Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm
Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue
selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe
mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Selami ėshtė pėrshėndetje e muslimanėve dhe mirėsi
ndaj njėri-tjetrit. Allahu i Lartėsuar e ka
ndaluar qė njė person tė hyjė nė shtėpinė e dikujt
pa marrė leje dhe se gjithashtu ai njeri duhet tė
japė selam. Allahu i Lartėsuar thotė: O ju qė
besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar
leje dhe pa pėrshėndetur njerėzit e saj. Kjo ėshtė
mė mirė pėr ju, nė mėnyrė qė tė merrni mėsim.
(En-Nur, 27)
Si dhe: Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi,
pėrshėndetni (ata qė janė nė to) me njė
pėrshėndetje tė caktuar nga Allahu (me selamun
alejkum), qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme.
(En-Nur, 61)
Nuk ka gjė mė tė mirė nė Islam sesa pėrhapja e
selamit. Transmeton Abdullah ibn Amr ibn Asi,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se njė njeri e ka
pyetur tė Dėrguarin salallahu alejhi ue selem se
cila ėshtė gjėja mė e mirė nė Islam. Ai, paqja dhe
bekimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: Ti
ushqesh dhe ti japėsh selam secilit person qė e
njeh apo nuk e njeh. Buhariu 6236 dhe Muslimi
5194.
Amėr ibn Azibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
thotė: Na ka urdhėruar i Dėrguari salallahu
alejhi ue selem me shtatė gjėra: Ta vizitojmė tė
sėmurin, ta pėrcjellim tė vdekurin, ti themi
JerhamukAllah atij qė teshtin, ta ndihmojmė tė
dobėtin, ta ndihmojmė atė tė cilit i ėshtė bėrė
zullum (e padrejtė), ta pėrhapim selamin dhe ti
besojmė atij qė betohet. Buhariu 1239 dhe Muslimi
2066.
Gjithashtu, i Dėrguari salallahu alejhi ue selem
na tregon se pėrhapja e selamit ėshtė shkak pėr
shtimin e dashurisė pėr besimtarėt. Transmeton Ebu
Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i
Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Nuk do tė hyni nė xhenet derisa tė besoni dhe nuk
keni besuar derisa ta doni njėri-tjetrin. A
dėshironi tju tregoj pėr njė gjė, tė cilėn, nėse
e bėni, do tua shtojė dashurinė? Pėrhapeni
selamin mes jush. Muslimi 2688.
Si jepet selam?
I Dėrguari salallahu alejhi ue selem na ka treguar
se si duhet dhėnė selam. Imran ibn Husejni thotė:
Ka ardhur njė njeri tek i Dėrguari salallahu
alejhi ue selem dhe i tha: Es-selamu alejkum! I
Dėrguari salallahu alejhi ue selem ia ktheu
selamin dhe pastaj ai u ul. I Dėrguari salallahu
alejhi ue selem tha: Dhjetė (d.m.th. iu
shkruan atij dhjetė sevape). Pastaj erdhi
njė njeri tjetėr dhe tha: Es-selamu alejkum ue
rrahmetullah! I Dėrguari salallahu alejhi ue
selem ia ktheu selamin dhe ai u ul. I Dėrguari
salallahu alejhi ue selem tha: Njėzet (d.m.th.
iu shkruan atij njėzet sevape). Pastaj
erdhi njė njeri tjetėr dhe tha: Es-selamu alejkum
ue rrahmetullahi ue berekatuhu! I Dėrguari
salallahu alejhi ue selem ia ktheu selamin dhe ai
u ul. I Dėrguari salallahu alejhi ue selem tha:
Tridhjetė (d.m.th. iu shkruan atij tridhjetė
sevape). Ebu Davudi 5195 dhe Tirmidhiu
2689 dhe ka thėnė: Hadithi ėshtė hasen-sahih.
Nga ky hadith kuptojmė se selami mund tė jepet nė
shumė forma:
1. tė thuash Es-selamu alejkum (ke vetėm dhjetė
sevape);
2. tė thuash Es-selamu alejkum ue rrahmetullah
(dhe ke njėzet sevape);
3. te thuash Es-selamu alejkum ue rrahmetullahi
ue berekatuhu (dhe ke tridhjetė sevape), qė ėshtė
edhe mė e mirė dhe mė e preferuar.