Allahu i Lartėsuar me caktimin e Tij e godet
umetin islam herė pėr shkak tė mėkateve tė tyre e
herė tė tjera duke i sprovuar ata. Allahu i godet
popujt joislamė ose duke i dėnuar ata pėr shkak tė
mosrespektimit dhe tė mospėrfilljes sė urdhrave tė
Tij ose qė ata tė jenė shembull pėr atė qė
dėshiron tė marrė mėsim, ose qė tė jenė sprovė pėr
njerėzit, se a do tė shpėtojnė nga kjo ose jo.
Allahu i Lartėsuar thotė: Secilin prej tyre e
kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej
tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i
shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė
tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė
ujė. Allahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė,
por ata vetes sė tyre i bėnė tė padrejtė. (Ankebut,
40)
Umeti goditet duke e sprovuar Allahu i Lartėsuar me ndarje, kėshtu
qė bėhen fraksione, grupe tė shumta, pėr arsye se
ata e kanė braktisur urdhrin e Tij. Goditet umeti
me ndonjė sprovė pėr shkak tė padrejtėsive dhe tė
mizorive mes tyre dhe tė moskthimit tė tyre nė
diturinė e madhe, tė cilėn e ka zbritur Allahu i
Lartėsuar. Ai thotė duke na treguar pėr ndodhitė e
popujve tė mėparshėm: Mirėpo, pėr shkak tė zilisė
qė kishin ndėrmjet vete, ata u pėrēanė vetėm
atėherė kur u erdhi dija qė ta kuptojnė... (Xhathije,
17). Gjithashtu Ai thotė: Dhe ata tė cilėve u
ėshtė dhėnė libri, nuk u ndanė vetėm pasi qė u
erdhi argumenti. (Bejineh, 4)
Atyre u ėshtė dhėnė libri, mirėpo u ndanė pėr shkak tė zilisė
ndėrmjet tyre dhe tė moskthimit tė tyre nė kėtė
dituri tė madhe, tė cilėn e ka zbritur Allahu i
Lartėsuar, u pėrēanė nė punė dhe e braktisėn njė
pjesė tė saj. Goditet njė popull me sprovė pėr
shkak tė ekzistimit tė animit nga e shtrembėta nė
zemrat e tyre dhe se ata gjurmojnė pas asaj qė nuk
ėshtė krejt e qartė (muteshabih). Allahu i
Lartėsuar lidhur me ta thotė: E ata, qė nė zemrat
e tyre kanė anim kah e shtrembėta, ata gjurmojnė
atė qė nuk ėshtė krejt e qartė pėr tė shkaktuar
huti, e kinse kėrkojnė komentin e tyre. Po, pos
Allahut askush nuk e di domethėnien e tyre tė
saktė. (Ali Imran, 7)
Ekzistimi i asaj qė nuk ėshtė krejtėsisht e qartė nuk ėshtė shkak
pėr animin nga e shtrembėta, por ky anim ėshtė i
pranishėm qė mė herėt nė zemrat e tyre, ngase
Allahu fillimisht ka pėrmendur animin nė zemra e
mė pas edhe pasimin dhe gjurmimin e asaj qė nuk
ėshtė krejtėsisht e qartė. Kemi citate tė cilat
nuk janė krejtėsisht tė qarta, mirėpo ai qė ka nė
zemrėn e vet anim nga devijimi e merr atė dhe
argumenton humbjen dhe shtrembėrimin e vet.
Pikėrisht me kėtė janė sprovuar shumė njerėz dhe
fraksione (si havarixhėt nė kohėn e sahabėve,
gjithashtu edhe nė kohėn e tabiinėve kanė ndodhur
shumė sprova qė kanė shkaktuar madje edhe luftėra).
Dobitė e sprovimit
Umeti islam dhe muslimanėt sprovohen. Dobia e kėtij sprovimi
qėndron nė njohjen se kush nga pjesėtarėt e umetit
islam do ti kthehet Allahut tė Lartėsuar, duke iu
mbėshtetur Atij dhe duke pasuar udhėzimin e tė
parėve dhe kush nuk do tė kthehet, tė cilėt do ti
godasė sprovimi i madh ose i vogėl.