Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pėrfitimi i zemrave

Kėtu janė 11 elementė tė kėshillės pėr t’ju ndihmuar qė t’ua pėrfitoni zemrėn tė tjerėve. Kėta shembuj u ngjajnė shigjetave qė synojnė t’i qėllojnė zemrat si tė vetmin objektiv (nishan).
Vlera tė tilla kanė fuqinė e tyre efektive nė joshjen dhe magjepsjen e zemrave.
O ti i cili je i dashuruar me Allahun e Lartėsuar dhe ju o vėllezėr nė Islam, ja ku i keni shigjetat; bėhuni tė kujdesshėm me to, pėrpiquni fort qė tė jeni gjuajtės tė shkathėt (tė zgjuar)…
Dhe luteni Allahun t’ju ndihmojė.


Buzėqeshja


Ėshtė shigjeta e parė dhe mė e shpejta prej tė gjithave. Ėshtė si kripa nė gjellė. Ėshtė gjithashtu edhe njė lloj adhurimi dhe dhėnie lėmoshė, siē ėshtė pėrmendur nė njė hadith: “Buzėqeshja nė fytyrė tė vėllait tuaj ėshtė lėmoshė (sadaka)
Abdullah ibn el-Harithi na tregon pėr tė Dėrguarin, paqja qoftė pėr tė, duke thėnė se nuk kishte parė askėnd duke buzėqeshur nė fytyrė tė tė tjerėve mė shumė sesa ai, paqja qoftė mbi tė.


Bėhu gjithnjė ai i cili pėrshėndet i pari

Kjo shigjetė ju lejon tė depėrtoni nė thellėsirat mė tė thella tė zemrave tė tė tjerėve. Kjo shigjetė kėrkon njė gjuajtės tė shkathėt. Aftėsitė e nevojshme janė buzėqeshja e pėrzemėrt, shtrėngimi i duarve ngrohtėsisht dhe me miqėsi duke i uruar mirėseardhjen tjetrit. Duke qenė i suksesshėm, lloje tė tilla tė aftėsive do tė shpėrblehen nga Allahu, nėse i referohemi hadithit: “Nė pėrshėndetje, mė i miri ėshtė ai qė e fillon pėrshėndetjen i pari.”
Omar al Nadi na tregon se ai doli njė herė me Omer ibn Hattabin. Gjersa ecnin, ai pa se Omeri i pėrshėndeste tė gjithė ata qė takonte, pavarėsisht se a ishin tė vjetėr apo tė rinj.
Hasan Basriu gjithashtu thotė: “Shtrėngimi i duarve forcon dhe pėrmirėson ndjenjat vėllazėrore.”
I Dėrguari i Zotit, paqja dhe bekimi qoftė pėr tė, thotė: “Assesi nė asnjė mėnyrė mos nėnēmo asnjė vepėr tė mirė, qoftė edhe ta takosh vėllanė tėnd me buzėqeshje.” (Muslimi, 87)
Ai gjithashtu thotė: “Shtrėngimi i duarve heq urrejtjen, shton dashurinė dhe i jep fund armiqėsisė.”


Dhuratat

Ka njė prekje dhe joshje tė ēuditshme qė magjeps dhe robėron tė gjitha ndjenjat. Kėmbimi i dhuratave nė raste tė ndryshme ėshtė njė mėnyrė e kėndshme, mirėpo dhuratat duhet tė jenė brenda shpenzimeve tė tolerueshme.


Bėhu fjalėpakė ose edhe i heshtur- flit vetėm pėr atė qė sjell dobi

Zėri i lartė dhe bisedat e kota janė sjellje tė kėqija. Ju duhet tė jeni fjalėmbėl dhe i butė nė shprehje.
Nė lidhje me kėtė cilėsi, i Dėrguari i Zotit, bekimi qoftė mbi tė, thotė: “Fjala e mirė ėshtė bamirėsi (lėmoshė)
Nėse fjala e mirė ka magjinė e saj nė pėrfitimin e zemrave tė armiqve tuaj, sa fuqishėm do tė funksionojė atėherė nė zemrat e vėllezėrve tuaj?
Tregohet se gruaja e tė Dėrguarit tė Zotit, paqja qoftė pėr tė, iu drejtua armiqve duke u thėnė: “Mallkuar qofshi” dhe i Dėrguari, paqja dhe bekimet qofshin pėr tė, e ndaloi duke i thėnė asaj “Qetėsohu, Allahu dėshiron qė ēėshtjet (problemet) tė zgjidhen me bujari (butėsi)
Gjithashtu ai, alejhi selam, thotė: “Bujaria si metodė (mėnyrė) dhe natyra e heshtur (pa fjalė) janė metodat mė tė mira qė njerėzit mund tė kenė.”
Thotė poeti: “Frika ndaj Allahut mund tė tė mbajė tė heshtur, nė vend qė tė jesh elokuent (gojėtar).”


