Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Thirrja (daveti) nė Islam ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe

Shumica e muslimanėve janė tė informuar se Islami ėshtė fe universale, e zbritur dhe e destinuar pėr mbarė njerėzimin. Allahu i Madhėrishėm ėshtė Zoti i mbarė gjithėsisė, kurse muslimanėve u ėshtė besuar dhe u ėshtė lėnė nė dorė qė kėtė detyrė, gjegjėsisht pėrhapjen e fjalės sė Allahut, ta mbartin te mbarė njerėzimi. Mjerisht, sot shumica e muslimanėve janė bėrė tė pashpirt dhe pa ndjenja karshi kėsaj pėrgjegjėsie! Pėrderisa ekziston pranimi dhe miratimi i fesė islame si rruga mė e mirė e jetės sonė, shohim se njė numėr i madh prej nesh nuk dėshiron qė kėto njohuri t’i ndajė me ata tė cilėve mesazhi (shpallja) ende nuk u ka arritur.

Fjala apo nocioni davet ėshtė fjalė e gjuhės arabe, qė ka kuptimin thirrje apo ftesė. Nė kontekstin islam, termi nė fjalė ka pėr qėllim pėrpjekjet pėr tė pėrhapur dhe propaganduar fenė islame te tė tjerėt.

Nė Kuranin Famėlartė Allahu Fuqiplotė, thotė: “....A e dini ju mė mirė apo Allahu? Kush ėshtė mė mizor se ai, qė e ka dėshminė e Allahut pranė vetes dhe e fsheh. Allahu nuk ėshtė i panjoftuar me veprimet tuaja.”1



Njėzet pyetjet mė tė shpeshta tė jomuslimanėve rreth fesė islame

Nė mėnyrė qė ta pėrhapim mesazhin islam, debati dhe bashkėbisedimi bėhet i pashmangshėm. Ja se ēfarė thotė Allahu i Madhėrishėm nė Kuran: “Ti (Muhamed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. Zoti yt ėshtė Ai qė e di mė sė miri atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mė sė miri pėr tė udhėzuarit.”2

Pėrgjatė mbartjes sė mesazhit islam tek jomuslimanėt nuk ėshtė e mjaftueshme qė atyre t’u tregojmė dhe t’u nėnvizojmė vetėm imazhin pozitiv tė Islamit. Kjo pėr faktin se shumica e jomuslimanėve nuk janė tė bindur rreth sė vėrtetės islame, pėr shkak se pas mendjes sė tyre fshihen disa pyetje rreth Islamit, tė cilat kanė ngelur pa pėrgjigje.

Ata mund tė pajtohen me pohimet tuaja mbi natyrėn dhe karakterin pozitiv tė Islamit, mirėpo nė tė njėjtėn kohė do tė thonė: “Ah! Por ju jeni si muslimanėt e tjerė, tė cilėt martohen me mė shumė sė njė grua. Jeni tė ngjashėm me ata tė cilėt i kanė vėnė gratė nėn kontrollin e tyre duke i mbajtur ato pas mbulesės. Jeni fundamentalistė, etj.”

Unė personalisht jomuslimanėve do t’u parashtroja pyetje ballė pėr ballė, duke pasur parasysh njohuritė e tyre tė kufizuara, tė sakta apo tė gabuara qofshin ato, pa marrė parasysh se prej cilitdo burimi tė jenė ato (njohuri), me njė fjalė, t’i pyes se ēfarė i bėn ata qė nė Islam tė shohin gjėra tė gabuara (tė papranuara pėr logjikėn e tyre). Nga ata kėrkoj dhe i stimuloj qė tė jenė tė hapur dhe tejet tė sinqertė, njėherazi t’i bind jomuslimanėt se jam i gatshėm tė pranoj kritikat e tyre rreth Islamit.

Para disa vitesh, pėrgjatė eksperiencės sime si thirrės nė rrugėn e Allahut, arrita tė kuptoja se ekzistojnė pėrafėrsisht njėzet pyetje ndėr mė tė shpeshtat, tė cilat ēdo jobesimtar i thjeshtė i zotėron nė mendjen e tij. Sa herė qė tė pyesėsh ndonjė nga jomuslimanėt, “ēfarė tė bėn tė ndjesh se nė Islam ka gjėra tė gabuara?”, ai ka pesė apo gjashtė pyetje tė cilat pa ndonjė ndryshim bėjnė pjesė nė grupin e njėzet pyetjeve mė tė shtruara nga ana e jomuslimanėve.


