Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Muslimanėt nė Hungari

   Falė vizitės qė i bėra Hungarisė, arrita tė bėja disa hulumtime rreth ardhjes sė Islamit nė kėtė vend. Gjatė hulumtimeve rreth depėrtimit tė Islamit nė Hungari kuptova se kontaktet e para tė hungarezėve me Islamin nuk qenė me otomanėt turq tė shekullit tė 16-tė, mirėpo, sipas disa historianėve, Islami nė Hungari kishte filluar tė depėrtonte nė fillim tė shekullit tė 8-tė, atėherė kur muslimanėt nga Hvarazani nė Azinė Qendrore kishin pushtuar Hungarinė. Sipas historianėve, shumica e tyre qenė tregtarė dhe ushtarė. Turqit kishin arritur tė dominonin kėtu pėr 150 vite. Me kalimin e kohės, shumica nuk e kishin praktikuar Islamin nė mėnyrė tė duhur dhe kjo kishte ēuar deri te martesat e tyre me gra hungareze, pastaj pasardhėsit e tyre ishin asimiluar dhe nuk kishin lėnė pas asnjė gjurmė islame, me pėrjashtim tė disa vlerave tė rėndėsishme. Unė isha shumė i interesuar qė t’i shihja kėto gjurmė. Pėr kėtė, mora me vete kamerėn dhe orvatesha me gjithė mund tė gjeja vendndodhjen e tyre.
   Nė Budapest nuk kanė mbetur shumė gjėra qysh prej asaj kohe, pėrveē njė varri enigmatik dhe ca gurė varresh, njė pjesė e xhamisė, e cila tashmė ėshtė shndėrruar nė kishė, si dhe njė banjė publike, e ndėrtuar po ashtu nga turqit, e ashtuquajtur “Hamam”. Unė dhe shoku im, Nur Islam nga Hungaria, mė nė fund arritėm te kisha e quajtur Kapuēin (Capuchin), e cila qe ndėrtuar nė vitin 1777.
   Duke shikuar pjesėn e xhamisė, e cila kishte njė hyrje dhe njė dritare nė formė harku, ndihesha i mėrzitur, ndjeja disi njė zbrazėti. Nuk mund tė duroja dot, fillova tė lexoja suren El-Fatiha me zė shumė tė lartė. Ndoshta ky mur i gjatė 10 metra nuk kishte pasur rastin tė dėgjonte Kuran prej njė kohe shumė tė gjatė. Kur vizitova qytetin Pécs, i shtrirė nė jug tė Hungarisė, fillova disi tė ndihem ndryshe. Qendra e vjetėr e qytetit ishte tėrėsisht e ndėrtuar me ndėrtesa dhe objekte historike. Nė tė gjendej edhe kisha e quajtur “Parish Church”, e cila vėrtet tėrheq vėmendjen e vizitorėve pėr arsye se ėshtė ndėrtuar nė afėrsi tė autostratės dhe nga jashtė nuk i ngjason aspak kishės, por njė xhamie turke (mund ta shihni nė foto mė bukur dhe do tė vėreni se vėrtet ishte xhami me arkitekturė otomane turke). Emri i kėsaj ish-xhamie ėshtė “Xhamia Gazi Kassim” (Djami Ghazi Kassim). Pasi qyteti Pécs kishte rėnė nė duart e turqve nė vitin 1543, pashai i kėtij qyteti kishte urdhėruar tė ndėrtohej njė xhami, e cila kishte shėrbyer deri nė mbarim tė sundimit turk nė vitin 1686. Xhamia kishte kaluar nė duart e tė krishterėve dhe ishte shndėrruar nė kishė. Njė fat i tillė u kishte takuar edhe xhamive tė tjera. Meqė shumica e xhamive u shndėrruan nė kisha, nuk u mbeti asgjė nga gjurmėt e Islamit, por shohim se nė Hungari kisha e quajtur -Parish Church of Pécs - paraqet njė pėrzierje tė ēuditshme dhe mjaft tė rrallė. Edhe pse kjo kishė shėrben pėr besimtarėt e krishterė, megjithatė vizitorėt ēmojnė stolisjen dhe dekorimin e mihrabit, nė tė cilin gjendet dėshmia – shehadeti: “Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi alejhi selam ėshtė i Dėrguari i Tij”.
   Nga karakteristikat apo veēoritė islamo-turke tė kėsaj kishe janė dyert dhe dritaret nė formė harku, bukurshkrimi arab apo kaligrafia, fenerėt turk (apo siē i quajmė sot nėpėr xhamitė e vjetra abazhurė), ē’ėshtė e vėrteta nė tė ekziston edhe kaptina El-Fatiha, e shkruar me shkronja hungareze dhe e gdhendur nė mermer. Unė kuptova se ky simbol ndėrfetar mes Turqisė dhe Hungarisė ėshtė rezultat i kooperimit ndėrmjet dy kulturave dhe qeverive turke dhe asaj hungareze. Kam bindjen se ky ėshtė njė hap i mirė drejt mirėkuptimit ndėrfetar. Shpresoj se njė ditė kryqi i vėnė mbi gjysmėhėnėn e xhamisė Ghazi Kassim Mosque do tė largohet nga aty pėrgjithmonė.
