Na ishte njė herė njė peshkatar dhe
ēdo ditė peshkonte nga njė peshk, pastaj qėndronte
njė kohė nė shtėpi derisa peshku mbaronte. Pastaj
sėrish shkonte nė bregdet qė tė zinte peshk. Njė
ditė prej ditėsh, bashkėshortja e peshkatarit duke
pastruar peshkun pa diēka tė ēuditshme. Ajo kishte
parė nė barkun e peshkut njė margaritar!
U ēudit. Margaritar nė barkun e peshkut?!
Subhanallah! E ftoi bashkėshortin dhe i tregoi se
ēfarė kishte parė. Edhe ai u ēudit dhe
njėkohėsisht u gėzua dhe i tha bashkėshortes se do
ta shisnin dhe do tė hanin diēka tjetėr, jo peshk.
Peshkatari e mori margaritarin dhe shkoi te
shitėsi i margaritarėve afėr shtėpisė sė tij. E
pėrshėndeti dhe i tregoi ngjarjen. Mė jep ta
shoh! Ooo, ky margaritar ėshtė shumė i vlefshėm,
i tha tregtari. Sikur tė shes dyqanin dhe
shtėpinė time, nuk do tė mund ta paguaj. Mirėpo
shko te filan tregtar nė qytet, se ndoshta ai do
tė mund ta blejė atė. E mori margaritarin
peshkatari dhe shkoi te tregtari i madh dhe i
tregoi ndodhinė, mirėpo edhe ky i tha se
margaritari vlente shumė mė shumė. Por, unė do tė
gjej zgjidhje. Shko tek guvernatori i kėsaj
province. Ai ka mundėsi ta blejė kėtė margaritar.
Peshkatari e falėnderoi pėr ndihmėn qė i ofroi dhe
u nis nė drejtim tė guvernatorit. Ndaloi te dera e
pallatit tė guvernatorit duke pritur leje qė tė
hynte brenda. E takoi guvernatorin dhe i rrėfeu
ngjarjen e tij. Subhanallah, i tha, pikėrisht
kėtė kėrkoj. Nuk di se si tė tė shpėrblej, mirėpo
do tė tė lejoj tė hysh nė depon time personale, ku
do tė qėndrosh pėr gjashtė orė. Merr ēka tė duash.
Ky ėshtė shpėrblimi pėr kėtė margaritar! Zotėri,
gjashtė orė janė shumė pėr njė peshkatar si unė.
Le tė jenė dy orė, i tha peshkatari. Gjashtė orė
dhe merr ēfarė tė duash nga depoja, i tha
guvernatori.
Peshkatari hyri nė depon e guvernatorit dhe mbeti
i habitur. Pa njė dhomė tepėr tė madhe, tė ndarė
nė tre kate. Kati i parė ishte i mbushur me
xhevahire, perla dhe ar. Kati tjetėr me mbulojė tė
butė e tė lėmuar. Vetėm ti hidhte njė shikim, do
ta merrte gjumi nga qetėsia. Ndėrsa nė katin e
tretė kishte ushqime dhe pije tė ndryshme.
Peshkatari filloi tė mendojė dhe tha: Gjashtė
orė! Vėrtet janė shumė pėr mua. Ēdo tė bėj pėr
gjashtė orė? Mirė. Do tė filloj me ushqimin, qė
ėshtė nė katin e tretė. Do tė ha derisa tė mbush
stomakun tim. Mė pas zbriti pėr nė katin e parė,
kur ja, nė katin e dytė, pa njė shtrojė tė butė
dhe tha. Hėngra derisa u ngopa, pse tė mos fle e
tė pushoj, nė mėnyrė qė tė forcohem pėr tė
mbledhur sa mė shumė qė ėshtė e mundshme? Vėrtet,
kjo ėshtė njė mundėsi e artė, e cila nuk do tė
pėrsėritet mė! Peshkatari shkoi nė shtrat, u
shtri dhe e mori gjumi i thellė. Pas disa ēastesh
dėgjoi njė zė.
-Ngrihu! Ngrihu o peshkatar i marrė! Koha ka
mbaruar!
-Ēfarė?! Nuk ėshtė e mundur,- tha peshkatari. -Po,
ngrihu dhe dil jashtė.
-Ju lutem, nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia dhe koha e
mjaftueshme!
-Gjashtė orė nė kėtė depo dhe tani je zgjuar nga
kjo pakujdesi. Dėshiron mė shumė xhevahire? A nuk
ke pasur kohė tė mjaftueshme qė tė mbledhėsh tėrė
kėto xhevahire e tė dalėsh jashtė dhe me ato
xhevahire tė blesh ushqimet mė tė mira e mė tė
kėndshme, tė blesh shtrojat mė tė mira tė
mundshme? Mirėpo vėrtet ti je njė i ēmendur e
shumė i pakujdesshėm. Nuk mendon pėr mjedisin nė
tė cilin gjendesh. Merreni dhe nxirreni jashtė!
-Jo, jo, jo, ju lutem! Ju lutem mosni!, nisi tė
bėrtasė peshkatari.
Tregimi pėrfundoi, mirėpo mėsimi nuk mbaroi!
A e keni parė margaritarin? Ai ėshtė shpirti yt, o
ti rob i dobėt! Vėrtet ėshtė njė thesar qė nuk
mund tė vlerėsohet. Mirėpo ti nuk e di vlerėn e
atij thesari.
A e ke parė depon? Depoja ėshtė kjo botė
(dynjaja). Shiko madhėshtinė e saj dhe shiko
shfrytėzimin e saj nga ana jonė!
Xhevahiret janė veprat e mira. Shtroja e butė dhe
e lėmuar ėshtė pakujdesia.
Ushqimi dhe pijet janė kėnaqėsitė. Tani, vėlla
peshkatar, a nuk ka ardhur koha qė tė zgjohesh nga
gjumi, ta lėsh shtrojėn e butė? Ti mbledhėsh
xhevahiret, tė cilat janė pranė teje para se tė
kalojnė ato gjashtė orė e pastaj tė pendohesh, kur
ushtarėt tė tė nxjerrin jashtė nga kjo begati!