Tė
shpeshtuarit e veprave tė mira dhe kalimi i kohės nė to
Ky ėshtė
ilaēi me ndikimin mė tė madh pėr zemrėn e sėmurė
dhe ndikimi i tij nė forcimin e imanit ėshtė i
madh dhe i dukshėm. Shembullin mė tė mirė na e jep
Ebu Bekėr Es-Sidiku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
kur Pejgamberi alejhi selam i pyeti sahabėt e tij:
"Kush nga ju ka agjėruar sot? Ebu Bekri
tha: "Unė". Pastaj Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem pyeti: "Kush nga ju ka pėrcjellė sot
ndonjė xhenaze? Pėrsėri u pėrgjigj Es-Sidiku.
Pastaj Pejgamberi alejhi selam pyeti: "Kush nga
ju sot ka ushqyer ndonjė tė varfėr?Sėrish u pėrgjigj
Ebu Bekri. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
pyeti: "Kush nga ju sot ka vizituar ndonjė tė
sėmurė? Edhe kėsaj radhe u pėrgjigj Ebu Bekri
dhe tha "Unė." Pėr kėtė Pejgamberi alejhi selam
tha: "Kėto asnjė njeri nuk do t'i mbledhė e qė
mos ta fusin nė xhenet."1
Ky hadith na tregon pėr atė se Ebu Bekri,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė i ka kushtuar
rėndėsi tė posaēme shfrytėzimit tė kohės nė vepra
tė mira dhe nė pėrfshirjen e llojeve tė ndryshme
tė ibadeteve. Pejgamberi alejhi selam, kur i pyeti
sahabėt, rastėsisht e shtyu Ebu Bekrin tė tregojė
qė ditėt e tij ishin tė mbushura me ibadete.
Selefėt kanė arritur mjaft duke bėrė vepra tė mira
dhe kanė shpenzuar mjaft kohė pėr t'i kryer ato.
Njė fjalė e urtė qė e kanė pėrmendur paraardhėsit
tanė tė mirė ėshtė njė shembull i mirė, siē ėshtė
Hamad ibn Seleme, pėr tė cilin Abdurrarhman ibn
Mehdiu ka thėnė: "Sikur t'i kishin thėnė Hamad
ibn Selemes se nesėr do tė vdiste, nuk do tė
kishte mundėsi tė
shtonte asnjė vepėr tjetėr tė mirė.
Muslimani pėr tė kryer
vepra tė mira duhet t'i kushtojė rėndėsi
kėtyre gjėrave:
-Tė nxitojė
nė bėrjen e veprave tė mira, sepse Allahu i Lartėsuar
thotė: "Dhe ngutuni (me
punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj
dhe pėr njė xhenet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si
gjerėsia e qiejve dhe e tokės."2
Dhe thotė:
"Shpejtoni nė atė qė fitoni falje
prej Zotit tuaj dhe xhenetin, qė gjerėsia e tij
ėshtė si gjerėsia e qiellit e tokės."3
Domethėnia e kėtyre ajeteve i ka shtyrė
sahabėt qė tė shpejtojnė pėr tė bėrė vepra tė
mira. Muslimi nė Sahihun e tij, nga Enes ibn
Maliku, transmeton rastin nga lufta e Bedrit, kur
mushrikėt janė afruar dhe Pejgamberi ka thėnė:
"Ngutuni drejt xhenetit, hapėsirat e tė
cilit janė sa hapėsirat e qiejve dhe
tokės. Pėr kėtė, Umejr ibn el-Hamam el-Ensariu
ka pyetur: "O i Dėrguari i Allahut, Xheneti hapėsirat
e tė cilit janė sa hapėsirat e qiejve dhe
tė tokės? I Dėrguari tha: "Po. Umejri
tha:
"Buh, buh.4
Pejgamberi alejhi selam e ka pyetur: "Ēka tė
shtyn ti thyesh kėto fjalė? Ai tha:
"Pasha Allahun, o i Dėrguar i Allahut, nuk mė
shtyu asgjė tjetėr pėrveē shpresės qė tė jem unė
njė ndėr banorėt e tij. I Dėrguari tha:
"Ti je njė ndėr ata." Pastaj Umejri i nxori
disa hurma dhe filloi t'i hajė e tha: "Por, a
do tė jetoj aq sa t'i ha kėto hurma? Kjo ėshtė
jetė e gjatė pėr mua. I hodhi hurmat, u
ngrit, filloi tė luftojė derisa ra shehid.5
Dikur Musai alejhi selam ėshtė ngutur qė ta
takojė Zotin e tij: "...unė u nguta te Ti, o
Zoti im, qė tė jesh i kėnaqur ndaj meje!6
Duke lavdėruar Zekerijan alejhi selam dhe familjen
e tij i Lartėsuari ka thėnė:
"Ata
pėrpiqeshin pėr punė tė mira, Na luteshin duke
shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues
ndaj Nesh. "7
Pejgamberi
alejhi selam ka thėnė: "Nuk ka tė ngutur,
pėrveē nė punė pėr ahiret. E nė versionin
tjetėr thuhet: "Ska
ngutje pėrveē nė tė bėrit mirė.8
- Vazhdueshmėria nė tė bėrit e
veprave tė mira:
Allahu i
Lartėsuar nė hadith kudsij ka thėnė:
"Robi im nuk do tė ndalet duke mu
afruar me nafile, derisa nuk do ta dua "9
Ky hadith na nxit nė vazhdimėsinė e
kryerjes sė nafileve. Nė hadithin tjetėr qėndron:
"Bashkoni nė mes tė haxhit dhe umres,
d.m.th. i bashkoni me vepra tė mira, qė gjithashtu
na udhėzon nė vazhdueshmėrinė e veprave tė mira.
