Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve.
Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin pėr tė Dėrguarin
tonė, Muhamedin, pėr familjen e tij dhe pėr shokėt
e tij.
Termi ekstremizėm fetar sot ėshtė shumė i pėrhapur
nė shkrimet e shumicės sė njerėzve dhe sidomos
kėtė term e gjejmė nėpėr gazeta, radio dhe media
tė tjera.
Ajo qė mė nxiti ti qasem kėsaj tematike ėshtė
polemika dhe mospajtimi pėr domethėnien e kėtij
nocioni, ndėrmjet tepruesve dhe atyre qė janė
neglizhues. Secili prej tyre e komenton kėtė term
varėsisht nga shkolla e tij ideologjike, nga
prirjet e tij, nga pasionet, parimet dhe
objektivat e tij. Pas meditimit vėren se ka
mospajtime dhe dallime tė mėdha edhe nė mesin e
intelektualėve dhe ekspertėve sa i pėrket kuptimit
dhe domethėnies sė kėtij termi. I shtojmė kėsaj
edhe guximin e disa shkruesve dhe intelektualėve,
madje ithtarėve tė drejtimit mesatar nė
pėrcaktimin e kuptimit tė tij.
Komentimi i ekstremizmit fetar konsiderohet
ēėshtje relative dhe dallon prej njė rrethi nė
rrethin tjetėr, nga njė kulturė nė tjetrėn. Atė qė
ti e konsideron si ekstreme dhe tė skajshme,
tjetri e konsideron prej gjėrave mesatare, ndėrsa
njė tjetėr mund ta konsiderojė si qėndrim tejet
tolerant. Madje, nėse shkojmė pak mė larg, vėrejmė
se ndoshta vetė personi mban njė sjellje ose njė
ide pėr tė cilėn ėshtė i bindur, por pas njė kohe
qėndrimi i tij ndryshon dhe mendon se sjellja ose
qėndrimi i mėhershėm konsiderohet si ekstrem dhe
tėrhiqet nga ai qėndrim. Kėsisoj, na bėhet e qartė
se ėshtė shumė vėshtirė, madje e pamundur tė
pėrcaktojmė domethėnien e ekstremizmit dhe ta
interpretojmė me njė kuptim tė caktuar dhe tė
pajtohemi me tė. Kjo pėr faktin se nuk nisemi nga
pikėnisje tė qėndrueshme dhe unanime, por nisemi
dhe pėrqendrohemi tek argumenti i zakonit, i
rrethit, i kulturės dhe i formimit individual.
Pasi qėndron kėshtu, patjetėr do tė kemi
mospajtime dhe dallime tė dukshme nė kėtė madje
edhe nga bijtė e njė vendi dhe tė njė kulture tė
veēantė.
Njė problem tjetėr me tė cilin po pėrballemi nė
shpjegimin e ekstremizmit ėshtė koncepti i
kulturės perėndimore nė pėrcaktimin e ekstremizmit
dhe terrorizmit. Ndėrmjet nesh dhe atyre ekziston
dallim i madh nė referenca dhe argumente fetare,
nė kulturė, zakone dhe tradita, ēka e vėshtirėson
edhe mė tepėr qė tė pajtohemi me ata lidhur me
kėtė ēėshtje. Ne pėrgjithėsisht pajtohemi me
popujt e tjerė rreth ndalimit tė veprimeve tė
rrezikshme pėr tė cilat ligjet qiellore janė
njėzėri rreth ndalimit tė tyre, siē janė: vrasja e
tė pafajshmėve, uzurpimi i pronės sė tjetrit e tė
ngjashme me kėto, mirėpo kėto janė tė pakta nė
numėr e nuk konsiderohen shumica e ēėshtjeve dhe e
hollėsive tė cilat pėrfshihen brenda kuptimit tė
ekstremizmit fetar. Pikėrisht pėr kėtė arsye dhe
shumė tė tjera konsiderohet i domosdoshėm kthimi
nė origjinėn dhe nė bazėn e prerė pėr shpjegimin e
ekstremizmit dhe pėrcaktimit tė kuptimit tė tij.
E, kjo pa dyshim se ėshtė ligji i cili nuk i
afrohet gėnjeshtra nga asnjėra anė, i zbritur nga
Allahu i Lartėsuar tek i Dėrguari i Tij i
sinqertė.
