Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Letėr drejtuar dėgjuesit tė muzikės

Vėlla zemėrgjerė!

Paqja, mėshira dhe falja e Allahut qoftė mbi ty!

I shkruaj kėto fjalė me bojėn e ngrohtėsisė, i radhis me lapsin e dashurisė, i parfumoj me amėsimin e vėllazėrisė dhe t’i dėrgoj me mirėdashje. Po, o miku im!
Pa dyshim qė mbeta i mahnitur nga karakteri yt i lartė dhe sjellja jote e njerėzishme. Kjo mė motivoi ta shkruaja kėtė letėr, duke u nisur nga porosia profetike: “Feja ėshtė kėshillė”. E shkrova me shumė dėshirė, qė tė tė tėrheq vėmendjen. Urtėsia pėr besimtarin mund tė jetė njė gjė e humbur, por kurdo qė ta gjejė, ajo e meriton qė ai ta pranojė.

Vėlla i dashur!

Tė pashė duke dėgjuar muzikė. Kjo mė lėndoi pa masė pėr arsye tė mėkatimit ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe tė Dėrguarit tė Tij. Vėlla, me kėtė rast nuk e shoh tė nevojės tė tė paraqes argumentet qė tregojnė se muzika ėshtė e ndaluar (haram); gjykimi pėr tė ėshtė njė gjė e qartė pėr ēdo musliman. Me kėtė rast do tė jetė e mjaftueshme qė tė veēoj vetėm pėrbetimin sahabit tė nderuar, Abdullah ibėn Mesudit, i cili betohet, duke e pėrsėritur tri herė, nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Ka disa njerėz qė sajojnė tregime tė kota (boshe), pėr tė shmangur (tė tjerėt) nga rruga e Allahut me paditurinė e tyre e pėr t’u tallur me tė. Njerėz tė tillė i pret dėnimi poshtėrues.” (Lukman, 6)
Vėrtet fjalėt “lehvel hadithi – tregime tė kota (boshe)” kanė pėr qėllim muzikėn dhe pa dyshim qė vepruesi ėshtė i paralajmėruar pėr ndėshkimin poshtėrues. Allahu na ruajttė!

Vėlla i dashur!

Si mundesh t’i zėvendėsosh nė dėgjim fjalėt e Allahut me kėngėt lapėrdhare, tė fėlliqura e tė turpshme? Si e dėgjon atė qė ngjall zjarrin e epshit, fton nė kurvėri, pandershmėri dhe imoralitet? Si kėndon me zėrin e shejtanit, i cili pėrkėdhel dhe ngacmon ndjenjat e botės femėrore, ndėrkohė qė afėr teje ėshtė gruaja, nėna dhe motra jote??
Si lejon qė ta kesh kasetėn (cd) me muzikė afėr vetes, nė shtėpinė tėnde, nė makinėn tėnde, ndėrkohė qė ke dėgjuar se janė tė shumtė ata qė kanė kėnduar nė ēastet e vdekjes?
Nė fund, o vėlla, kjo ėshtė njė thirrje e sinqertė qė tė kthehesh tek Allahu i Lartėsuar, qė tė pėrgatitesh pėr Ditėn e Udhėtimit, pėr atė ditė ku nuk tė bėn dobi as pasuria e as fėmija, pėr atė ditė kur njeriu ikėn, arratiset nga vėllai, nėna, babai, djemtė, shokėt, miqtė. Para nesh janė errėsirat e varrit, tė Ditės sė Gjykimit, tė pritjes sė llogarisė, tė kalimit tė urės sė Siratit.

Vėlla!
Kthehu tek Allahu, kthehu tek Allahu me falje dhe pendim!
Paqja dhe shpėtimi i Allahut tė Lartėsuar qoftė mbi ty!

 


Pėrktheu dhe pėrshtati: Ulvi Fejzullahu
11.4.2008

                                                      www.klubikulturor.com