Ky princip ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr forcimin
e imanit dhe ruajtjen e shpirtit qė tė mos
asgjėsohet, qė tė mos prishet dhe qė mos ta mundė
pesimizmi. Vepra e vogėl nė tė cilėn pėrqendrohesh
ėshtė mė e mirė sesa vepra e madhe e cila kryhet
shumė rrallė.
Pejgamberi
alejhi selam ėshtė pyetur pėr veprėn mė tė dashur
tek Allahu pėr tė cilėn ka thėnė:
"Ajo e cila bėhet vazhdimisht,
qoftė edhe e vogėl."10
Pėrqendrueshmėria nė tė bėrit e veprave tė mira e
forcon imanin. Kėshtu
ka
vepruar Pejgamberi alejhi
selam, pra kur ka bėrė ndonjė vepėr ėshtė
pėrqendruar nė tė.11
- Tė dhėnit mund pėr vepra tė mira
Shėrimi
i ngurtėsisė nė zemėr nuk duhet tė jetė i
karakterit tė pėrkohshėm, sikur imani tė
pėrmirėsohej vetėm pėrkohėsisht, pas sė cilės do
tė rikthehej dobėsia e vjetėr. Por ėshtė e
nevojshme qė ai shėrim tė jetė i pėrhershėm, gjė
qė nuk arrihet pa njė angazhim tė madh nė ibadete.
Allahu i Lartėsuar nė Kuran na jep shembuj pėr
robėrit e Tij tė afėrm, tė cilėt kanė qenė tė
pėrqendruar nė ibadete. Nga ato ajete pėrmendim:
"Argumentet tona i besojnė, nė tė vėrtetė, ata
qė kur kėshillohen me to, bien nė fytyra (bėjnė
sexhde), qė madhėrojnė Zotin e tyre nė shenjė
falėnderimi dhe ata nuk bėjnė kryelartėsi. Anėt e
shtatit tė tyre braktisin pėr tė lutur Zotin e
tyre nė frikė e shpresė: ata shpenzojnė (nė mirėsi
e pėr ēėshtjen e Allahut) nga ato (begati) tė
cilat ua kemi dhuruar Ne."12
Pastaj Allahu
i Madhėruar thotė: "Ata
qenė tė cilėt pak flinin natėn. Dhe nė syfyr (kah
mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkatet.
Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė
pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė por
nuk lyp)."13
Duke lexuar mbi angazhimin e selefėve pėr tė arritur pėrqendrim nė tė
nėnshtruarit, na shpie nė hutim, si p.sh: ata njė
tė shtatėn e Kuranit e kanė lexuar ēdo ditė,
namazin e natės e kanė falur rregullisht edhe nė
luftėra, kanė adhuruar Allahun dhe janė falur deri
nė thellėsi tė natės, edhe po tė ishin nė burgje.
Kanė qėndruar nė safa tė bashkuar kėmbėt e tyre,
lotėt u rridhnin nėpėr fytyrat (faqet) e tyre.
Kanė menduar mbi krijimin e qiejve dhe tokės, i
mashtronin gratė e tyre ashtu siē e mashtron nėna
fėmijėn e saj: pasi ato (gratė) i zinte gjumi,
ngriheshin nga shtrati dhe falnin namaz nate.