Parimisht pajtohemi se ligji islam ndalon
ekstremizmin, teprimin nė fjalė, nė vepra dhe nė
besime. Ai ka pėrdorur forma dhe metoda tė
ndryshme pėr sqarimin e kėsaj. Herė me ndalimin e
kėsaj, herė duke tėrhequr vėrejtjen nga
pėrngjasimi me jobesimtarėt nė teprimin e herė tė
tjera duke sqaruar se teprimi ėshtė shkak pėr
shkatėrrim. Juristėt islamė janė unanimė pėr
ndalimin e teprimit me tė gjitha format dhe llojet
e tij. Allahu i Lartėsuar thotė: O ithtarėt e
librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thoni
tjetėr gjė pėr Allahun, pėrveē asaj qė ėshtė e
vėrtetė. (Nisa, 171) Gjithashtu thotė:
Thuaju: O ithtarė tė librit, mos e teproni nė
fenė tuaj jashtė tė vėrtetės dhe mos shkoni pas
epsheve tė njė populli tė mėparshėm qė ka humbur,
qė ka shkaktuar humbjen e shumė tė tjerėve dhe qė
u largua nė tėrėsi prej rrugės sė drejtė. (Maide,
77)
Ndėrsa i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qoftė mbi tė, thotė: O ju njerėz! Kini kujdes
ekstremizmin nė fe, sepse ata qė u shkatėrruan
para jush u shkatėrruan pėr shkak tė ekstremizmit
nė fe. Shėnon Nesaiu.
Gjithashtu ka thėnė: Mos mė ngrini ashtu siē
ngritėn tė krishterėt birin e Merjemes. Unė jam
rob. Thoni rob i Allahut dhe i Dėrguar i Tij.
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Ndėrsa nė transmetimin e Muslimit nga Ibni Mesudi
transmetohet se i Dėrguari ka thėnė: Janė tė
shkatėrruar ata qė e teprojnė. E tha tri
herė.
I Dėrguari ka udhėzuar pėr drejtėsi dhe mesatare
nė ēdo ēėshtje. Kur mund tė themi se njė vepėr
ėshtė ekstrem fetar, a ėshtė njė koncept i gjerė i
cili i jep tė drejtėn secilit ta pėrdorė edhe
atėherė kur nuk pajtohet me dėshirėn e tij ose
kundėrshton ideologjinė e tij apo ai ėshtė i
veēantė? Ka disa shenja:
- Ka njerėz tė cilėt pėr atė qė pėrmbahet dhe nuk
e konsumon duhanin ose alkoolin thonė se ėshtė
ekstremist; atė qė lėshon mjekėr dhe ngre
pantallonat deri nė nyje e konsiderojnė
ekstremist; atė qė ndalon muzikėn gjithashtu; atė
qė flet dhe u tėrheq vėrejtjen tė tjerėve pėr
kamatėn dhe bixhozin e konsiderojnė ekstremist;
atė qė e ndalon pėrshėndetjen me dorė me gra tė
huaja e konsiderojnė ekstremist; femrėn e cila
respekton veshjen islame e quajnė ekstremiste; atė
qė i pėrmbahet besimit tė tė parėve dhe kujdeset
ta respektojė Sunetin e konsiderojnė ekstremist.
Por ka edhe tė tillė qė i veshin fesė veprime tė
ulėta, dėmi i tė cilave ėshtė i dukshėm pėr
shoqėritė, i lejojnė dhe orvaten tė justifikohen
pėr lejimin e tyre duke konsideruar se ato nuk
kanė tė bėjnė me ekstremizmin. Dikush vret, derdh
gjak dhe i kapėrcen kufijtė nė emėr tė xhihadit tė
ligjshėm dhe tė rezistencės. Ai nė kėtė veprim
vetėm se i bėn dėm Islamit dhe muslimanėve. Ka
prej tyre qė ulin vlerėn dijetarėve tė mėdhenj,
shpifin pėr ta, i pėrgojojnė, kurse njerėzve u
tėrheqin vėrejtjen qė tė kenė kujdes prej tyre
(dijetarėve) nė emėr tė xhelozisė ndaj fesė. Kėtė
veprim e konsiderojnė tė ligjshėm dhe nuk e shohin
si ekstremizėm.
