Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Veprat qė e shtojnė dashurinė e Allahut pėr ty (2)

   Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Jemi duke sqaruar disa prej veprave qė e shtojnė dashurinė e Allahut pėr robin e Tij. Ndėr kėto vepra janė edhe:

4. Ta duam Allahun e Lartėsuar mė shumė se ēdo gjė tjetėr, edhe mė shumė se veten tonė, duke iu nėnshtruar urdhrave tė Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, edhe nėse kjo bie ndesh me epshet dhe kėnaqėsitė tona. Allahu i Madhėruar thotė: “Thuaj (o i Dėrguar): “Nė qoftė se baballarėt tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia qė frikėsoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu, se i Dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė pritni derisa Allahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.” (Et-Teube, 24)

Pra, patjetėr duhet t’i japim pėrparėsi asaj vepre me tė cilėn ėshtė i kėnaqur Allahu i Lartėsuar, edhe nėse kjo ėshtė nė kundėrshtim me epshin apo kėnaqėsitė e njeriut. Muslimani duhet tė dojė atė qė do Allahu i Lartėsuar dhe tė urrejė atė qė e urren Ai, tė armiqėsohet pėr hir tė Allahut dhe tė dashurojė pėr hir tė Allahut.
Transmeton Enes ibn Maliku, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Asnjėri prej jush nuk ka besuar derisa tė jem mė i dashur tek ai sesa babai i tij, fėmija i tij dhe se gjithė njerėzimi.” Buhariu nr. 15 dhe Muslimi nr. 44.

5. Vetmimi nė orėt e vona tė natės kur Allahu i Lartėsuar zbret nė qiellin e tokės, duke e adhuruar Atė me namaz dhe lexim Kurani dhe duke e pėrfunduar natėn duke kėrkuar prej Allahut tė Madhėruar falje tė mėkateve dhe mėshirė.
Allahu i Madhėruar thotė: “Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn. Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkatet.” (Edh-Dharijat, 17-18)
Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Zoti ynė i Lartmadhėrishėm zbret ēdo natė nė qiellin e tokės, nga fundi i njė tė tretės sė natės, dhe thotė: “Kush mė lutet Mua t’i pėrgjigjem lutjes sė tij? Kush kėrkon diēka prej Meje t’ia dhuroj atė qė kėrkon? Kush kėrkon prej Meje t’ia fal atij mėkatet?” Buhariu nr. 1145 dhe Muslimi nr. 758.

Sė fundi, e lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė prej atyre tė cilėt Ai i do dhe bėjnė vepra me tė cilat Ai ėshtė i kėnaqur!
 

Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
20.6.2008

                                                      www.klubikulturor.com