Falėnderimet dhe lavdėrimet
i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin
salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi
shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Me tė vėrtetė respektimi i prindėrve ėshtė njė gjė
shumė me rėndėsi. Allahu xhele shanuhu e ka
krahasuar respektimin dhe dėgjimin e prindėrve me
dėgjimin dhe respektimin e Tij.
1. Allahu xhele shanuhu thotė: "Zoti yt
ka dhėnė urdhėr tė prerė, qė tė mos adhuroni
tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse
ndaj prindėrve." (El Isra, 23)
Allahu xhele shanuhu nė kėtė ajet e ka krahasuar
mosrespektimin e prindėrve me shirkun. Gjithashtu,
Allahu xhele shanuhu thotė: Ne njeriun e kemi
urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj)
prindit tė vet." (Llukman, 14)
2. Allahu xhele shanuhu na ka urdhėruar qė
tė sillemi mirė me ta dhe ti respektojmė edhe
nėse janė qafirė (jobesimtarė). Ai thotė: "E
nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash
Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti,
atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės
sė kėsaj bote tė kesh mirėkuptim ndaj tyre..."
(Llukman, 15)
Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit,
se ka thėnė: "Erdhi tek unė nėna ime e cila nė atė
kohė ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta
Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke i
thėnė: O i Dėrguar i Allahut, mė ka ardhur nėna,
e cila e urren gjendjen nė tė cilėn jam (nė
Islam). Pra, a ta vizitoj nėnėn time? Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem i tha: "Po, vizitoje
nėnėn tėnde." (Muslimi dhe Buhariu)
3. Respektimi i prindėrve konsiderohet xhihad
Transmeton Abdullah ibn Amri, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, i cili ka thėnė: "Ka ardhur njė
person tek i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi
ue selem dhe ka kėrkuar leje nga Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem qė tė marrė pjesė nė
xhihad. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e
pyeti: A i ke tė gjallė prindėrit? Ai iu
pėrgjigj: Po. Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem i tha: Xhihadi yt ėshtė tek ata.
(Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu, transmetohet nga Enesi, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se ka thėnė: "Ka ardhur njė person
te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe i tha:
Me tė vėrtetė unė kam dėshirė pėr tė luftuar (pėr
xhihad), mirėpo nuk po kam mundėsi. Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem i tha: A e ke
ndonjėrin prej prindėrve gjallė? Ai tha: Po,
nėnėn time. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
iu pėrgjigj: Ndreqi marrėdhėniet me Allahun
(xhele shanuhu) duke i respektuar prindėrit.
Nėse e bėn njė gjė tė tillė (nėse i respekton
prindėrit), atėherė ti ke bėrė haxhin, umren
dhe xhihadin." (Taberaniu. Mundhiri ka thėnė
se zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė i mirė]
Nė disa hadithe Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem i ka dhėnė pėrparėsi respektimit tė
prindėrve ndaj xhihadit. Transmetohet se Abdullah
ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka
thėnė: "E kam pyetur Pejgamberin salallahu alejhi
ue selem se cila vepėr ėshtė mė e mira. Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem u pėrgjigj: Falja e
namazit nė kohėn e vet. I thashė: Pastaj
cila? Tha: Respektimi i prindėrve. I
thashė: Pastaj cila? Tha: Xhihadi nė rrugėn
e Allahut. (Buhariu dhe Muslimi)
4. Respektimi i prindėrve ėshtė shkak pėr tė
hyrė nė xhenet
Transmeton Ebu Darda, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, se e ka dėgjuar Pejgamberin salallahu alejhi
ue selem duke thėnė: "Prindėrit janė dera e
mesme e xhenetit. Pra, nėse dėshiron, humbe atė
derė ose fitoje atė." (Tirmidhiu, i cili ka
thėnė se hadithi ėshtė sahih)
Kushejri ka thėnė: "'...dera e mesme e xhenetit'
ka pėr qėllim derėn mė tė mirė tė xhenetit."
Transmetohet nga Muavi ibn Xhahime, se Xhahime ka
ardhur tek Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
dhe e ka pyetur: "O i Dėrguar i Allahut, unė kam
dėshirė qė tė luftoj nė rrugėn e Allahut dhe kam
ardhur te ti qė tė konsultohem." Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem i tha: "A e ke gjallė
nėnėn?" Tha: "Po." Pejgamberi salallahu alejhi
ue selem i tha: "Kryej nevojat e nėnės tėnde,
se me tė vėrtetė xheneti ėshtė tek kėmbėt e saj."