Bėhu dėgjues i mirė

Tė dėgjosh me durim dhe asnjėherė tė mos e pengosh folėsin, ashtu siē i Dėrguari i Allahut, paqja qoftė pėr tė, asnjėherė nuk e ndėrpriste folėsin, gjersa ai tė mbaronte fjalimin e tij. Ai i cili i ka kėto vlera dhe cilėsi, fiton dashurinė e tė tjerėve dhe admirimin e tyre, ndėrsa e kundėrta ndodh me ata qė dėrdėllisin dhe i ndėrpresin nė bisedė tė tjerėt dhe kjo sjell mosdashjen ndaj teje.
Atta na tregon se si vepron ai lidhur me kėtė cilėsi dhe thotė: “Kur dikush mė flet, unė e dėgjoj atė si tė jetė hera e parė qė e dėgjoj atė gjė, megjithėse e kam dėgjuar me mijėra herė mė parė.”


Dukja dhe veshja e mirė

Ju duhet tė keni kujdes me dukjen tuaj, me qėllim qė tė jetė e pastėr (modeste), e veshur mirė dhe tė ketė erė tė mirė. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi qoftė pėr tė, na tregon se Allahu dėshiron qė e bukura tė jetė nė ēdo gjė.
Omer bin Hattabi thotė: “E pėlqej tė riun qė ėshtė i parfumuar dhe i veshur pastėr.”
Abdullah ibn Ahmed ibn Hanbeli na tregon pėr babain e tij duke thėnė: “Asnjėherė s’kam parė ndonjė qė kujdeset pėr pastėrtinė e rrobave tė tij, tė flokėve tė tij, tė mustaqeve dhe pėr qimet e papėlqyeshme tė trupit sesa Ahmed ibn Hanbeli.”


Bėju nder (mirė) atyre duke i ndihmuar

Lidhur me kėtė thotė poeti:
“Trajtimi i mirė i tė tjerėve ėshtė mėnyra e vetme pėr t’i robėruar (pėrfituar) zemrat e tyre.”
Trajtimi i mirė i tė tjerėve ju klasifikon nė kategorinė e robit tė bindur dhe tė dashur tė Allahut, siē ka thėnė i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė: “Sa mė shumė tė jeni nė mirėsi tė tė tjerėve, aq mė tė dashur do tė jeni tek Allahu.”
Thotė Allahu nė Kuran: “Dhe jepni pėr njė rrugė tė Allahut e mos hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit.” (Sure Bekare: 195)

Thotė poeti:
Bėhu shok i dashur pėr tė gjithė,
pėr tė gjithė,
duhet tė jesh si freskia e ujit tė pastėr e tė akullt.


Bėhu bujar (zemėrgjerė)

