Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Dialog i qetė (Pjesa 1)

Njė njeri i quajtur Abdullah takoi njė njėri tjetėr tė quajtur Abdnebij dhe e kundėrshtoi pėr emrin e tij, por vetėm nė zemrėn e tij, duke mos ia shprehur atij dhe i tha: “Si i bėn dikush dikujt tjetėr adhurim pėrveē Allahut tė Madhėruar?!” Dhe vazhdoi Abdullahu duke biseduar me personin e quajtur Abdnebij duke i thėnė atij: -Ti a adhuron dikė tjetėr pėrveē Allahut?
E u pėrgjigj Abdnebiju: -Jo, unė nuk adhuroj askėnd pos Allahut, unė jam musliman dhe adhuroj Allahun si njė tė vetmin Zot.

Abdullahu: -Pra, ēfarė ėshtė ky emėr qė u pėrngjan tė krishterėve nė emėrtimin e tyre, si adhurues i Isait? Nuk ėshtė ēudi qė tė krishterėt e adhurojnė Isain alejhi selam. Edhe ai qė dėgjon emrin tėnd automatikisht paramendon se ti adhuron Pejgamberin salallahu alejhi ue selem e ky nuk ėshtė besimi i muslimanit nė Pejgamberin e tij, por patjetėr duhet tė ketė bindjen se Pejgamberi ynė, Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė rob dhe i Dėrguar i Allahut.

Abdenebiju: -Por Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė personi mė i mirė i krejt njerėzimit si dhe Pejgamberi mė i mirė i Allahut e ne mbajmė kėtė emėr me shpresė qė tė bekohemi si dhe tė afrohemi tek Allahu me pozitėn e lartė qė ka Muhamedi salallahu alejhi ue selem tek Allahu i Lartėsuar si dhe afėrsinė e tij aq tė madhe tek Allahu e pėr kėtė ne kėrkojmė nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem ndėrmjetėsim tek Allahu. Po kjo nuk ėshtė e ēuditshme, se vėllai i im e ka emrin Abd Husejn, e para tij babai im e kishte emrin Abdresul. Mbajtja e kėtyre emrave ėshtė traditė e vjetėr te muslimanėt dhe ne i kemi gjetur prindėrit tanė nė kėtė zakon, prandaj mos u bėj kaq ekstrem nė kėtė ēėshtje, se kjo ėshtė mė e vogėl sesa po e bėn ti. Feja ėshtė e lehtė.

Abdullahu: -Kjo ėshtė njė e keqe edhe mė e madhe sesa ajo e para, qė tė kėrkosh diēka nga ndokush qė s’ka mundėsi ta bėjė, pos Allahut, qoftė ai i lutur Muhamedi salallahu alejhi ue selem apo t’i lutesh dikujt tjetėr si robėrve tė devotshėm, si Husejni apo dikush tjetėr. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me teuhidin (monoteizmin), gjegjėsisht me fjalėn “La ilahe il-l All-llah” (nuk ka tė adhuruar tjetėr me meritė pėrveē Allahut).
Do tė tė bėj disa pyetje qė ta kuptosh atė qė ėshtė mė me rėndėsi si dhe pasojat e emėrtimit me kėtė emėr apo emra tė tillė tė ngjashėm me tė. Nuk kam pėr qėllim tjetėr vetėm qė tė vė hakun nė pah si dhe pasimin e tij, tė sqaroj tė kotėn dhe tė largohemi prej saj, tė urdhėroj pėr nė tė mirė dhe tė ndaloj nga e keqja e pėr kėtė vetėm nga Allahu kėrkoj ndihmė dhe vetėm Atij i mbėshtetėm, we la havle vla kuwete ila bil-lahil Al-l ijil Adh-dhim (s’ka ndryshim i gjendjes prej sė keqes nė tė mirė vetėm se me ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar). Fillimisht po tė kujtoj fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te Allahu dhe te i Dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit.” (Nurė, 51)
Si dhe ajeti tjetėr: “Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te Allahu (te libri i Tij) dhe te i Dėrguari.” (Enfalė, 59)
Ti mė herėt the se beson nė monoteizėm (vetėm njė Zot) dhe dėshmon se nuk ka Zot tjetėr pos Allahut, a ke mundėsi qė tė ma shpjegosh domethėnien e kėsaj fjale?

Abdnebiju: Teuhidi ėshtė tė besosh se Zoti ekziston dhe Ai ėshtė qė ka krijuar tokė e qiell, ngjall e bėn tė vdesė, mbizotėron gjithėsinė, ėshtė Furnizues, etj.

Abdullahu: -Nėse ishte vetėm kjo qė the, monoteistė atėherė do tė ishin edhe firauni e Ebu Xhehli, edhe mushrikėt kurejshė, ngase asnjėri prej tyre nuk i mohonte kėto gjėra qė pėrmende. Firaoni, i cili i ftonte njerėzit ta besonin si zot, nė zemrėn e tij besonte nė tė gjitha ato qė pėrmende, tė cilat janė prej teuhidit (monoteizmit). Ka besuar se Zoti ekziston e Ai vepron nė gjithėsi ashtu si tė dojė, siē thotė Allahu nė Kuran: “Edhe pse bindshėm tė besueshėm nė to (se ishin nga Zoti): i mohuan nė mėnyrė tė padrejtė e me mendjemadhėsi.” (Neml: 14) Po ashtu pėr ketė ėshtė ajeti kuranor ku Allahu tregon pėr ēastet e fundit e jetės sė faraonit, i cili tha: “Ne i kapėrcyem beni israilėt pėrtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqėsisht derisa e pėrfshiu atė pėrmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt, edhe unė jam nga muslimanėt", por nė tė vėrtetė teuhid ėshtė veēimi i adhurimit vetėm pėr Allahun e me ibadet (adhurim) nėnkuptojmė “ēdo gjė qė pėrfshin gjithēka qė Allahu e do dhe ėshtė i kėnaqur me tė, qofshin ato fjalė apo vepra, tė publikuara apo tė fshehura, kurse fjala Ilah nė shehadet (dėshmi) ka kuptimin i adhuruar, qė nuk bėn tė adhurohet kush pos Tij.
A e di se pėrse Allahu dėrgoi Pejgamberė? E i pari i tyre ishte Nuhu alejhi selam?

