Pas gjashtėdhjetė
vitesh martesė, ia zbuloi fshehtėsinė nė shtratin e
vdekjes
Njė ēift bashkėshortor pėr gjashtėdhjetė vite me radhė i
tregonte njėri-tjetrit ēdo gjė dhe ishin tė lumtur me
kalimin e kohės duke biseduar dhe duke i shėrbyer
njėri-tjetrit. Ndėrmjet tyre nuk ekzistonte asgjė e
fshehtė, mirėpo gruaja e moshuar kishte fshehur njė
sėnduk mbi njė raft. Ajo e kėshillonte bashkėshortin e
saj gjithnjė qė mos ta hapte atė dhe mos ta pyeste rreth
atij sėnduku. Bashkėshorti i respektonte dėshirat e saj
dhe asnjėherė nuk u interesua pėr ēėshtjen e kutisė,
deri nė momentin kur sėmundja e rraskapiti bashkėshorten
dhe mjeku i tha se ditėt e saj ishin tė numėruara.
Bashkėshorti i pikėlluar filloi tė bėhej gati qė tė
jetonte i ve (vejan) dhe filloi ti vendoste gjėrat e
saj nė ēanta, qė ti ruante si kujtime. Syri i tij u
drejtua nga sėnduku, e mori atė dhe shkoi te shtrati ku
ishte e shtrirė bashkėshortja e tij e sėmurė. Sapo e pa
sėndukun, ajo nisi tė buzėqeshte me dhembshuri dhe i tha
atij: Nė rregull, mund ta hapėsh sėndukun. Burri e
hapi sėndukun dhe brenda tij vėrejti dy lodra (kukulla)
pėlhure dhe gjilpėrėn e thurjes dhe nėn to njė shumė tė
hollash prej 25 mijė dollarėsh. Burri e pyeti pėr ato
gjėra, kurse ajo me njė pėshpėritje tha: Kur u martova,
gjyshja ime mė tregoi se fshehtėsia e martesės sė
suksesshme fshihet nė evitimin e polemikės dhe grindjes.
Gjithashtu mė kėshilloi qė sa herė qė tė hidhėrohem me
ty, ta fsheh hidhėrimin dhe tė ngrihem tė bėj njė lodėr
pėlhure duke pėrdorur gjilpėrėn.
Nė kėto ēaste burri duke i rrjedhur lotėt, e pyeti:
Vetėm dy lodra? Nuk je hidhėruar me mua gjatė
gjashtėdhjetė viteve? Vetėm dy herė?!
Me gjithė pikėllimin pėr faktin se bashkėshortja e tij
ishte e shtrirė nė shtratin e vdekjes, ai ndjeu
lumturinė pėr shkak se e kishte hidhėruar atė vetėm dy
herė.
Pastaj e pyeti: Po mirė, mėsova fshehtėsinė e dy
lodrave, po si ėshtė puna e njėzet e pesė mijė
dollarėve? Ajo iu pėrgjigj: Kjo ėshtė shuma qė kam
mbledhur nga shitja e lodrave.