Nė realitet njė gjė e tillė ėshtė realizuar tashmė, pasi “Xhamia Xhakovali Hassan” (Djami Jakovali Hassan), po ashtu nė Pécs, e ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 16-tė, u ėshtė dhėnė muslimanėve pėrsėri. Kjo pėr momentin konsiderohet e vetmja xhami e kompletuar me minare. Rinovimi i saj tashmė ka mbaruar dhe njė pjesė e saj ėshtė shndėrruar nė muze. Bashkėsia Islame e Péēės posedon licencėn qė namazin e xhumasė ta kryejnė po nė tė njėjtėn xhami.
   Pas qytetit Pecs, u nisėm pėr nė qytetin Szigetvar, 45 minuta udhėtim me autobus. Atje vizituam “Kishėn Baroque”. Aty gjendej xhamia e Ali Pashės, nė origjinal “Ali Pasha Jami”, e cila qe ndėrtuar nė vitin 1569 dhe me vonė, nė vitin 1788, ēelėsat e saj u ishin dorėzuar tė krishterėve. Afėr mureve tė kishės, tė cilat i pėrkasin arkitekturės otomane, vėrejtėm mihrabin dhe hyrjen e xhamisė, njėherazi edhe kupola i ngjasonte origjinės turke. Monumenti tjetėr qė arritėm tė vizitojmė ishte xhamia e Sulejmanit “Suleiman Mosque”, minarja e sė cilės ishte rrėnuar. Kjo xhami qe ndėrtuar gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit 16-tė. Tashmė disa pjesė tė saj janė rinovuar dhe ėshtė shndėrruar nė muze. Njė grua e shtyrė nė moshė, e cila punonte nė sportelin e biletave, kishte dėshirė tė madhe tė na tregonte mihrabin si dhe disa bukurshkrime arabe qė ruheshin me vite.
   Gjatė vizitės sonė patėm shansin tė falemi nė tė duke mos na penguar askush. Me tė arritur nė Budapest, vizituam edhe ca monumente tė historisė turke, siē ishte Banja Publike-Hamami, (Kiraly Fürdo). Kjo banjė ishte ndėrtuar nga turqit nė vitin 1566, me urdhrin e Sokol Mustafės “Szokol Mustapha”, qė ishte Pashė i Budapestit, i cili nė atė kohė quhej Buda. Ėshtė me rėndėsi pėr t’u theksuar se kjo banjė edhe sot e kėsaj dite pėrdoret si banjė publike pėr banorėt e Budapestit. Hungaria posedon edhe shumė vende tė tjera me ndėrtime dhe monumente islame turke, por qė ne nuk patėm rastin t’i vizitojmė.
   Kėtu do tė shtoja se nė vendin e quajtur Eger gjendet njė minare me lartėsi prej 35 metrash, e cila i pėrkiste xhamisė “Kethuela Dzami”. Kjo xhami tashmė nuk ekziston. Sipas shtypit hungarez, citohet se nė kėtė minare prej mė shumė se 300 vitesh nuk ėshtė thirrur ezan. Me pamje tė tjera islame janė edhe xhamia nė Siklos, qė shėrben pėr faljen e namazit tė xhumasė. Po ashtu gjendet edhe njė minare nė vendin e quajtur Erd, me lartėsi prej 15 metrash. Kjo minare ishte pjesė e xhamisė, e cila qe ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit 16-tė. Kjo qė u theksua mė lart i pėrket tė kaluarės islame hungareze. Kur flasim pėr muslimanėt e kėtij vendi nė kohėn e tashme, mund tė themi se ata numėrojnė mbi 38.000, shumica tė huaj. Po ashtu ka edhe muslimanė vendorė dhe ditėve tė fundit njė numėr i madh i tyre po pėrqafojnė Islamin e nė veēanti gratė. Nė Hungari ekzistojnė edhe disa organizata tė cilat pėrfaqėsojnė muslimanėt hungarezė, mirėpo mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė Bashkėsia Islame e Hungarisė “Magyar Iszlam Kozosseg”, e themeluar nė gusht tė vitit 1988 dhe udhėhiqet nga Dr. Abdurrahman Mihalffy Balazs. Qė nga viti 1996, kjo bashkėsi drejtohet nga Zoltan Bolek dhe ėshtė me dobi tė ceket se prej momentit tė ardhjes sė tij nė post Komuniteti Musliman ka filluar tė organizojė projekte tė shumta islame nė dobi tė muslimanėve hungarezė.
 


Pėrktheu nga gjuha angleze: Feim Xh. Dragusha
Burimi: AL-NAHDAH – A Journal of the Regional Islamic Da’wah Council of Southeast Asia and the Pacific. Vol. 18 Nos 1&2 – ISSN 0127-2284 – PP 4026/9/97. Muslims In Hungary, written by: MOHD. KHAMIS RÖHNER, Southern Desk Officer and Da’wah and Education Director of RISEAP
13.6.2008

                                                      www.klubikulturor.com