Termi ekstremizmi fetar nuk ėshtė pėrmendur nė
Islam, mirėpo atė e kanė pėrdorur disa dijetarė si
Neveviu dhe Ibn Tejmije. Sipas kuptimit
etimologjik do tė thotė qėndrim nė njė anė tė
skajme dhe dalje nga mesatarja. Pėrfshin kalimin
nė skajin e diēkaje si nė ashpėrsi edhe nė
lehtėsi. Xhesasi, Allahu e mėshiroftė, thotė:
Skaji i diēkaje ose mund tė jetė fillimi ose
fundi i saj. Mirėpo njihet se ky term pėrdoret
pėr ashpėrsi tė tepruar dhe rreptėsi. Konsiderohet
si sinonim i fjalės teprim, kurse teprimi nė fe
ėshtė shkelje e kufirit ligjor nga ana e
muslimanit nė ēdo gjė, siē i thotė Imam Ahmedi
birit tė tij: Mos tepro nė asgjė, madje as nė
dashuri e urrejtje. Ibn Tejmije thotė: Fjala e
tė Dėrguarit: Mos teproni nė fe ėshtė
universale, pėrfshin tė gjitha llojet e teprimit
nė besim dhe nė vepėr. Teprimi ka forma tė shumta,
prandaj kur njeriu e tepron dhe i tejkalon kufijtė
e ligjit islam qoftė nė ēėshtje tė besimit, tė
adhurimit, tė sjelljes, tė karakterit, tė
ndjenjave etj., ai bie nė ekstremizėm. Kėtė po e
ilustrojmė me shembuj:
1- Nė besim: Ka prej tyre qė teprojnė nė
madhėrimin (lartėsimin) e njerėzve tė mirė,
bekohet pėrmes tyre, i merr ata si zota, kėrkon
ndihmė prej tyre, betohet nė emėr tė tyre, ndjen
frikė prej tyre, kėrkon prej tyre atė qė nuk mund
ta japė vetėm se Allahu. Gjithashtu ka prej tyre
qė teprojnė nė bėrjen e muslimanėve jobesimtarė, i
bėjnė bidatxhinj, i akuzojnė ata pėr dyshimin mė
tė vogėl, gjakun, nderin dhe pasurinė e tyre i
bėjnė tė lejuara pa tė drejtė.
2- Nė adhurim: Ka prej tyre qė teprojnė nė ndonjė
adhurim tė pėrligjur, shpikin ndonjė vepėr tė
cilėn nuk e ka ligjėsuar Allahu i Lartėsuar,
shtojnė numrin e rekateve, numrin e tavafit ose tė
pastėrtisė me arsyetimin e tė qenėt rezervė.
Gjithashtu ka prej tyre qė shpikin adhurime tė
cilat Allahu nuk i ka ligjėsuar, siē janė dhikre
tė ndryshme, namaze e tė ngjashme me kėto, tė
cilat skanė origjinė nė fe.
3- Nė sjellje: Prej tyre ka qė e teprojnė nė
asketizėm, saqė ia ndalojnė vetes tė mirat dhe
begatitė qė ka lejuar Allahu i Lartėsuar. Ata
braktisin ngrėnien e mishit ose largohen nga
martesa, ose nga veshja e rrobave tė mira e tė
ngjashme me kėto. Gjithashtu ka prej tyre qė e
teprojnė nė shmangien e tė gjitha fitimeve, saqė
ua vėshtirėsojnė kėtė njerėzve. Gjithashtu ka prej
tyre qė ndalojnė shfrytėzimin e mjeteve
bashkėkohore nė ēėshtjet e davetit (thirrjes
islame) dhe tė interesave tė pėrgjithshme, dobia e
tė cilave ėshtė vėrtetuar.
4- Nė moral dhe ndjenja: Ka prej tyre qė e
teprojnė nė dashurinė pėr disa individė, i vėnė nė
pozitėn e tė Dėrguarit apo ndoshta edhe nė gradėn
e Zotit, siē kanė vepruar tė krishterėt me Isain
birin e Merjemes apo rafiditė me Ali bin ebi
Talibin, ose e teprojnė nė urrejtje, saqė kjo i
shtyn nė padrejtėsi ndaj jobesimtarit, nė
mashtrimin dhe tradhtinė e tij. Ka qė e teprojnė
nė urrejtjen e muslimanit mėkatar, saqė sillen dhe
e trajtojnė si jobesimtarėt, Allahu na ruajttė!