Natėn e kanė ndarė pėr vete dhe familjen e tyre,
kurse ditėn e kalonin me agjėrim, mėsim,
mėsimdhėnie, pėrcjellje tė xhenazes, vizitėn e tė
sėmurėve dhe duke i ndihmuar tė tjerėt. Disa nga
ata, me vite tė tėra nuk e kanė lėshuar tekbirin
fillestar me imam nė xhemat. Zemrat i kanė pasur
tė lidhura me xhaminė, kanė pritur namazet njėrin
pas tjetrit, i kanė mbajtur familjet e
njėri-tjetrit vite me radhė pas vdekjes sė shokėve
tė tyre. Me kėto lloj veprimesh imani pa dyshim se
rritet.
- Mosshqetėsimi i vetes
Pėrqendrimi nė vepra tė mira, duke u munduar nė
kryerjen e tyre nuk do tė thotė tė nėnshtruarit e
trupit nė mundime pėr tė cilėn ai nuk ėshtė i aftė
dhe sjellja e shpirtit nė kufi tė mėrzisė, nga tė
cilat ajo do tė bėhej e pakujdesshme nė kryerjen e
ibadeteve. Qėllimi ėshtė qė ibadeti i zakonshėm tė
mos ndėrpritet. Principi i tė mbajturit tė njeriut
nė njė drejtpeshim nė mes dy ekstremeve ėshtė qė
ibadeti i tij tė jetė nė kufi tė aftėsive tė tij,
njėkohėsisht duke e inkurajuar veten pėr tė kryer
mė tepėr ibadete.
Kur ndihet shpirtėrisht i fuqishėm, do t'u
dorėzohet ibadeteve, e kur ndien plogėshti
(dobėsi) do tė jetė mesatar duke mos iu afruar
minimumit. Nė tė kuptuarit e kėtillė na udhėzojnė
hadithe tė shumta tė Pejgamberit tė Allahut, si
pėr shembull: "Feja ėshtė e lehtė dhe askush nė tė
nuk e ka tepruar, e qė ajo nuk e ka mundur,
prandaj mbahuni rrugės mesatare."14
Nė versionin tjetėr qėndron: "...bėhuni mesatarė
dhe do tė arrini atė qė dėshironi."15
Imam Buhariu nė kapitullin mbi atė qė ėshtė e
papėlqyer prej teprimit nė adhurim transmeton
hadithin nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
se ka thėnė:
"Ka ardhur
Pejgamberi alejhi selam dhe ka parė njė litar tė
lidhur mes dy shtyllave dhe ka pyetur: Ēėshtė
ky litar? I thanė: I takon Zejnebes. Kur ajo
lodhet gjatė tė falurit, kapet tek aji. Pėr kėtė
ai tha: "Mos veproni
ashtu. Zgjidheni litarin dhe faluni (duke qėndruar
nė kėmbė) kur jeni tė ēlodhur, e kur tė lodheni,
uluni.16
Kur Pejgamberi alejhi selam ka
marrė vesh se Abdullah ibn Amr ibn Asi tėrė natėn
e kalonte nė namaz dhe agjėronte ēdo ditė pa
ndėrprerė, ia ndaloi njė gjė tė tillė duke ia
sqaruar: "Nėse vazhdon
kėshtu, do t'i dobėsosh sytė e tu dhe
do
ta
lodhėsh trupin.
