Haxhi ėshtė shtyllė prej shtyllave tė Islamit,
ėshtė obligim i prerė pėr secilin musliman dhe
muslimane qė ka mundėsi ta kryejė, ėshtė vepėr me
vlerė tė madhe dhe vepėr nė tė cilėn ka shumė
kėshilla dhe mėsime.
Njeriut tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri, nuk
duhet ta lėrė pas dore kėtė ibadet, sepse dobitė
dhe dhuratat qė i fiton muslimani nga ky ibadet
janė tė shumta.
Haxhi ėshtė obligim (farz) njė herė nė jetė ėshtė
nė kohė tė caktuar, ėshtė shkuarje nė Mekė (Qabe)
me qėllim tė tafavit, sa'jit, qėndrimit nė Arafat
dhe kryerjes sė obligimeve, ceremonive fetare,
duke iu pėrgjigjur Allahut dhe pėr tė fituar
kėnaqėsinė e Tij. Kuptohet, shkohet sipas
mundėsisė (financiare).
Ai qė e mohon kėtė adhurim (shtyllė), del prej
fesė islame dhe largohet nga xhemati i
muslimanėve.
Allahu i Lartėsuar thotė: Dhe (ky ėshtė) njė
kumtim nga Allahu dhe i dėrguari i Tij, drejtuar
gjithė njerėzve nė ditėn e haxhit tė madh, se
Allahu ėshtė tėrhequr prej (marrėveshjes sė)
idhujtarėve, e njėkohėsisht edhe i dėrguari i Tij.
Po, nėse pendoheni, do tė jetė mė mirė pėr ju, e
nėse ia ktheni shpinėn (rrugės sė drejtė), ta dini
se nuk mund t'i shpėtoni (ndjekjes sė) Allahut. E,
ti pėrgėzoji ata qė mohuan me njė dėnim tė
padurueshėm.
(Et-Teube, 3)
Shtėpia (xhamia) e parė e ndėrtuar pėr njerėz,
ėshtė ajo nė Bekė (Mekė), e dobishme udhėrrėfyese
pėr mbarė njerėzimin. Aty ka shenja tė qarta:
vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn nė te, ai ėshtė i
sigurt. Pėr hirė tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes)
ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te
ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu
nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė)
njerėzit."
(Ali Imran, 96-97)
Pra, haxhi ėshtė obligim sipas Kuranit, Sunetit
dhe konsensusit tė muslimanėve. Andaj ai, i cili e
mohon kėtė obligim, konsiderohet renegat.
Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Ai
qė ka mundėsi tė shkojė nė haxh, e nuk shkon, nuk
e di si vdes, a si ēifut ose si i krishterė."
Gjithashtu ka thėnė: "Kam dėshiruar tė dėrgoj
njerėz nė kėto vende dhe tė shikojnė ata qė kanė
pasur mundėsi tė shkojnė nė haxh, e s'kanė shkuar,
qė t'i detyrojė tė japin xhizje, sepse ata nuk
janė muslimanė.
Disa nga urtėsitė e haxhit:
Pėrkujtimi
i ahiretit dhe pastrimi nga mėkatet;
Vizita
e Shtėpisė sė Allahut (Qabesė);
Vizita
e vendeve dhe simboleve tė shenjta;
Bashkimi
dhe tubimi me haxhilerė nga e gjithė bota;
Madhėrimi
i Allahut nė ditė tė caktuara;
Therja
e kurbanit nė tokėn e shenjtė etj.
Njeriu obligohet tė bėjė haxhin nėse i pėrmbush
kėto kushte:
- Tė jetė musliman, sepse atij qė nuk ėshtė
musliman asnjė vepėr nuk i kėrkohet dhe as qė i
pranohet.
- Tė jetė i menēur, sepse nga i ēmenduri nuk
kėrkohet ndonjė obligim, ai ėshtė i liruar.
- Tė jetė i moshėrritur, sepse i mituri nuk
obligohet me asgjė.
- Mundėsia, qė nėnkupton ushqim, mjet udhėtimi,
shėndet dhe siguri gjatė rrugės. Pėrndryshe, nuk e
ka obligim, sepse ėshtė e kushtėzuar ...pėr atė
qė ka mundėsi udhėtimi.
Vlera e haxhit
Vlera e haxhit shihet nė thėniet profetike:
1- Haxhi ėshtė vepra mė e mirė
Pejgamberi alejhi selam thotė: "Vepra mė e mirė
ėshtė besimi nė Allahun, pastaj xhihadi, pastaj
haxhi i pranuar. Kėto vepra janė mė tė mira sesa
veprat tjera sa ėshtė larg lindja nga perėndimi."
Transmeton Ahmedi.
2- Haxhi ėshtė xhihad
Erdhi njė njeri te Pejgamberi alejhi salatu ue
selam dhe i tha: Unė jam frikacak dhe i dobėt.
Pejgamberi alejhi selam iu pėrgjigj: "A tė tė
tregoj njė xhihad pa lodhje: shko nė haxh."
Transmeton Taberaniu.
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: O
i Dėrguar i Allahut, a ėshtė xhihadi vepra mė e
mirė? Pse mos tė bėjmė xhihad? Tha: Pėr ju
ėshtė xhihadi mė i mirė: haxhi i pranuar."
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tha
asnjėherė nuk do ta lėrė haxhin pasi dėgjova kėtė
prej Pejgamberit alejhi selam. (Buhariu dhe
Muslimi)
3- Haxhi shlyen mėkatet
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė
se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kush bėn
haxh nė kėtė Shtėpi (Qabe), e nuk bėn mėkate dhe
nuk flet fjalė tė ndyta, kthehet si atė ditė qė e
ka lindur nėna (i pastėr prej mėkateve)."
Buhariu dhe Muslimi.
4- Haxhiu ėshtė mysafir i Allahut Mėshirėplotė
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė:
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Mysafirėt e
Allahut janė tre lloj njerėzish: luftėtari, haxhiu
dhe umrexhiu." Transmeton Nesaiu.
5- Haxhiu fiton shpėrblim tė madh
Pejgamberi alejhi selam thotė: "Umreja deri nė
umren tjetėr i shlyen mėkatet qė janė bėrė mes
tyre, kurse haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim
tjetėr pėrveē xhenetit." Buhariu.
Pejgamberi alejhi selam tha: "Veprat nė asnjė
ditė nuk janė mė tė mira sesa nė dhjetė ditėt e
Dhil-Hixhes (muaji i 12 hėnor). Thanė: As
xhihadi nė rrugė tė Allahut? Tha: As xhihadi
nė rrugė tė Allahut, pėrveē njeriut i cili del me
vetveten dhe pasurinė e tij dhe nuk kthehet me
asgjė. Transmeton Buhariu.