Ofrimi i tė hollave mund tė bėhet si ēelės pėr shumė dyer tė mbyllura qė ju pengojnė nga arritja nė zemrat e tė tjerėve dhe pėrfitimi i tyre, veēanėrisht nė kėto ditė.
Tani, do t’iu rrėfej njė ndodhi rreth ‘magjisė’ sė vlerės sė bujarisė.
Nė kohėn e pushtimit tė Mekės, ishte njė njeri i quajtur Safuan ibn Umia. Ky njeri u largua pasi i bėri tė gjitha metodat dhe komplotet pėr tė vrarė tė Dėrguarin e Zotit, paqja qoftė mbi tė. Mė vonė, i Dėrguari i Allahut, bekimet qofshin pėr tė, e fali atė dhe ai u kthye duke i kėrkuar atij t’i jepte kohė dy muaj pėr tė menduar pėr Islamin dhe pėr tė Dėrguarin e Zotit, paqja qoftė mbi tė. Ai, paqja qoftė mbi tė, i tha: “Ke 4 muaj, jo vetėm 2.”
Ai e shoqėroi tė Dėrguarin e Zotit nė ēlirimin e Hunejnit dhe tė Taifit. Nė Taif, gjersa i Dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, ishte duke ndarė plaēkėn e luftės, vėrejti se njė njeri kėrkonte me njė dėshirė tė madhe njė tokė tė gjerė nė tė cilėn ishin njė numėr i madh bagėtish.
I Dėrguari i Zotit, bekimet qofshin pėr tė, e pyeti atė: “A e do atė?” Njeriu me padurim iu pėrgjigj: “Po”, e atėherė i Dėrguari i Zotit, i tha: “Atėherė janė tė tuat.”
Saufani thotė: “Vetėm njė i Dėrguar i Zotit mund tė sillet kaq bujarisht. Besoj se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Tij”
Shih se si i Dėrguari i Allahut, bekimet qofshin pėr tė, gjeti ēelėsin e humbur dhe pati sukses nė lėvizjen e zemrės sė tij.
Disa njerėz sillen me koprraci, a thua se e shohin fantazmėn (hijen) e varfėrisė duke pritur qė ta sulmojė atė, ndėrkohė qė duhet t’u ofrojė nevojtarėve tė holla nė mėnyrė qė tė bėhet bujar (dhe qė kjo tė rezultojė nė pėrfitimin e zemrės sė tij).


Tė kesh mendim tė mirė pėr tė tjerėt dhe t’i justifikosh (falėsh) ata

Shikimi i sjelljeve tė tė tjerėve ėshtė njė cilėsi e keqe qė pengon rrugėn tėnde drejt zemrave tė tyre. E kundėrta e kėsaj ėshtė tė kesh mendim tė mirė pėr ta. Kėshtu qė pėrpiqu fort t’u japėsh vėllezėrve tė tu arsyetim sa tė mundesh.
Pėr sa i pėrket kėsaj cilėsie, Ibn Mubareku thotė: “Besimtar ėshtė ai i cili i jep vėllait tė tij justifikim, ndėrsa hipokrit ėshtė ai i cili shikon gabimet e tyre.”


Shprehi ndjenjat tuaja… menjėherė

Nėse e do dikė ose ke ndjenja tė mira pėr atė, mos prit, thuaja menjėherė. Duke pasur parasysh kėtė, i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė: “Nėse ndieni dashuri vėllazėrore islame pėr dikė, duhet qė menjėherė tė shkoni dhe t’i tregoni atij pėr ndjenjat tuaja.” Ai ka shtuar: “Ėshtė njė marrėdhėnie qė i bėn lidhjet e forta.”
Dashuri e tillė ėshtė ajo qė ėshtė vetėm pėr hir tė Allahut, jo pėr ndonjė ēėshtje tjetėr personale, si: kėrkimi i pozitės sė lartė, i parasė, i famės, etj.. Po tė mos ishte kjo dashuri pėr hir tė Allahut, do tė ishte njė lloj pafrytėsie e vėllazėrisė atėherė. Kur kėta njerėz e takojnė njėri-tjetrin nė Ditėn e Gjykimit, ata nuk janė vėllezėr mė, por armiq, siē thotė Allahu nė Kuran: “Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi.” (Sure Zuhruf: 67)
I Dėrguari i Allahut, paqja qoftė pėr tė, thotė: “Njeriu ėshtė nė shoqėrinė e atij qė do.”
Me kėtė ai, bekimet qofshin pėr tė, nėnkupton se nė Ditėn e Gjykimit njė person do tė jetė me atė qė ka dashur. Kėshtu qė duhet tė zgjedhim nė mes dy llojeve tė shoqėrisė, njėra ėshtė nė armiqėsi (urrejtje) dhe tjetra ėshtė vėllazėri e vėrtetė.
Ne shohim se i Dėrguari i Zotit, bekimet e Zotit qofshin mbi tė, bashkoi imigruesit mekas dhe pasuesit medinas si vėllezėr. Ishte njė lloj i rrallė vėllazėrie, saqė dy vėllezėr u varrosėn nė njė varr tė vetėm pasi u martirizuan nė luftė.
Mėnyrat e vėllazėrisė shfaqeshin gjithmonė nga i Dėrguari i Zotit, bekimet qofshin pėr tė. Ai thotė: “Nuk do tė hyni nė xhenet derisa tė besoni dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes jush. A nuk dėshironi t’ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė, do tė duheni mes jush? Pėrhapeni selamin (pėrshėndetjen) nė mes jush!” (Transmeton Muslimi: 852)
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njerėzit gjithnjė janė duke e trajtuar njėri-tjetrin ose me vrazhdėsi ose me ndjeshmėri tė skajshme dhe dhimbshėm, saqė e admirojnė njėri-tjetrin. Aktualisht ėshtė njė ēėshtje e pėrpjekjes sė njė balance midis zemrės dhe mendjes, diēka qė ndryshon sipas ndryshimit tė karaktereve dhe rrethanave. Ėshtė absolutisht njė mėshirė e dhėnė nga Allahu.