Pėrgjigjet logjike mund ta bindin masėn

Njėzet pyetjet mė tė shpeshta rreth Islamit mund tė gjejnė pėrgjigje me tė drejtė pėrmes logjikės sė njeriut. Shumica dėrmuese e jomuslimanėve janė nė gjendje tė binden duke gjetur pėrgjigje nė kėto pyetje, tė cilat do t’i lexoni nė vazhdim tė temės. Po qe se muslimani i mėson pėrmendėsh apo thjesht i kujton kėto pėrgjigje, me vullnetin e Allahut ai do tė jetė i suksesshėm nė kėtė drejtim, po nuk arriti t’i bindė jomuslimanėt rreth sė vėrtetės islame nė tėrėsi, atėherė do jetė nė gjendje qė sado pak tė largojė keqkuptimet rreth Islamit si dhe tė neutralizojė mendimin e gabuar (negativ) rreth Islamit dhe muslimanėve qė jomuslimanėt tashmė e kanė. Njė numėr i vogėl i tyre mund t’u kundėrpėrgjigjet kėtyre pėrgjigjeve, prandaj kėrkohet qė debatuesi musliman tė sjellė argumente tė tjera mė bindėse nė mėnyrė qė palės tjetėr t’i flejė zemra dhe mė pas tė bindet plotėsisht.


K
eqkuptimet si rezultat i mediave

Keqkuptimi mė i shpeshtė rreth Islamit ėshtė ndėrtuar nė shumicėn e mendjeve tė jomuslimanėve pėr shkak se ata vazhdimisht janė tė keqinformuar dhe tė bombarduar mė keqkuptime tė tilla mbi Islamin. Mediat ndėrkombėtare janė kryesisht tė mbikėqyrura nga bota perėndimore, pa marrė parasysh faktin se a janė ato programe tė huaja satelitore, radio, gazeta, revista apo libra.

Kohėve tė fundit interneti ėshtė bėrė njė mjet jashtėzakonisht i fuqishėm. Ndonėse ky i fundit nuk ėshtė i kontrolluar nga askush, prapėseprapė shohim njė numėr tė madh informatash propagandistike nė internet qė helmuese dhe virulente rreth Islamit.

Natyrisht se edhe muslimanėt janė duke e pėrdorur internetin si mjet pėr tė paraqitur imazhin e vėrtetė tė Islamit dhe muslimanėve, mirėpo duke e krahasuar mundin e tyre me propagandat qė jomuslimanėt janė duke bėrė kundėr Islamit, shohim se muslimanėt kanė mbetur shumė prapa. Shpresoj se pėrpjekjet e muslimanėve do tė rriten dhe do tė vazhdojnė edhe mė tutje.


K
eqkuptimet ndryshojnė me kalimin e kohės

Pyetjet mė tė shpeshta rreth Islamit ndryshojnė varėsisht nga vendi dhe rrethi. Grupi i njėzet pyetjeve mė tė shpeshta ėshtė i bazuar nė kohėn e sotme. Dekada mė parė, grupi i pyetjeve ishte krejtėsisht ndryshe, gjithashtu edhe i dekadave tė fundit. Grupi i pyetjeve mund tė ndryshojė varėsisht nga mediat, se si ato e projektojnė fenė islame.


K
eqkuptimet kudo nė botė janė tė njėjta

Kam bashkėvepruar me njerėz nga vende tė ndryshme tė botės, ndaj dhe kam hasur se njėzet pyetjet mė tė rėndėsishme dhe mė tė shpeshta rreth Islamit janė tė njėjta nė ēdo vend. Ka mundėsi qė disa pyetje shtesė tė ndryshojnė, varėsisht nga kultura, rrethi dhe ambienti ku ata jetojnė. Pėr shembull, nė Amerikė, si pyetje shtesė ėshtė: "Pėrse feja islame ndalon marrjen dhe dhėnien e kamatės? Midis kėtyre njėzet pyetjeve mė tė shpeshta kam futur edhe ca pyetje jashtėzakonisht tė kėrkuara nga ana e indianėve jomuslimanė. Fjala vjen; "Pėrse muslimanėt ushqehen me ushqime jovegjeteriane (me mish)? Qėllimi pse kam futur njė pyetje tė tillė, ka qenė si rezultat i numrit tė madh tė indianėve, tė cilėt janė tė shpėrndarė kudo nė botė, ndaj dhe pėrbėjnė 20%, respektivisht 1/5 tė popullsisė globale. Si rrjedhojė pyetjet e tyre po shpeshtohen dhe po shtrohen nga ana e jomuslimanėve pėrreth globit.


