Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Si e kanė kaluar Ramazanin paraardhėsit tanė besimtarė

Ne duhet tė shikojmė shembullin e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, tė shokėve tė tij dhe tė gjeneratave tė hershme tė muslimanėve, nėse dėshirojmė tė pėrfitojmė maksimumin prej muajit tė bekuar. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thoshte: “Mė tė mirėt e umetit tim do tė jenė gjenerata pas meje. Pastaj ata pas tyre, dhe pastaj ata pas tyre.” (Sahihul Buhari: 2652 dhe Sahihu Muslim: 2533)

Ne do tė shikojmė disa nga veprat tė cilave paraardhėsit e devotshėm u kanė kushtuar vėmendje gjatė Ramazanit.


Leximi i Kuranit

Allahu thotė: “Muaji i Ramazanit ėshtė muaj nė tė cilin ka zbritur Kurani.” [El-Bekare, 185]

Pėr kėtė arsye, ne shohim se paraardhėsit tanė tė devotshėm e kanė shtuar pėrsėritjen e Kuranit nė Ramazan. Ibrahim En-Nehaiu tregon se El-Eswed Bin Jezidi e ka bėrė hatme Kuranin ēdo tė dytėn natė nė Ramazan. Ai ka fjetur vetėm ndėrmjet akshamit dhe jacisė. Jashtė Ramazanit, ai ka bėrė hatme Kuranin ēdo gjashtė net.

Abdul-Melik Bin Ebi Sulejmani ne tregon se Seid Bin Xhubejri po ashtu e ka bėrė hatme Kuranin ēdo tė dytėn natė.

Po ashtu ėshtė thėnė qė Velidi e ka bėrė hatme Kuranin ēdo tė tretėn natė, por nė muajin e Ramazanit ai e bėnte hatme atė 17 herė.

Selam Bin Ebu Muti’ na tregon qė Katades i ėshtė dashur normalisht shtatė ditė pėr tė lexuar Kuranin, por nė Ramazan atij i duheshin vetėm tri ditė pėr ta bėrė kėtė. Vėrtet ai e bėnte hatme Kuranin ēdo natė.

Kasim Bin Ali e pėrshkruan babanė e tij, Ibėn Asakirin, autorin e famshėm tė librit “Historia e Damaskut”, kėshtu: “Ai gjithnjė i ka kushtuar vėmendje namazit tė tij me xhemat dhe ishte i pėrhershėm nė kėndimin e Kuranit. Ai gjithnjė e bėnte hatme Kuranin tė premteve. Mirėpo nė Ramazan ai e bėnte kėtė ēdo ditė dhe tėrhiqej nė minaren lindore tė xhamisė.”

Dhehebiu shkruan kėshtu pėr Ebu Barakat Hibetullah Bin Mahfudh: Ai lexonte tė drejtėn islame dhe lexonte Kuran. Ai ishte i njohur pėr bamirėsinė e tij dhe veprat e mira. Gjatė muajit tė Ramazanit ai e bėnte hatme Kuranin tridhjetė herė.”


Zgjimi pėr namazin e natės

Saib Bin Jezidi rrėfen: “Omer Ibėn Hattabi ka urdhėruar Ubej Ibėn Ka’bin dhe Temim Ed-Dariun pėr t’i udhėhequr nė namazin e Ramazanit. Secili prej tyre lexonte njėqind ajete nė njė rekat, derisa ne duhej tė mbėshteteshim nė shkop pėr shkak tė gjatėsisė qė duhej tė qėndronim. Ne arrinim ta mbaronim namazin vetėm pak para kohės sė sabahut.” [Musannefi i Abdurr-Rezzakut: 7730 dhe Suneni i Bejhekiut: 4392]

Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, rrėfen se ka dėgjuar babanė e tij duke thėnė: “Derisa ne pėrfundonim namazin nė Ramazan, shėrbėtorėt duhej tė nguteshin pėr tė pėrgatitur ushqimin nga frika se mos po agonte dita.” [El-Muwatta’: 254]

Abdurr-Rahman Ibėn Hurmuzi na tregon se imamėt e teravive e pėrfundonin leximin e Sures Bekare gjatė tetė rekateve tė namazit. Ndėrsa kur ata e pėrfundonin leximin nė dymbėdhjetė rekate, njerėzit konsideronin se lexuesit ishin duke ua lehtėsuar gjėrat atyre. [Musannefi i Abdurr-Rezzakut: 7734 dhe Suneni i Bejhekiut: 4401]