Shoqėrimi me njerėzit

Ėshtė arti i tė qenėt i shoqėrueshėm. Kėtu mund tė ekzistojė njė lloj keqkuptimi (ide e gabuar) midis shoqėrimit dhe hipokrizisė. Gruaja e tė Dėrguarit, paqja qoftė mbi tė, Aishja thotė: “Njė njeri erdhi tė na vizitonte, por mė befasoi i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, qė menjėherė e pa atė dhe tha: “Oh…ky njeri me sjellje tė keqe”, por i Dėrguari i Zotit ndryshoi plotėsisht, menjėherė u ul me tė. Ai e mirėpriti atė njeri bujarisht, duke u buzėqeshur nė fytyrė tė tij. Kur njeriu shkoi, e pyeta tė Dėrguarin e Zotit, bekimet qofshin mbi tė, se pse mė befasoi me kėtė sjellje, se si e konsideroi kėtė njeri si tė keq dhe se si foli me tė kaq ngrohtėsisht. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, iu pėrgjigj: “Mos mė ke parė qė sillesha si hipokrit?”
Dheshtoi: “Asnjė gjė nuk do tė jetė mė i rėndė nė peshojėn e besimtarit nė Ditėn e Gjykimit sesa karakteri i mirė.” (Hadith hasen sahih, Tirmidhiu: 331)
Kurtubiu dallon midis hipokrizisė dhe shoqėrimit.
Sa i pėrket shoqėrimit si njė sjellje e dėshirueshme dhe e mirė, thotė se shoqėrimi nėnkupton sakrificėn e ēėshtjeve tė kėsaj bote pėr hir tė pėrmirėsimit tė tė dyjave edhe tė jetės nė tokė dhe tė fesė, gjersa hipokrizia synon tė sakrifikojė fenė pėr hir tė ēėshtjeve tė kėsaj bote.
Kėshtu qė duke qenė i shoqėrueshėm me njerėzit me moral tė ulėt, qėllimi ėshtė tė arrihen dy synime:
Sė pari, tė mos nėpėrkėmbet dhe tė mos ofendohet prej tyre.
Sė dyti, duke qenė i mirė me ta mund tė jetė shkak udhėzimi pėr ta, qė tė hapėrojnė drejt rrugės sė drejtė dhe tė vėrtetė.
Komplimentet dhe nderimet duhet tė jenė vetėm brenda ēėshtjeve tė kėsaj bote, jo nė ēėshtjet fetare, pėrndryshe do tė jetė njė ēėshtje hipokrizie. Tė jesh i shoqėrueshėm nėnkupton tė jesh i butė, i buzėqeshur, duke i lėvduar tė tjerėt, duke pasur pėr qėllim njė pėrfitim shpirtėror.
I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė, thotė: “Tė jesh i shoqėrueshėm ėshtė sikur tė japėsh lėmoshė.”
Ibn Battali thotė gjithashtu: “Shoqėrimi ėshtė etikė e besimtarėve, qė tregon mendjemprehtėsi pėr t’i trajtuar tė tjerėt dhe tė flasė butė me ta. Tė dyja janė elemente tė rėndėsishme nė kėrkimin e shkaqeve pėr intimitet (miqėsi tė ngushtė).
 

Marrė nga www.islamway.com
Pėrshtati nga anglishtja: Fitim Nuhiu
11.1.2008

                                                      www.klubikulturor.com