Keqkuptimet e jomuslimanėve "studiues"Islamit

Ekziston njė numėr i madh jomyslimanėsh tė cilėt e kanė studiuar fenė islame. Shumica prej tyre kanė lexuar libra mbi Islamin, libra kėto tė shkruara njėanshmėrisht, gjegjėsisht libra me frymė kritike mbi Islamin. Kėta jomuslimanė posedojnė edhe njė grup shtesė tė njėzet keqkuptimeve mė tė shpeshta rreth Islamit. Pėr shembull, jomuslimanėt pretendojnė se kinse kanė zbuluar kontradikta nė Kuran, tė tillėt debatojnė se Kurani ėshtė joshkencor, etj. Pėr kėto keqkuptime ekziston njė serė pėrgjigjesh shtesė, tė cilat definojnė njėzet keqkuptimet tė pranishme nė mesin e jomuslimanėve, tė cilėt e kanė studiuar Islamin nga burime tė shtrembėruara.
Gjatė ligjėratave tė mia publike dhe nė librin "Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta tė jomuslimanėve mbi Islamin, me njohuri tė kufizuara mbi fenė islame", u jam pėrgjigjur njėzet pyetjeve paksa mė tė shpeshta ndėr jomuslimanėt.

1. Poligamia


Pyetja:
Pėrse mashkullit nė fenė islame i lejohet qė tė martohet me mė shumė sė njė grua?
Pėrse poligamia ėshtė e lejuar nė Islam?

Pėrgjigjja

1. Pėrkufizimi i poligamisė:
Poligamia nėnkupton njė sistem martese, pėrmes sė cilės njė person e ka tė lejuar qė tė ketė mė shumė sė njė bashkėshorte. Poligamia mund tė jetė dy llojesh. Njėra quhet poligoni, ku njė burrė martohet me mė shumė se njė grua, kurse lloji i dytė i poligamisė ėshtė poliandria, ku njė grua (nė tė njėjtėn kohė) martohet me mė shumė se njė burrė. Nė Islam, poligonia e kufizuar, juridikisht ėshtė e lejuar, kurse pėr sa i pėrket poliandrisė, ajo ėshtė rreptėsisht e ndaluar. Tani tė ndalemi tė pyetja jonė, se pėrse mashkullit i lejohet qė tė martohet mė shumė se me njė grua.

2. Kurani ėshtė libri i vetėm hyjnor nė kėtė botė, nė tė cilin shkruan: “martohu vetėm me njė”
Libri i shpallur, Kurani, ėshtė libri i vetėm nė faqen e kėsaj gjithėsie, nė tė cilin shkruan: "martohuni me njė grua"1. Nuk ekziston asnjė libėr tjetėr hyjnor i ngjashėm me Kuranin, i cili e porosit njeriun qė tė martohet vetėm me njė grua.

Nė asnjė libėr tjetėr tė shenjtė (hyjnor) nuk ka mundėsi qė dikush tė gjejė shtrėngim apo frenim kur ėshtė nė pyetje numri i grave, pa dallim, qoftė ai i Vedas, Ramayan, Mahabarat, Geta, Talmudi apo Bibla. Bazuar nė citatet e librave tė sipėrpėrmendur, ēdo mashkull ka tė drejtė tė martohet me sado qė ai dėshiron. Vetėm mė vonė, shohim se klerikėt hindus dhe kishat e krishtera bėnė njė kufizim duke e shtrėnguar martesėn vetėm me njė grua. Personalitete dhe figura tė shumta fetare hinduse kanė pasur shumė gra. Sipas librave tė tyre hyjnor shohim se ata e kishin tė lejuar njė gjė tė tillė, pėr shembull Mbreti Dashrat, babai i Rama’s, kishte mė shumė se njė grua. Gjithashtu edhe Krishna kishte shumė gra.

Nė kohėt e hershme, meshkujve tė krishterė u lejohej qė tė martoheshin me aq sa ata dėshironin, kjo natyrė manifestohej pasi Bibla nuk posedonte ndonjė kufizim apo rregull se sa gra mund tė ketė mashkulli nė tė njėjtėn kohė. Ndalimi i martesės me shumė gra apo pėrkufizimi i martesės vetėm me njė grua haset vetėm disa shekuj mė parė, kur Kisha ndaloi njė gjė tė tillė, dukė e kufizuar martesėn me shumė gra dhe duke caktuar qė mashkulli e ka tė lejuar qė tė martohet vetėm me njė.

