Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Nuk po e vlerėsoni Allahun ashtu siē duhet

   Allahu i Lartėsuar i ka qortuar njė grup nga robėrit e Tij pėr mosvlerėsimin e Tij ashtu siē duhet dhe ashtu siē e meriton Fytyra e Ndritshme dhe Madhėshtia Absolute e Tij. Thotė Allahu: "Ata nuk e vlerėsuan Allahun ashtu siē i takon Atij..." Ky ajet ėshtė cekur nė Kuran nė tre vende tė ndryshme.
   Nė suren En'Aam thotė Allahu: "Ata nuk e vlerėsuan Allahun siē i takon Atij kur thanė: Asgjė nuk i ka dėrguar Allahu ndokujt (me shpallje hyjnore)."  (En-Aam, 91)
   
Nė suren Haxh thotė Allahu: "Ata nuk e kanė vlerėsuar lart Allahun me Lartėsinė e Tij tė Merituar. Vėrtetė qė Allahu ėshtė Fuqiplotė,i Gjithėfuqishėm."  (Haxh, 74)
   Dhe nė suren Ez-Zumer thotė Allahu: "Ata nuk i bėnė vlerėsim tė drejtė Allahut siē duhet e siē i takon Atij. Dhe Ditėn e Kiametit gjithė toka do tė jetė e mbėrthyer nga Dora e Tij dhe qiejt tė mbėshtjellė nė Dorėn e Tij tė Djathtė. I Lavdėruar dhe i Lartė ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata ia ngjisin Atij si tė barabartė!" (Ez-Zumer, 67)
   Pėrsėritja e kėtij ajeti aludon pėr kuptimin dhe rėndėsinė e madhe qė ka. Pejgamberi alejhi selam ua lexonte shokėve tė vet nė (hytbet) ligjėratat e tij. Tregohet nga Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam e lexoi kėtė ajet njė ditė kur ishte nė minber:  "Ata nuk i bėnė vlerėsim tė drejtė Allahut siē duhet e siē i takon Atij. Dhe Ditėn e Kiametit gjithė toka do tė jetė e mbėrthyer nga Dora e Tij dhe qiejt tė mbėshtjellė nė Dorėn e Tij tė Djathtė. I Lavdėruar dhe i Lartė ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata ia ngjisin Atij si tė barabartė!"  Ndėrsa Pejgamberi alejhi selam tha kėshtu duke lėvizur dorėn e tij dhe duke e puthur atė, parafytyronte nė vetveten e tij Allahun: "Unė jam i Gjithėfuqishmi, Unė jam i Madhėrishmi, Unė jam Sunduesi, Unė jam Fuqiploti, Unė jam Madhėshtori, Bujari…” Edhe minberi  u drodh me Pejgamberin alejhi selam, pėrderisa thamė se do tė rrėzohet me tė.” 
   Ka ardhur njė njeri prej tė krishterėve dhe i ka thėnė Pejgamberit alejhi selam: "O Ebul Kasim, po tė informoj ty se Allahu i mban krijesat nė njė gisht dhe qiejt nė njė gisht, tokat nė njė gisht, lisat nė njė gisht.” Buzėqeshi Pejgamberi alejhi selam aq shumė, derisa iu dukėn dhėmballėt e tij, pastaj lexoi ajetin: "Ata nuk e vlerėsuan Allahun ashtu siē i takon Atij..."   
Ah, sikur ta dinin robėrit Madhėshtinė e Allahut, nuk do t’i bėnin mėkat!
Ah, sikur ta dinin ata qė i duan Emrat e Tij, Cilėsitė e Tij, Pėrsosmėrinė e Tij, nuk do tė donin dikė tjetėr pos Tij!
Ah, sikur ta dinin robėrit Drejtėsinė e Tij, Bujarinė e Tij, Privuesinė e Tij, nuk do ta kishin lutur dike tjetėr. Allahu ėshtė shpresa e tė devotshmėve, Strehuesi i tė ikurve, Mbrojtėsi i tė frikėsuarve…
   Me tė vėrtetė robi ditėn kur mediton dobėsinė e cila e rrethon, e madhėshton nė vetveten e tij Forcėn e Fuqiplotit tė Madhėrishmit. Prandaj gjejmė nė ajetet qė u pėrmendėn mė lart edhe fjalėn tjetėr tė Allahut: "Ē’ėshtė me ju (qė nuk e keni frikė Allahun pėr ndėshkimin e Tij dhe) qė nuk shpresoni pėr shpėrblim (nga Allahu ose qė nuk besoni nė Njėsinė e Tij)." (Nuh, 13)
   Me tė vėrtetė Nuhu alejhi selam ka pasur pėr qėllim dy gjėra:
-t’ia kujtojė popullit tė vet dobėsinė qė kanė, e cila ėshtė cilėsi e krijesave, saqė u ka thėnė atyre sikurse tregon Allahu i Lartėsuar pėr tė (Nuhun): "Dhe ndėrkohė ėshtė Ai qė ju ka krijuar ju nė faza (tė ndryshme)." (Nuh, 14), d.m.th. nė fazat e ndryshme qė kapėrcen njė foshnje prej barkut tė nėnės, nga njė pikė gjaku i ngjizur, pastaj copė mishi, pastaj eshtra, e dikur nė formė njeriu e kėshtu me radhė. Atėherė, atij qė fillimin e ka pasur nga kėto gjėra dhe ka kapėrcyer nė kėto faza, nuk i mbetet veēse tė dėshmojė Allahun dhe Madhėshtinė e Tij;
-ėshtė munduar ta paraqesė Forcėn dhe Fuqinė e Krijuesit tė Madhėruar dhe ka thėnė: "A nuk e shihni si Allahu ka krijuar shtatė palė qiej njė pėrmbi njė. Dhe e ka bėrė hėnėn dritė nė tė dhe e ka bėrė diellin llambė ndriēuese? Dhe Allahu ju ka nxjerrė (nga dheu) i tokės? Pas kėsaj Ai do t'ju kthejė nė tė (nė tokė) dhe do t'ju nxjerrė prej saj (pėrsėri nė ditėn e Kiametit). Dhe Allahu e ka bėrė pėr ju tokėn tė hapur e pakufi, qė ju tė mund tė silleni nė tė nė rrugė tė gjera."   (Nuh 15-20)  
   krahasim me dobėsinė e madhe tek krijesat, ekziston Fuqia, Forca e Krijuesit, e cila nuk mposhtet asnjėherė. E, ai i cili mendon rreth kėtyre dy gjėrave, arrin rezultatin qė ka shpresuar ai Pejgamber fisnik, i cili i ka bėrė ftesė popullit tė vet qė tė shpresojė nė shpėrblimin e Tij dhe ta vlerėsojė Allahun ashtu siē duhet.

Nasir el Omer
Pėrktheu: Eroll Rexhepi
1.2.2008

                                                      www.klubikulturor.com