Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Shkolla e Ramazanit nė prag tė hapjes

Pas pak ditėsh njė shkollė do tė hapė dyert e saj. Nėse kemi jetė, a do tė arrijmė tė regjistrohemi nė kėtė shkollė? Nėse regjistrohemi, a do tė dalim prej saj me tė suksesshmit dhe fitimtarėt apo me humbėsit dhe dėshtakėt?
Kjo shkollė ėshtė shkolla e Ramazanit, shkolla e devotshmėrisė dhe e Kuranit. Muaj i mėshirės dhe i faljes, i lirimit nga zjarri i xhehenemit. Vetėm pas pak ditėsh umeti islam mirėpret kėtė mik tė dashur me njė gėzim tė jashtėzakonshėm dhe me kėnaqėsi tė veēantė.

Ēfarė kemi pėrgatitur nė prag tė kėtij muaji madhėshtor? A kemi pėrgatitur qėllim dhe vendosmėri tė sinqertė? A kemi hulumtuar nė zemrat tona nė mėnyrė qė tė njihemi me vendosmėrinė dhe sinqeritetin tonė?
Assesi nuk barazohet ai njeri, kujdesi dhe mendimi i tė cilit nė pritjen e Ramazanit nuk e tejkalon blerjen e gjėrave dhe grumbullimin e ushqimeve me atė njeri kujdesi dhe meraku i tė cilit ėshtė ushqimi i shpirtit dhe tė menduarit rreth mėnyrės sė pastrimit dhe dėlirjes sė shpirtit, se si t’i kthehet Allahut tė Lartėsuar nė kėtė muaj tė bekuar.

Ky i fundit i thotė vetes: Si tė pėrfitoj nga kjo stinė? Si tė pėrgatitem e tė planifikoj qė tė jem prej tė liruarve nga zjarri, prej atyre pėr tė cilėt xheneti pėrmallohet, prej atyre qė Allahu ua fal mėkatet e mėhershme?
S’ka dyshim se pėrgatitja pėr punė konsiderohet shenjė e suksesit dhe sinjal i sinqeritetit. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sikur ata tė kishin dashur tė dilnin me ty, do tė ishin pėrgatitur.” (Teube, 46)

Nėnshtrimi dhe respektimi i urdhrave patjetėr duhet tė pėrgatiten dhe t’u paraprijnė detyrave tė shumta nė mėnyrė qė ato tė japin suksesin, veēanėrisht nė muajin Ramazan, pėr faktin se punėt nė tė janė tė shumėllojshme.
Prandaj, nė lidhje me kėtė, qė nga ky moment themi: Bėje tė sinqertė vendosmėrinė tėnde nė respektimin e urdhrave dhe duke filluar nga Ramazani tė krijosh njė faqe tė re e tė bardhė, tė mbushur me vepra tė mira, tė pastėr nga mėkatet. Fudajli, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Allahu dėshiron prej teje qėllimin dhe vullnetin tėnd.”

Ne flasim rreth pėrgatitjes dhe planifikimit paraprak nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė nga Ramazani. Rikujtoj sė pari veten e pastaj edhe ju me kėto gjėra:
1- Shpejto drejt pendimit tė sinqertė, pendim i cili i plotėson kushtet e veta, dhe shpeshto kėrkimin e faljes.
2- Mėso atė qė konsiderohet e domosdoshme duke filluar nga kuptimi i agjėrimit, dispozitat dhe normat e tij, rregullat dhe adhurimet nė tė, siē janė: itikafi, umreja, zekati i fitrit etj.
3- Bėhu i vendosur dhe ki ambicie tė lartė pėr tė shfrytėzuar muajin e Ramazanit me vepra tė mira. Allahu i Lartėsuar thotė: “Kur ēėshtja (e luftės) ėshtė vendosur, do tė ishte mė mirė pėr ata qė tė tregohen tė sinqertė ndaj Allahut.” (Muhamed, 21) Gjithashtu thotė: “Sikur ata tė kishin dashur tė dilnin me ty, do tė ishin pėrgatitur.” (Teube, 46)
Kujdesu pėr veprat mė tė mira dhe ato tė cilat kanė shpėrblim mė tė madh.
4- Merr njė copė letėr dhe bėj planin gjatė kėtij muaji; plan nė aspektin e kryerjes sė veprave tė mira nė aspektin shkencor, shoqėror, nė atė tė davetit (thirrjes nė rrugėn e Allahut). Shkruaj se nga Kurani do tė lexoj kaq pjesė; nė aspektin e thirrjes do tė marr pjesė nė kėtė veprimtari; do tė lexoj kėto libra etj. Shkruaj dhe kėrkoje suksesin nga Allahu dhe dije se kush ka vendosur dhe e ka qėllimin, atij do t’i jepet ajo qė e kėrkon ose kompensim pėr tė.
5- Angazhohu dhe bliji nevojat e festės sė Bajramit qė kėto ditė ose nė fillim tė muajit Ramazan, nė mėnyrė qė mos tė tė humbasin kohė dhe tė tė preokupojnė mendjen duke tė tė larguar nga adhurimet gjatė kėtij muaji.
6- Nėse ke mundėsi, bliji gjėrat ushqimore pėr njė muaj dhe pėrkushtoju adhurimit ndaj Zotit tėnd dhe njėkohėsisht mos harro edhe hisen nga kjo botė.
7- Kujto se muaji Ramazan, ashtu siē e ka pėrshkruar Allahu, ėshtė me ditė tė numėruara. Ėshtė muaj i begatshėm, mirėpo shumė shpejt kalon. Gjithashtu, kujto se lodhja e cila rezulton nga angazhimi gjatė adhurimit vetėm pas pak ditėsh kalon, mirėpo shpėrblimi mbetet. Gjithashtu, momentet e dėfrimit dhe tė pakujdesisė tė atij qė tregohet neglizhues kalojnė shumė shpejt, mirėpo mbeten mėkatet dhe gjurmėt e tyre.
8- Agjėro Ramazanin, thirr nė rrugėn e Allahut, ushqeji agjėruesit, nevojtarėt, kujdesu ndaj jetimit dhe ndaj tė vejave.
9- Nė fund, planifiko programin ditor pėr vepra tė mira, duke filluar nga leximi i Kuranit, qėndrimi nė xhami, ulja dhe qėndrimi me familjen, dhėnia e sadakasė (lėmoshės), falja e namazit tė teravive, kryerja e umres, itikafit dhe shumė punėve tė tjera. Mos lejo qė tė vijė muaji i Ramazanit e ti tė jesh i hutuar, duke u privuar kėshtu nga shumė mirėsi e begati.

Lus Allahun tė na mundėsojė arritjen e muajit Ramazan!
 

Emir b. Muhamed El Medrij
Pėrktheu: Almedin Ejupi
29.8.2008

                                                      www.klubikulturor.com