Nafiu tregon se Ibėn Omeri falte namaz nė shtėpinė e tij gjatė muajit tė Ramazanit. Kur njerėzit dilnin nga xhamia, ai shkonte nė Xhaminė e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, duke marrė me vete ujė. Ai nuk dilte nga xhamia derisa e falte namazin e sabahut. [Suneni i Bejhekiut: 4384]

Imran Ibėn Hudajri na tregon se Ebu Mijlazi i printe xhematit nė Ramazan nė lagjen e tij. Ai e bėnte hatme Kuranin gjatė shtatė ditėve. [ Musannefi i Ibėn Ebi Shejbes: 7677]


Bujaria nė dhėnien e lėmoshės

Ibėn Abbasi thotė: “I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ishte mė bujari nga tė gjithė nė bėrjen e veprave tė mira dhe ishte nė bujarinė mė tė lartė gjatė muajit tė Ramazanit. Xhibrili e ka takuar atė ēdo vit gjatė muajit tė Ramazanit dhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i recitonte Kuran atij. Ēdo herė qė Xhibrili takohej me tė, ai bėhej edhe mė bujar se era e dėrguar (e freskėt).” [Sahihul Buhari: 1902 dhe Sahihu Muslim: 2308]

El-Muhal-lebi ka bėrė kėtė analizė mbi kėtė hadith [shih Ibėn Batal, Komentimi mbi Sahihun e Buahriut: 4/22-23]:
“Kjo tregon pėr mirėsinė e veprave tė mira dhe qė angazhimi nė disa veprime tė mira hap rrugė pėr kryerjen edhe tė veprave tė tjera. Praktika e kryerjes sė veprimeve tė mira ndihmon njėkohėsisht nė punėt e mira tė mėtejshme. Kėtu shohim qė mirėsia e agjėrimit dhe takimi me Xhibrilin ka ngritur bamirėsinė dhe bujarinė, aq shumė saqė ai bėhej shumė bujar, si era e dėrguar (e freskėt).”

El-Zyan Ibnul-Muniti sqaron krahasimin e “e erės sė dėrguar (tė freskėt)” kėshtu [shih El-Askalani, nė “Fet-hul-Bari”: 4/139]: “Bamirėsia e tij dhe trajtimi i mirė pėr njerėzit e varfėr dhe ata nė nevojė po ashtu edhe pėr ata tė pasurit dhe qė posedojnė mjete tė mjaftueshme ėshtė e gjithanshme, si ndihma qė sjell era e dėrguar (e freskėt).”

Shafiu thotė: “Ėshtė e pėlqyeshme pėr njeriun tė shtojė bamirėsinė nė muajin e Ramazanit. Kjo ėshtė pasim i praktikės sė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Kjo po ashtu arsyetohet me nevojat e njerėzve dhe mirėqenien e tyre, meqenėse shumė prej tyre anė tė shkėputur nga fitimi i mjeteve tė jetesės pėr arsye tė preokupimit me agjėrim dhe namaz.”

Ibėn Umeri nuk e ka prishur agjėrimin nafile asnjėherė, me pėrjashtim kur ka qenė duke u shoqėruar me tė varfrit. Gjithnjė kur dikush ka ardhur gjersa ai ishte duke ngrėnė dhe kėrkonin lėmoshė nga ai, Ibėn Omeri merrte prej bukės sė tij atė qė konsideronte se ėshtė e drejtė e racionit tė tij dhe ngrihej dhe e linte pjesėn tjetėr tė bukės pėr lypėsin. Dhe merrte nga ajo qė kishte mbetur nė duart e tij dhe i jepte familjes sė tij, kėshtu qė kur zgjohej nė mėngjesin tjetėr agjėrueshėm, ai nuk kishte ngrėnė asgjė prej natės sė kaluar. [Letaiful-Me’arif: 314]

Junus Ibėn Jezidi na tregon se gjatė muajit tė Ramazanit, Ibėn Shihabi nuk angazhohej nė asgjė tjetėr pėrveē leximit tė Kuranit dhe ofrimit tė ushqimit tė varfėrve.

