mė pas tė qėndrojmė nė tė dhe tė lėmė anash ēdo gjė qė i kundėrvihet kėsaj feje tė pastėr e tė ēiltėr, ngase Allahu ka mundėsi pėr ēdo send.
 
 

Pėrktheu: Nusret Shiti
2.8.2009

                                                      www.klubikulturor.com