I Dėrguari
alejhi selam nė njė hadith tjetėr thotė:
"Obligojeni veten aq sa keni
mundėsi tė punoni, sepse me tė vėrtetė i
Lartėsuari Allah nuk lodhet, derisa ju tė lodheni
e nė tė vėrtetė tek Allahu i Lartėsuar mė tė
pranuara janė veprat nė tė cilat pėrqendrohesh (i
bėn vazhdimisht), qofshin ato edhe tė vogla.17
- Plotėsimi i ibadeteve tė
lėshuara
Nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė:
Atė qė e zė gjumi natėn kur ai zakonisht lexon
Kuran, ose nė njė pjesė tė saj, dhe e lexon
(atė ēka ka pas ndėrmend ta lexojė natėn)
nė kohėn mes sabahut dhe drekės,
do t'i shkruhet sikur ta kishte lexuar gjatė
natės.18
Aishja,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke folur pėr
ibadetin e Pejgamberit alejhi selam thotė:
"Kur falte ndonjė namaz (nafile), e falte atė
vazhdimisht, e kur i kalonte namazi i natės, pėr
arsye se e kaplonte gjumi ose ndonjė dhimbje, e
plotėsonte atė duke i falur dymbėdhjetė rekate
ditėn."19
Nė njė transmetim tjetėr: "Kur e zinte gjumi
natėn ose ishte i sėmurė
do t'i falte ditėn dymbėdhjetė rekate."20
Kur pa Umu
Seleme, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se falte dy
rekate pas ikindisė, e ka pyetur: Pse e bėn
kėtė? e ai iu pėrgjigj me fjalėt:
"O bija e Ebu Umejes, mė pyet pėr
dy rekate pas ikindisė. Mė ka ardhur njė grup
njerėzish nga fisi i Abdul Kajsit, kam qenė i zėnė
dhe kam lėshuar dy rekate tė cilat falen pas
dreke, pra kėto janė ato dy rekate."21
"E kur i kalonin
katėr rekate tė sunetit qė falen para farzit tė
drekės, i falte mė vonė.22
Kėto hadithe na udhėzojnė nė atė se sunetet e
forta falen kaza. Ibn Kajimi Allahu e mėshiroftė,
duke folur mbi agjėrimin e Pejgamberit alejhi
selam nė muajin Shaban, nė tė cilin ka agjėruar mė
shumė se nė muajt e tjerė, pėrmend tri mundėsi pėr
shkakun se pse ka vepruar kėshtu. Prej tyre ėshtė
se
Pejgamberi alejhi selam ka agjėruar tri ditė tė
ēdo muaji dhe ndoshta nė ndonjė muaj i ka lėshuar
pa agjėruar tri ditė, kėshtu qė ka agjėruar nė
muajin Shaban mė tepėr pėr ti plotėsuar pėr
nga
tri ditė pėr ēdo muaj, para Ramazanit."23
Ēdo Ramazan, Pejgamberi alejhi selam dhjetė ditėt
e fundit i kalonte nė itikaf dhe kur njė herė nuk
ka pasur mundėsi tė hyjė nė itikaf pėr shkak tė
udhėtimit, kėtė e ka kompensuar vitin e ardhshėm
duke ndenjur nė itikaf njėzet ditė tė Ramazanit.24
- Shpresa se veprat e mira do tė
pranohen dhe frika se ka mundėsi qė tė
mos pranohen
Pas dhėnies sė mundit gjatė bėrjes sė
veprave
tė mira, duhet shpresuar se ato do tė jenė tė
pranuara e njėkohėsisht duke pasur frikė qė tė mos
pranohen. Nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, transmetohet se ka thėnė: "E kam pyetur
Pejgamberin alejhi selam pėr ajetin:
"Edha
ata tė cilėt nga ajo qė u jepet e shpėrndajnė dhe
zemrat e tė cilėve janė plot me frikė...
A janė nga
ata qė pinė verė dhe vjedhin? Tha: Jo, o bija
e Sidikut, janė ata qė agjėrojnė, falen, japin
sadaka dhe frikėsohen
se ndoshta nuk do t'u pranohen janė ata tė cilėt
garojnė pėr tė bėrė vepra tė mira.25
Ebu Derda, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė:
Sikur tė isha i sigurt se Allahu i Lartėsuar do
tė ma pranonte njė namaz, do tė isha mė i kėnaqur
sesa pėr tėrė dynjallėkun dhe gjithēka nė tė,
sepse Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
Me tė
vėrtetė, Allahu pranon vetėm prej tė sinqertėve.26
Nga vetitė e
besimtarėve ėshtė qė tė jenė tė nėnshtruar para
Allahut tė Lartėsuar dhe urdhėresave tė Tij.
Pejgamberi alejhi selam thotė:
"Sikur njeriu tė qėndrojė nė sexhde
qė nga dita e lindjes sė tij e deri nė momentin e
vdekjes nė njė pleqėri tė thellė, pėr ta arritur
kėnaqėsinė e Allahut, kjo do ti ishte dukur pak
nė Ditėn e Gjykimit."27
Kush e njeh Allahun dhe veten e tij, do t'i bėhet
e qartė se e gjithė ajo ēka ka punuar ėshtė e
pamjaftueshme, edhe sikur tė kishte bėrė sa tė
gjithė njerėzit dhe xhinėt sė bashku, por Allahu i
pranon veprat vetėm nga pėrsosmėria e Tij,
dhurueshmėria, mirėsia e Tij, pėr tė cilat
gjithashtu edhe shpėrblen.
Muhamed Salih El Munexhid
Pėrktheu: Eroll Nesimi
19.10.2008