Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Shembuj nga cilėsitė e veēanta tė tė Dėrguarit alejhi selam

   E vetmja jetė njeriu dhe tė Dėrguari qė ėshtė studiuar e analizuar tėrėsisht ėshtė ajo e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė. Ēdo fjalė, vepėr ose pėlqim i tij ruhet i shėnuar pėr tė pėrbėrė kėshtu pjesėn mė tė ndershme tė shkruar nė histori.
   Jeta e tij ėshtė shembull brez pas brezi deri nė Ditėn e Gjykimit. Nė Kuran pėr tė thuhet: “Me tė vėrtetė ti je me njė moral mė tė lartė.” (Kalem, 4)
   Ai nuk ishte vetėm njė mėsues qė e mėson Kuranin vetėm me fjalė, por ai ishte edhe njė shembull i gjallė qė e jetonte atė (Kuranin). Sipas transmetimit tė shokėve tė tij, Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, kishte karakterin mė tė bukur dhe ishte njeriu mė i butė; ēdo herė e shihje duke buzėqeshur, fytyra ēdo herė i shndriste nga drita. Ai ishte aq i kujdesshėm, saqė vetė personalisht u shėrbente musafirėve.
   Ai njihej pėr mėshirėn qė kishte ndaj bonjakėve, ndaj atyre qė ishin tė pambrojtur dhe ndaj tė vejave. Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen: “ I kam shėrbyer tė Dėrguarit tė Allahut plot dhjetė vite. Nėse kam pasur ndonjė tė metė gjatė punės sime, asnjėherė nuk mė ka thėnė: “Sikur ta bėje kėtė kėshtu.” Shėnon Muslimi.
   Ai u mundua vazhdimisht pėr tė varfrit, pėr t’ua zvogėluar atyre mungesėn e pasurisė materiale. Nė mesin e shokėve tė tij kishte njerėz tė pasur. Pėr shkak se pasurinė, pozitėn, jetėn e flijuan pėr hir tė rrugės sė Allahut, merituan lėvdata nga i Dėrguari i Allahut. Pėr ta, Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe pasurinė e tyre me xhenet.” (Tevbe, 111)
   Nė kėtė mėnyrė, Allahu u premtoi xhenetin pėr shkakun se ata dhanė pasurinė dhe jetėn nė rrugėn e Tij. Tė pasurit qė janė mirėnjohės, tė mėshirshėm, dorėshlirė dhe tė varfrit krenarė e me karakter janė tė barabartė para Allahut tė Lartėsuar.
   Jeta e tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė e mbushur me raste tė cilat tregojnė pėr mėshirėn, butėsinė, sinqeritetin. Ai ėshtė shembull i pakrahasuar pėr tė gjithė njerėzit; ėshtė shembull si lider fetar, si udhėheqės i shtetit, ėshtė shembull i durimit dhe i mbėshtetjes tek Allahu nė kohė dhe nė situata tė vėshtira, ėshtė shembull i zemėrgjerėsisė dhe bujarisė, i mėshirės ndaj familjes.
   Nėse je i pasur, parafytyro tė Dėrguarin, i cili ishte pronar i gjithė Arabisė dhe tė gjithė tė parėt e arabėve e pėrshėndetnin me respekt, kurse ai ishte modest dhe zemėrgjerė. Nėse je i dobėt, atėherė mendoje tė Dėrguarin e Allahut derisa ishte nė Mekė nėn sundimin e politeistėve.
   Nėse je nxėnės, parafytyroje tė Dėrguarin tė ulur para Xhibrilit, i cili i sillte shpalljen. Nėse je njė kėshillues dhe njė udhėrrėfyes besnik, atėherė dėgjoje tė Dėrguarin duke i kėshilluar me urtėsi shokėt e vet. Hape veshin dhe zemrėn dhe dėgjoje zėrin e ėmbėl tė tij.
   Nėse dėshiron tė mbrosh drejtėsinė, tė ftosh nė drejtėsi dhe ta ngresh atė lart dhe pėr kėtė nuk ke asnjė ndihmėtar, atėherė shikoje jetėn e tė Dėrguarit nė Mekė, kur ai nuk kishte asnjė ndihmėtar kur ftonte politeistėt nė shpėtim duke u shpallur tė vėrtetėn.
   Nėse nuk ke askėnd, atėherė pėrfytyroje bonjakun (jetimin) e vetėm tė Abdullahut e tė Emines. Nėse je bashkėshort, atėherė pėrfytyro tė Dėrguarin, bashkėshortin e ndershėm dhe bujar tė Hatixhes dhe tė Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dyja, pėr butėsinė, dashurinė, mirėkuptimin e pashoq ndaj tyre. Nėse je prind, atėherė mėso sjelljen e tij si baba i Fatimes.
   Cilado qofshin cilėsitė e tua, kudo qė ti e gjen veten, nė mėngjes ose mbrėmje, nė ēdo ēast e moment, do ta gjesh tė Dėrguarin si udhėrrėfyesin mė tė mirė, qė tė drejton nė rrugėn e drejtė.
   Me tė vėrtetė jeta e tij i ngjason njė buqete lulesh tė rralla e tė bukura me erė mahnitėse. Nė qoftė se ju bie nė sy njė sistem qė me drejtėsi i rregullon marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve, nė qoftė se ka njė mėshirė dhe butėsi qė i lidh zemrat e njerėzve ose nėse nė njė vend tė pasurit me mėshirė vrapojnė nė ndihmė tė tė varfėrve, tė fuqishmit i mbrojnė tė dobėtit, tė shėndoshėt i ndihmojnė tė sėmurėt, tė pasurit i ruajnė bonjakėt e i ushqejnė tė vejat, pa kurrfarė dyshimi tė jeni tė bindur se kėto cilėsi janė tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, dhe tė atyre qė pasojnė rrugėn e tij.
   Allahu na bėftė prej atyre qė e studiojnė me kujdes jetėn e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, dhe pėrpiqen ta marrin shembull nė jetėn e tyre!


Pėrgatiti: Almedin Ejupi
18.4.2008

                                                      www.klubikulturor.com