Prej tyre ka qė e teprojnė nė shfaqjen e gėzimit
dhe kjo i shtyn drejt shpėrdorimit tė pasurisė dhe
drejt kryerjes sė ndalesave, apo e teprojnė nė
pikėllim gjatė ndonjė fatkeqėsie, saqė kjo i shtyn
nė hidhėrim dhe kundėrshtimin e pėrcaktimit (kaderit)
tė Allahut.
Shembuj tė formave tė ekstremizmit dhe tė llojeve
tė tij nė kėtė rrafsh janė tė shumta, por synimi
ėshtė tė theksojmė se norma dhe parimi i
ekstremizmit ėshtė ekzagjerimi dhe teprimi jashtė
suazave qė e ka lejuar ligji islam dhe qė tė
vėrtetojmė se Islami konsiderohet burimi i vetėm
lidhur me pėrcaktimin e konceptit tė ekstremizmit.
Kush shton diēka nė ligjin islam ėshtė teprues,
ndėrsa kush pakėson dhe largon diēka nga ligji
Islam konsiderohet neglizhues dhe tolerant. Tė dy
kėto qėndrime janė tė urryera fetarisht dhe bėrėsi
i tyre meriton dėnim dhe kėrcėnim, edhe pse
teprimi nė shumicėn e rasteve ėshtė mė i
rrezikshėm dhe mė i keq pėr umetin sesa
neglizhenca. Fraksioni havarixh e teproi nė besim,
pasi bėrėsit e mėkateve tė mėdha nga mesi i
muslimanėve i konsideron tė dalė nga feja.
Kundruall tyre janė murxhitė, tė cilėt janė
neglizhues nė ēėshtjen e besimit, tė cilin e
vėrtetojnė vetėm me fjalė, pa vepėr. Sufitė e
tepruan nė asketizėm, saqė ndaluan ngrėnien e disa
tė mirave dhe ndaluan shijimin e kėnaqėsive tė
lejuara. Pėrballė tyre janė liberalėt, tė cilėt e
lejuan ngrėnien e tė gjitha ushqimeve, konsumimin
e tė gjitha pijeve dhe plotėsimin e tė gjitha
kėnaqėsive. Ndėrsa e vėrteta qėndron nė mesataren
ndėrmjet teprimit dhe neglizhencės, siē veprojnė
pasuesit e Ehli Sunetit dhe Xhematit.
Nė bazė tė asaj qė cekėm, nėse pėr sjelljen dhe
veprimin e njė personi dyshojmė, kthehemi nė
udhėzimin islam dhe shikojmė se kjo vepėr dhe
sjellje e tij a ėshtė jashtė kufirit tė kėtij
udhėzimi dhe a konsiderohet e tepėrt, e ndaluar.
Atėherė gjykojmė se ajo ėshtė ekstremizėm, teprim,
parregullsi dhe shkelje. Mirėpo nėse ky veprim
pajtohet me udhėzimin islam nė zbatimin e urdhrave
tė tij apo nė largimin nga ndalesat e tij, nuk e
vlerėsojmė kėtė veprim si ekstremizėm dhe teprim
edhe nė qoftė se kundėrshton atė me tė cilėn
njerėzit janė mėsuar dhe adaptuar, pasi njerėzit
janė armiq tė asaj qė nuk e dinė.
Kėshtu, na bėhet e qartė se kush pėrmbahet nga njė
veprim i ndaluar fetarisht, kjo nuk konsiderohet
ekstremizėm dhe askujt nuk i lejohet ta cilėsojė
si ekstremist duke u mbėshtetur nė zakone dhe
tradita, duke u bazuar nė edukimin e tij apo nė
bazė tė ideologjisė bashkėkohore liberale qė ka
depėrtuar nga Perėndimi. Nuk lejohet dhe nuk ėshtė
e drejtė ta cilėsojmė dikė si ekstremist sepse
largohet nga gjėrat e ndaluara, siē janė alkooli,
duhani, muzika, pėrzierja e burrave me gratė,
sepse ai bėn kėtė duke respektuar njė urdhėr tė
Allahut apo duke pasuar Sunetin e tė Dėrguarit,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė.