(Ahmedi, shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė
hasen)
Nė transmetimin e Taberaniut qėndron se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem e ka pyetur: "A i ke
prindėrit gjallė?" I thashė: "Po," Tha
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Kryej
nevojat e tyre, se me tė vėrtetė xheneti ėshtė nėn
kėmbėt e tyre." (Albani ka thėnė se ky hadith
ėshtė sahih)
5. Kėnaqėsia e Allahut ėshtė nė kėnaqėsinė e
prindėrve
Transmeton Abdullah ibn Amri, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem ka thėnė: "Kėnaqėsia e Allahut ėshtė nė
kėnaqėsinė e prindėrve dhe pakėnaqėsia e Allahut
ėshtė nė pakėnaqėsinė e prindėrve."
(Tirmidhiu, kėtė hadith e kanė bėrė sahih Ibn
Habbani, Hakimi dhe Albani)
6. Respektimi i prindėrve ėshtė shkak pėr
faljen e mėkateve
Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, se njė njeri ka ardhur tek Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem dhe i tha: O i Dėrguar
i Allahut, unė kam bėrė njė mėkat tė madh, a ka
pendim pėr mua?" Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem) i tha: "A ke nėnė?" Ai i tha: "Jo."
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: "A
ke teze?" Iu pėrgjigj: "Po." Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem i tha: "Pra,
respektoje (dėgjoje) atė." (Tirmidhiu,
dhe ka thėnė se hadithi ėshtė sahih)
Pra, kjo tregon se respektimi i prindėrve ėshtė
shkak pėr shlyerjen e mėkateve, pasi Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem iu pėrgjigj kėtij
mėkatari duke e pyetur se a ka nėnė, qė ta
respektonte dhe dėgjonte atė, qė ti shlyhen
mėkatet me respektimin e saj. Gjithashtu,
transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: "Ai i cili e liron
njė rob musliman, do tė jetė shkaktar pėr
shpėtimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka
njėrin prej prindėrve tė gjallė dhe ata nuk ia
falin atij (nuk ia bėjnė hallall), Allahu
xhele shanuhu do ta largojė atė shumė larg."
(Ahmedi, hadithi ėshtė hasen)
7. Respektimi i prindėrve ėshtė edhe shkak pėr
largimin e ndonjė fatkeqėsie
Argument pėr kėtė ėshtė ngjarja e tre njerėzve qė
kanė hyrė nė shpellė dhe njė gur i madh ka rėnė
dhe ua ka mbyllur daljen. Nė kėtė gjendje, secili
prej tyre e ka lutur Allahun xhele shanuhu me
ndonjė punė qė kishte bėrė pėr hir tė Tij dhe
njėri prej tyre e ka lutur Allahun xhele shanuhu
me respektimin e prindėrve, duke thėnė: "O Allah,
nėse kėtė vepėr e kam bėrė pėr hir Tėndin, na e
largo kėtė shkėmb, qė tė mund tė dalim." Dhe
Allahu xhele shanuhu ua largoi shkėmbin dhe dolėn
prej shpelle. (Buhariu dhe Muslimi)
8. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem ka thėnė: "Nuk ka mundėsi fėmija t'ia
kthejė hakun prindit tė tij, pėrveē nėse e sheh
prindin e tij se ėshtė zėnė rob, pastaj e blen atė
dhe e liron." (Muslimi)
9. Mosrespektimi i prindėrve ėshtė nga mėkatet
mė tė mėdha
Transmeton Ebi Bekre, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: "A dėshironi t'ju tregoj pėr mėkatet mė
tė mėdha?" Kėtė e pėrsėriti tri herė. Ne i
thamė: "Po, o i Dėrguar i Allahut." Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem tha: "Bėrja shirk (shok)
Allahut dhe mosrespektimi i prindėrve "
(Buhariu dhe Muslimi)
O vėlla i dashur, pasi e kuptove rėndėsinė e
respektimit tė prindėrve dhe dėnimin e atij qė nuk
i respekton prindėrit, shpejto dhe respektoji ata,
dėgjoji ata (pėrveē nėse tė urdhėrojnė nė mėkate),
mos u thuaj atyre as uf, lute Allahun qė t'i
mėshirojė ata. Allahu xhele shanuhu thotė: "Dhe
nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun
pėrulės e respektues dhe thuaj: Zoti im!
Mėshiroji ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur
isha i vogėl." (El Isra, 24)
Allahu na bėftė prej atyre qė i respektojnė
prindėrit dhe i dėgjojnė ata! Allahu i mėshiroftė
prindėrit tanė ashtu siē na mėshiruan sa ishim tė
vegjėl! Allahu ua faltė mėkatet prindėrve tanė dhe
i shpėrbleftė ata me xhenetin Firdeus!