Nė Judaizėm, poligonia ėshtė e lejuar. Sipas jurisprudencės sė Telmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejmani) posedonte njėqind gra. Ky zakon vazhdoi tė praktikohej deri nė kohėn e Rabbi Gershom bin Jehudah (960 C.E deri nė 1030 C.E), i cili lėshoi njė dekret (urdhėr) pėr ndalimin e kėtij zakoni. Komuniteti sefardik jehud, tė cilėt jetonin nė shtetet islame, vazhduan ta praktikonin zakonin e martesės me shumė gra gjer nė vitet e fundit, gjegjėsisht deri nė vitin 1950, deri kur akti nga prijėsi kryesor i rabinėve tė Izraelit, pėrhapi urdhrin mbi ndalimin e martesės me mė shumė se njė grua.

*Shėnim mė rėndėsi: Sipas regjistrimeve tė pėrgjithshme (censusit) tė Indisė, nė vitin 1975 hindusėt kishin qenė mė shumė poligonues sesa muslimanėt, d.m.th praktika e martesės me shumė gra ishte mė e madhe tek hindusėt sesa te vetė muslimanėt.
Raporti i Kėshillit pėr Pozitėn e Gruas nė Islam, ‘Committee of The Status of Women in Islam’, i publikuar nė vitin 1975, nė faqet 66 dhe 67, tregon se pėrqindja e poligamisė pėrgjatė viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% nga ana e hindusėve, kurse vetėm 4.31% nga ana e muslimanėve. Bazuar nė ligjin e Indisė pėr tė drejtėn dhe legjitimitetin e poligamisė, vetėm muslimanėt janė tė lejuar tė kenė mė shumė se njė grua. Nė shtetin e Indisė ėshtė jolegjitime pėr jomuslimanin qė tė ketė mė shumė se njė grua. Pavarėsisht nga ndalesa (ilegaliteti) e kėtij fenomeni, hindusėt kanė shumė gra nė krahasim me muslimanėt. Kohė mė parė, ndalesa pėr sa i pėrket numrit tė grave nuk ishte e pranishme as pėr hindusėt, me njė fjalė atyre u lejohej poligamia. Vetėm nė vitin 1954, me Aktin pėr Martesėn Hinduse – Hindu Marriage Act – u bė ilegale qė njė hindus tė ketė mė shumė se njė grua. Ē’ėshtė e vėrteta, njė ndalesė e tillė vjen nga legjislacioni indian, i cili e ndalon mashkullin tė martohet me shumė se njė grua, e jo citatet e shenjta hinduse (Hindu Scriptures).

Le tė zbėrthejmė tani arsyen se pėrse Islami i lejon mashkullit poligaminė.

3. Kurani lejon poligaminė e kufizuar
Siē kam thėnė edhe mė lart, Kurani ėshtė libri i vetėm hyjnor nė sipėrfaqen e Tokės, nė tė cilin Allahu i Madhėrishėm thotė: “martohu vetėm me njė”. Nė lidhje mė kontekstin nė fjalė, vijon ajeti kuranor i sures Nisa:
“Nė qoftė se frikoheni se nuk do tė jeni tė drejtė ndaj bonjakeve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, me tri e me katra. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni.”4

Limiti pėr poligaminė - para zbritjes sė Kuranit - nuk ishte i pėrkufizuar, thėnė mė mirė, martesa me shumė gra nuk kishte ndonjė limit tė caktuar, ndaj dhe shumė meshkuj kishin shumė gra, madje kishte burra qė nė pushtetin e tyre numėronin njėqind gra. Islami erdhi duke vėnė pėrkufizimin deri nė katėr gra. Islami legjitimoi pėr mashkullin qė tė martohet me dy, tri apo katėr gra, mirėpo njė gjė e tillė lejohet vetėm atėherė kur plotėson kushtin, qė ndaj tyre tė mbahet drejtėsi, d.m.th. mes grave tuaja tė jeni tė drejtė. Allahu i Plotfuqishėm, nė tė njėjtėn sure na tregon rreth pamundėsisė sė mbajtjes sė drejtėsisė nė mes tyre:

“Ju kurrsesi nuk do tė mund ta mbani drejtėsinė mes grave edhe nėse pėrpiqeni, pra mos anoni plotėsisht nga ndonjėra e tė lini tjetrėn si tė varur. E nėse pėrmirėsoheni dhe ruheni se (padrejtėsisė), Allahu ju fal dhe ju mėshiron.”
5

Prandaj poligonia nuk ėshtė njė parim, por ėshtė njė pėrjashtim i lejuar. Shumė njerėz janė tė sunduar nga keqkuptimi se poligonia (poligamia) ėshtė e domosdoshme pėr muslimanin, d.m.th. se muslimani ėshtė i detyruar qė tė ketė mė shumė se njė grua.