Gjithashtu nuk konsiderohet ekstremist ai qė pason
njė jurist islam (fekih) rigoroz pėr njė ēėshtje
tė caktuar dhe pėr kėtė qėndrim ka argumente,
medhheb tė njohur nė mesin e dijetarėve. Nuk i
lejohet askujt qė atij qė pason kėtė medhheb ti
thuhet ekstremist sepse pason njė dijetar qė ka
pozitė tė lartė nė dituri e devotshmėri. Njė
veprim i tillė ėshtė i lejuar fetarisht dhe nuk ka
teprim nė kėtė, ngase ka bėrė diēka qė ia ka
lejuar sheriati islam.
Prej fatkeqėsive mė tė mėdha nė kėtė kohė ėshtė tė
vijė njė person i cili tėrė jetėn e ka kaluar nė
lojė, shaka, kohė tė lirė, qoftė aktor, kėngėtar,
gaztor, artist dhe i kėrkohet opinioni nė kėto
ēėshtje madhore. Ai flet rreth konceptit tė
ekstremizmit fetar, jep gjykime dhe i vlerėson
veprimet sipas dėshirės sė tij dhe kėdo qė e
kundėrshton, ai e cilėson si ekstremist. I
Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qoftė mbi tė, ka paralajmėruar duke thėnė: Do
tu vijė njerėzve njė kohė mashtruese, dėgjohet nė
tė gėnjeshtari dhe pėrgėnjeshtrohet i drejti, i
besohet tradhtarit dhe tradhtohet besniku. Nė atė
kohė do tė flasin Ruvejbida. Thanė: Kush
janė Ruvejbida, o i Dėrguar i Allahut? Tha:
Njeriu i ulėt qė flet pėr ēėshtjet e interesit tė
pėrgjithshėm. Shėnon Ahmedi.
Ndėrsa prej krimeve tė rėnda nė kėtė fushė ėshtė
qė koncepti i ekstremizmit fetar tė pėrkufizohet
nė mjetet e informimit, tezat e intelektualėve pėr
veprimet terroriste, derdhjen e gjakut, vrasjen e
tė pafajshmėve, shkatėrrimin e pasurive duke mos
trajtuar edhe forma tė tjera tė rrezikshme tė
terrorizmit. Ska fare dyshim nė ndalimin e
terrorizmit dhe nė rrezikshmėrinė e tij pėr
shoqėrinė islame si dhe rėndėsinė e tė folurit
rreth kėsaj, mirėpo ekzistojnė edhe forma tė tjera
tė rrezikshme, tė cilat i shkatėrrojnė fetė, forma
tė cilat i ka ndaluar feja dhe ka tėrhequr
vėrejtjen pėr to. Ndėr mė tė rrezikshme janė
teprimi nė madhėrimin e evliave dhe kėrkimi i
bekimit prej tyre, qė pa dyshim konsiderohen
shkaqet mė tė mėdha nė rėnien nė shirk. Shumė
vende muslimane janė sprovuar me lloje tė ndryshme
shirku dhe risish, tė cilat mbėshteten dhe
pėrkrahen, ndėrsa tė paktė janė ata qė flasin dhe
shpjegojnė rrezikun e tyre, madje mediat i
paraqesin si trashėgimi kulturore dhe folklor
popullor duke i lavdėruar ato.
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė
mbi tė, ka tėrhequr vėrejtjen nga tė gjitha llojet
e teprimit. Ka tėrhequr vėrejtjen nga ndalimi i tė
mirave, nga braktisja e martesės, nga sprova e
luftimit dhe e padrejtėsisė, shkelja e shenjtėrisė
sė muslimanit, tė atij i cili ėshtė i mbrojtur nga
ana e muslimanėve. Ka tėrhequr vėrejtjen nga
sprova e dynjasė, nga dalja nga xhemati dhe
prijėsi i muslimanėve ashtu siē ka tėrhequr shpesh
vėrejtjen nga sprova e shirkut dhe format e tij,
madje edhe nė momentet e fundit tė jetės sė tij.
Kjo aludon njėkohėsisht pėr rrezikshmėrinė e kėsaj
ēėshtjeje dhe rėndėsinė e kujdesit pėr tė.
Halid bin Suud el Bulihed
Pėrktheu: Almedin Ejupi
12.10.2008