Me tė vėrtetė kėrkimi i diturisė islame ėshtė farz
pėr ēdo besimtar dhe gjithashtu prej ibadeteve mė
tė mira. Islami i ka nxitur besimtarėt pėr
kėrkimin e diturisė. Dituria islame ka pėr qėllim
njohjen e Kuranit dhe tė Sunetit tė tė Dėrguarit
salallahu alejhi ue selem. Allahu subhanehu ue
teala ka thėnė: Thuaj: A janė tė barabartė
ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? Po, vetėm tė
zotėt e mendjes marrin mėsim. (Ez-Zumer 9)
Allahu subhanehu ue teala me kėtė ajet i ka
ngritur ata qė kanė dituri fetare, duke mos i
barazuar me ata qė nuk kanė dituri pėr fenė
islame. Po ashtu, nė ajetin tjetėr Allahu
subhanehu ue teala thotė: Allahu vėrtetoi se
nuk ka zot tjetėr qė e meriton adhurimin pėrveē
Tij, kėtė e dėshmuan edhe engjėjt dhe dijetarėt,
dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot
tjetėr qė e meriton adhurimin pėrveē Tij,
Fuqiplotit e tė Urtit. (Ali Imran 18)
Me kėtė ajet, Allahu subhanehu ue teala na tregon
se vetėm dijetarėt janė ata tė cilėt e madhėrojnė
Allahun subhanehu ue teala dhe e njohin mė sė miri
Atė, siē ka thėnė edhe nė njė ajet tjetėr: Me
tė vėrtetė mė sė shumti qė i frikėsohen Allahut
janė dijetarėt. (Fatir 28)
Allahu subhanehu ue teala i ngre ata qė kanė
dituri fetare. Ai thotė: Allahu i lartėson ata
qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė
lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. Allahu
ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni. (El
Muxhadele 11)
Kurse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: Kujt Allahu (subhanehu ue teala)
ia dėshiron tė mirėn, e bėn atė qė ta kuptojė
Islamin.Transmeton Buhariu nr. 71 dhe
Muslimi nr. 1037.
Disa prej dijetarėve kanė thėnė: Kush nuk e ka
kuptuar fenė islame, Allahu subhanehu ue teala nuk
ia ka dashur tė mirėn.
Gjithashtu dituria i sjell dobi njeriut edhe pasi
tė vdesė dhe sevapet do ti shkojnė edhe kur ai tė
jetė nė varr. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra,
se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Kur tė vdesė biri i Ademit, do ti ndėrpriten
veprat e tij, pėrveē atij i cili ka bėrė ndonjė
vepėr prej kėtyre tri veprave: ka bėrė ndonjė
sadaka qė ėshtė e vazhdueshme (ka bėrė ndonjė
ēezmė, ka mbjellė pemė prej tė cilave hanė
njerėzit etj.), ka lėnė ndonjė dituri (islame)
prej sė cilės do tė kenė dobi tė tjerėt apo ka
lėnė ndonjė fėmijė tė devotshėm, i cili lutet pėr
prindėrit e tij. (Muslimi nr. 1631)
Sė fundi, e lusim Allahun subhanehu ue teala tė na
bėjė prej atyre personave qė e kuptojnė fenė e
Allahut subhanehu ue teala dhe e pasojnė
Pejgamberin salallahu alejhi ue selem deri nė
vdekje!