Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Rreziku i kamatės

Pėrmirėsimi, aspiratė e lashtė
 

Qartėsia e qėllimeve ėshtė prej formave mė tė forta tė suksesit, bile ēdo projekt, pa marrė parasysh llojin e tij, duhet tė ketė njė qėllim; nuk mund tė planifikohet njė projekt pa kurrfarė qėllimi dhe nuk mund tė jetė i suksesshėm.

Nėse vėshtrojmė davetin (thirrjen) e Pejgamberėve, i shohim qartė aspiratat dhe qėllimet e tyre pėr tė kumtuar fjalėn e Allahut tė Madhėruar. Le tė marrim shembullin e Shuajbit alejhi selam, i cili ia tregoi popullit tė tij qėllimin e vet me fjalė tė shkurta e tė qarta duke u thėnė se ajo qė kėrkon prej tyre ėshtė pėrmirėsimi e asgjė tjetėr.

Qėllimi i thirrjes sė tij ishte pėrmirėsimi dhe i tillė ishte edhe daveti i tė Dėrguarve nė pėrgjithėsi. Pėrmirėsimi nė esencė ėshtė i kėrkuar nga tė gjithė dhe tė gjithė Pejgamberėt ishin pėrmirėsues tė mendjeve dhe zemrave, bile edhe pėrmirėsues tė jetės private.

“O populli im, mė thoni pra nėse unė kam argumente tė sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai mė furnizoi mua me tė mira (si mund tė mos ju udhėzoj nė rrugė tė drejtė?) Unė nuk dua t’ju kundėrshtoj (duke punuar) pėr atė nga e cila po ju ndaloj, unė nuk dua tjetėr vetėm tė pėrmirėsoj aq sa mundem, por kėtė mund ta arrij vetėm me ndihmėn e Allahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm te Ai jam i drejtuar!” (Hud, 88)

Pra, pasi pėrmirėsimi ėshtė qėllim i lartė, nuk duhet tė ketė pengesa. Tė shumtė kanė qenė propaganduesit nė kohėt e hershme dhe tė vona. Allahu i lartėsuar thotė pėr disa popuj: “Kur u thuhet: “Mos bėni ērregullime nė tokė!”, ata thonė: “Ne bėjmė vetėm pėrmirėsime nė tokė!” Por jo! Nė tė vėrtetė, pikėrisht ata janė shkaktarėt e ērregullimeve, ndonėse nuk e ndiejnė.” (El-Bekare, 11-12)

Ndodh qė thirrja pėr pėrmirėsim tė jetė obligative nė njė kohė dhe njė vend, mirėpo nė fund ndodh qė pronari i saj tė realizojė prej kėsaj thirrjeje pėrfitime dhe dėshira individuale, sikurse thuhet shpesh se thuhen fjalė tė vėrteta, mirėpo synohet me tė e kota.

Shuajbi alejhi selam ia ka sqaruar popullit tė vet me vėrtetėsi tė sigurt se nuk dėshiron diēka tjetėr pėrveēse pėrmirėsim, u tregoi atyre se unė nuk dua t’ju kundėrshtoj pėr atė nga e cila po ju ndaloj dhe kjo aludon se nuk ka dashur dhe nuk ka pasur ndonjė interes personal nė atė qė i ka thirrur. Shuajbi alejhi selam nuk ka dhėnė ndonjė kontribut aq tė madh pėr t’iu treguar se matja dhe peshoja mangut ėshtė vepėr e keqe, pasi ishte e ditur dhe e njohur pėr tė gjithė. Gjithashtu ai ua tėrhoqi vėrejtjen nė njėsimin e Allahut duke u thėnė tė adhurojnė vetėm Allahun, se me tė vėrtetė shirku ėshtė padrjetėsi e madhe. Ai kėshtu i pėrkujtoi popullin e vet duke u thėnė sikurse tregon Allahu pėr tė: “Edhe Medjenit (i dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin, qė u tha: “O popull im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetėr pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unė po shoh se jeni nė gjendje tė mirė jetėsore, pra unė po frikėsohem pėr ju nga dėnimi qė do t’ju pėrfshijė njė ditė!” O populli im, veproni drejt gjatė matjes dhe peshimit e mos i dėmtoni njerėzit nė asgjė dhe mos shkaktoni rrėmujė nė tokė!” (Hud, 84-85)

Ėshtė mė se e qartė se pėrmirėsimi, nėse ėshtė qėllimi kryesor, ėshtė rruga e vetme e shpėtimit nė dynja dhė ahiret, siē tregon i Lartėsuari nė Librin e Tij Fisnik: “Zoti yt kurrė nuk do t’i shkatėrronte qytetet padrejtėshisht, nėse banorėt e tyre do tė ishin tė ndershėm.” (Hud, 117)

Ky ajet ka vendosur rregulla nė pėrgjithėsi dhe ligje kosmologjike tė Allahut Fuqiplotė, se pėrmirėsimi ėshtė i kėrkuar pėr tė shpėtuar fshatrat nga shkatėrrimi. Ky ajet ka ardhur sqarues, komentues i ajetit nė vijim, nė tė cilin Allahu i Madhėruar thotė: “E pėrse tė mos ketė pasur nga breznitė qė ishin para jush, tė zotėt e mendjes e tė nderit qė t’i ndalonin ērregullimin e kaosin nė tokė, pėrveē njė pakice, tė cilėt i shpėtuam (ngase u frenuan nga tė kėqijat), e ata qė ishin mizorė u dhanė pas kėnaqėsive si tė shfrenuar dhe ishin gjynahqarė.” (Hud, 116)

Pastaj, tė nderuar lexues, pėrmirėsimi ėshtė gjurmė e mirė dhe jep fryte tė shėndosha, prandaj muslimani duhet ta lakmojė atė; edhe nėse nuk ka asgjė tjetėr nė tė pėrveē shpėtimit nė tė dy botėt, do tė mjaftonte.

Thotė Allahu i Lartėsuar: “E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata pėrgėnjeshtruan, andaj i dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė merituan.” (El-A’raf, 96)
Gjithashtu thotė: “E kush ruhet dhe pėrmirėsohet, pėr ta s’ka as frikė as s’kanė pėrse tė pikėllohen.” (El-A’raf, 35)
“Ne tė Dėrguarit nuk i dėrgojmė ndryshe vetėm si pėrgėzues dhe qortues. E kush besoi dhe u pėrmirėsua (bėn mirė), ata nuk kanė as frikė as brengė.” (El-En’am, 48)

Dėshmia historike mė e mirė pėr kėtė ėshtė ajo qė ka ndodhur nė kohėn e kalifit tė pestė, kur pėr njė kohė tė caktuar u pėrhap dhe u shpėrnda hairi e bereqeti gjersa arriti edhe nė vende tė largėta. Pra, ku ėshtė umeti ynė sot qė tė shohė dhe tė marrė mėsim nga qėllimet dhe aspiratat e Pejgamberėve, pasi ishte pėrmirėsimi shkak qė shpėtuan nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
 

Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Rexhepi
8.8.2008

                                                      www.klubikulturor.com