Mė gjerėsisht, Islami ka pesė kategori tė tė lejuarave dhe tė ndaluarave
(i) ‘Farz’, e detyrueshme apo obligative.
(ii) ‘Mustehab’, e pėlqyeshme apo inkurajuese.
(iii) ‘Mubah’, e lejueshme apo e pranueshme
(iv) ‘Mekruh’, e papėlqyeshme, joinkurajuese
(v) ‘Haram’, e ndaluar apo diēka jolegjitime.

Meqė pėrmendem kategoritė, shohim se poligamia hynė nė rangun e gjėrave tė lejuara, por assesi tė obliguara – qė medoemos duhen aplikuar -, si rrjedhojė, nuk mund tė thuhet e as tė pretendohet se ai qė ka dy, tri apo katėr gra ėshtė musliman mė i mirė se ai i cili ka vetėm njė grua.

4. Jetėgjatėsia mesatare e grave ėshtė mė e madhe se ajo e burrave

Nga natyrshmėria meshkujt dhe femrat janė tė lindura pėrafėrsisht me njė proporcion tė njėjtė. Foshnja e gjinisė femėrore posedon mė shumė imunitet se ajo e gjinisė mashkullore. Foshnja e gjinisė femėrore ėshtė nė gjendje t’i luftoj mikrobet dhe sėmundjet e tjera shumė mė mirė sesa foshnja mashkull. Pėr kėtė shkak, pėrgjatė moshės se pediatrisė, gjejmė se vdekja merr mė shumė foshnje tė gjinisė mashkullore nė krahasim me numrin e vogėl tė foshnjave femra.

Gjithashtu, gjatė luftėrave gjejmė se numri i meshkujve tė vrarė nė luftė ėshtė mė i lartė se ai i grave. Po ashtu, mė shumė burra vdesin nė krahasim me gratė si rezultat i aksidenteve dhe sėmundjeve, si rrjedhojė jetėgjatėsia mesatare e grave ėshtė mė e madhe se ajo e burrave dhe secili nga ne ėshtė nė gjendje tė gjejė dhe te konstatojė se numri i tė vejave ėshtė mė i lartė sesa numri i vejanėve.

 


Mr. Feim Dragusha
26.10.2008


Burimi: ANSWERS TO NON – MUSLIMS’ COMMON QUESTION ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam) Islamic Research Foundation.
1 Nė lidhje me kėtė, Allahu Fuqiplotė thotė: “Nė qoftė se frikėsoheni se nuk do tė jeni tė drejtė ndaj bonjakėve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė: me dy, me tri, e me katra, e nėse keni frikė se nuk do tė jeni tė drejtė, atėherė martohuni me njė grua ose me atė qė e keni nė pushtetin tuaj. Nė kėtė mėnyrė mė sė lehti do t’i ruheni padrejtėsisė” (Kurani, En-Nisa 4). Duhet ta pėrmend se ajeti i sipėrshėnuar ka zbritur pas betejės sė Uhudit, nė tė cilėn ranė shehid njė numėr i madh muslimanėsh. Shumė gra tė dėshmorėve kishin mbetur tė veja, prandaj nė mėnyrė qė edhe kėtyre grave t’u sigurohej jeta, u lejua edhe poligamia, e cila pėr kohėn tė cilėn po e jetojmė ėshtė mė se e nevojshme pėr shkak se kjo ndalon nga imoraliteti (zinaja). Tė gjithė ata qė thėrrasin pėr moslejimin e martesės me mė shumė se njė grua, i gjejmė tė kenė lidhje jolegjitime me vajza, apo gra tė tjera. Njė numėr jashtėzakonisht i madh i vajzave tani kanė mbetur tė pamartuara si rezultat i emigrimit tė tė rinjve tanė. (shėn. i pėrk).
2 Kur’an, En-Nisa, 3.
3 Kur’an, En-Nisa, 129
4 Kur’ani, El-Bekare: 140
5 Kur’ani, En-Nahl: 125.

                                                      www.klubikulturor.com