Abdnebiju: -Qė t’i thėrrasin qafirėt (ata qė i shoqėrojnė Allahut diēka tjetėr nė adhurim). nė adhurim tė Allahut, njė tė vetmit, e qė mos t’i shoqėrojnė askėnd tjetėr nė adhurimin e Allahut.

Abdullahu: -E a di shkakun fillestar qe bėri shirk populli i Nuhut?

Abdnebiju: Nuk e di!

Abdullahu: -Allahu e dėrgoi Nuhun te populli i tij atėherė kur i tejkaluan kufijtė nė ngritjen e salihinėve (njerėzit e devotshėm) derisa mė nė fund i adhuruan pėr zota, tė cilėt ishin: Vud, Suva-a, Jeguth, Jeukė e Nesre.

Abdnebiju: -A do tė thuash se Vud, Suva, Jeguth, Jeukė e Nesre janė emra njerėzish tė devotshėm e nuk janė emra tė arrogantėve mosbesimtarė?

Abullahu: -Po kėta ishin emrat e njerėzve tė mirė tė popullit tė Nuhut alejhi selam, tė cilėt populli i Nuhut i mori pėr zota dhe pastaj i pasuan arabėt nė adhurimin e tyre siē transmeton Buhariu nga ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.

Abdnebiju: -Vėrtet kėto fjalė janė shumė tė ēuditshme!

Abdullahu: -A do tė tė tregoj se ēfarė ėshtė edhe mė e ēuditshme se kjo? Kur ta dish se Allahu e dėrgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem te populli arab, tė cilėt shumė i bėnin ibadet Allahut, si haxh, lėmoshė etj,, por qė morėn ndėrmjetėsues ndėrmjet tyre dhe Allahut disa krijesa duke thėnė se “dėshirojmė qė tė na afrojnė tek Allahu”, e tė na ndėrmjetėsojnė tek Ai, si Isa alejhi selam, melaiket, salihinėt (njerėz tė devotshėm etj). Allahu e dėrgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem qė t’ua ripėrtėrijė fenė e Pejgamberit tė mėhershėm Ibrahimit alejhi selam e t’ua sqarojė se ai adhurim i Allahut ėshtė meritė vetėm e Allahut dhe Ai s’pranon qė dikush t’i shoqėrohet nė tė, ngase Ai ėshtė Krijuesi Err-rrezak (Furnizues qė nuk furnizon kush pos Tij) si dhe shtatė palė qiej e shtatė palė tokė adhurojnė vetėm Allahun dhe janė nėn nėnshtrimin e Tij e mbizotėrimin e Tij, derisa edhe idhujt e tyre e pranonin se janė nėn mbizotėrimin e Allahut.

Abdnebiju: -Me tė vėrtetė kėto fjalė janė mahnitėse, a ka ndonjė argument pėr kėtė?

Abdullahu: -Ka argumente tė shumta, si fjala e Allahut ku thotė: “Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka nė dorė shqimin e dėgjimin(tuaj), kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr tė vdekurin nga i gjalli, kush rregullon ēdo ēėshtje?" Ata do tė thonė: "Allahu". Ti thuaj: "A nuk i frikėsoheni? (dėnimit)." (Junus: 31) E fjala e Allahut: “Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka nė tė, nėse jeni qė e dini?"
Ata do tė thonė: "E Allahut". Atėherė thuaju: "Pėrse pra nuk mendoni?"
Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?"
Ata do tė thonė: "Allahu!". Thuaju: "E pse nuk frikėsoheni pra?"
Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė do), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur; nėse jeni qė e dini?"
Ata do tė thonė: "Nė dorė tė Allahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
(Muminun, 84-89)
E mushrikėt nė haxh bėnin telbijen (dua e cila bėhet me rastin e kryerjes sė haxhit apo tė umres) duke thėnė: “Tė pėrgjigjem, o Zot, tė pėrgjigjem, Ti nuk ke shok.)
E pranimi i mushrikve kurejshė se Zoti ėshtė Ai qė mbizotėron gjithėsinė apo siē quhet teuhid errububie nuk ishte e mjaftueshme qė t’i fuste nė Islam. Besimi i tyre se melaiket e Pejgamberėt si dhe njerėzit e mirė janė ndėrmjetėses tek Allahu bėri qė ata tė mbeten jashtė fesė. Si kusht pėr pranimin e duasė patjetėr duhet qė ajo t’i drejtohet Allahut pa kurrfarė ndėrmjetėsuesi. Po ashtu zotimi duhet tė jetė vetėm pėr Allah, edhe therja e kurbanit duhet tė jetė vetėm pėr Allah. Ndihma kėrkohet vetėm nga Allahu dhe tė gjitha ibadetet duhet tė jenė vetėm pėr Allah.

 

Vazhdon
26.4.2009

                                                      www.klubikulturor.com