Hammad Bin Ebi Sulejmani ka marrė pėrsipėr ofrimin e ushqimit pėr pesėqind njerėz, pėr t’u dhėnė atyre iftar gjatė muajit tė Ramazanit. Dhe nė ditėn e Bajramit, ai u dhuronte kėtyre njerėzve nga njėqind pjesė argjendi.


Ruajtja e gjuhės

Ebu Hurejra rrėfen se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Kush nuk braktis fjalėt e pavėrteta dhe veprimet false, Allahu nuk ka nevojė pėr braktisjen e tij nga ushqimi dhe pija." [Sahihul Buhari: 1903]

El-Muhal-lebi ka bėrė kėtė shpjegim rreth kėtij hadithi [Ibėn Battal, Komentimi i Sahihul Buhariut: 4/23]: “Kjo tregon qė agjėrimi obligon pėrmbajtjen prej gėnjeshtrave dhe fjalėve tė pahijshme ashtu siē obligon ndalimin nga ushqimi dhe pija. Personi qė gėnjen dhe flet fjalė tė pahijshme pakėson vlerėn e agjėrimit, i nėnshtrohet pakėnaqėsisė sė Zotit tė tij dhe ka mundėsi qė agjėrimi i tij tė mos pranohet.

I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Nėse dikush nga ju fillon tė agjėrojė, ai duhet tė shmanget prej fjalėve tė pahijshme dhe sjelljeve injorante. Nėse dikush e nėnēmon ose dėshiron tė rrihet me tė, ai duhet tė pėrgjigjet duke thėnė: “Unė jam agjėrueshėm, unė jam agjėrueshėm.” [Sahihu Muslim: 1151]

Shpjegimi i El-Mezarit pėr kėtė hadith: “Kjo bėhet pėr arsye se personit i ėshtė rekomanduar tė thotė ”Unė jam agjėrueshėm, unė jam agjėrueshėm” pėr ta pėrmbajtur nga pėrfshirja e tij nė shkėmbimin e fyerjes.”

Omer Ibėn Hattabi ka thėnė: “Njeriu nuk duhet tė ndalet vetėm nga ushqimi dhe pijet, por po ashtu edhe prej rrenave, tė pavėrtetave, pėrgojimit dhe mallkimit.” [Musannefi i Ibėn Ebi Shejbes: 8882]

Ali Ibėn Ebu Talibi ka thėnė: “Agjėrimi nuk ėshtė largimi nga ushqimi dhe pijet, por largimi nga gėnjeshtrat, tė pavėrtetat dhe fjalėt e kota.” [Musannefi i Ibėn Ebi Shejbes: 8884]

Talk Ibėn Kajsi na tregon se Ebu Dherri ka thėnė: “Kur tė agjėroni, kontrollojeni veten aq sa keni mundėsi.” Sa pėr Talkun, kur ai agjėronte, ai shihej duke dalė nga shtėpia vetėm nė rastet kur shkonte tė falte namaz. [Musannefi i Ibėn Ebi Shejbes: 8878]

Xhabir Ibėn Abdullahu ka thėnė: “Kur tė agjėroni, dėgjimi, shikimi dhe gjuha juaj duhet gjithashtu tė agjėrojnė, duke iu shmangur gėnjeshtrave dhe mėkateve. Ju nuk duhet tė abuzoni shėrbėtorin tuaj. Ju duhet tė ruani vetėpėrmbajtjen dhe dinjitetin gjatė ditės, nė tė cilėn ju agjėroni. Mos e bėni ditėn tuaj tė agjėrimit tė ngjashme me njė ditė tė zakonshme.” [Musannefi i Ibėn Ebi Shejbes: 8880]

Atau na tregon se Ebu Hurejra ka thėnė: “Kur tė agjėroni, mos u sillni nė mėnyrė injorante dhe mos i ofendoni njerėzit. Nėse dikush sillet me injorancė ndaj jush, thuaj: “Jam agjėrueshėm.” [Musannefi i Abdurr-Rezzakut: 7456]

Muxhahidi ka thėnė: “Nėse u shmangeni dy gjėrave, atėherė agjėrimi juaj ėshtė nė rregull. Ju duhet t’u shmangeni pėrgojimeve dhe gėnjeshtrave.”

Ebul-Alia ka thėnė: “Agjėruesi ėshtė i zėnė nė adhurim derisa nuk pėrgojon dikė.”

 

Dr. Selman Avde
Pėrktheu: Ardian Klaiqi
12.9.2008

                                                      www.klubikulturor.com