Falėnderimi i
takon
Allahut, Zotit tė botėve. Salavatet e selamet
qofshin mbi tė Dėrguarin Muhamed, i cili ėshtė
dėrguar si mėshirė pėr botėt. Lavdėrimi dhe paqja
e Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen e tij si
dhe mbi shokėt e tij.
Pėrse ėshtė dėrguar i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė?
A thua Allahu e dėrgoi atė dėnim pėr njerėzimin
apo pėr ta shkatėrruar njerėzimin?
A e ngarkoi atė qė tė
hakmerret ndaj njerėzve pėr shkak tė mosbesimit
dhe kryeneēėsisė sė tyre?
Pėr tėrė kėtė na jep pėrgjigje fjala e Allahut tė
Lartėsuar: Dhe Ne nuk tė kemi dėrguar ty (o
Muhamed), veēse si mėshirė pėr botėt. (Enbija,
107)
Ky ishte synimi i mesazhit, qėllimi
i dėrgimit, arsyeja e zgjedhjes sė tij. S'do mend
se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, konsiderohet mėshirė e Allahut tė
Lartėsuar pėr njerėzimin e hutuar, tė padrejtė
e tė pakujdesshėm.
Allahu thotė: "Nė saje tė mėshirės sė Allahut u
solle butėsisht me ta (o Muhamed). Sikur tė
ishte i ashpėr dhe i vrazhdė, ata do tė
largoheshin prej teje." (Ali Imran, 159)
Sikur tė ishe i ashpėr e i vrazhdė nuk do tė ishe
i denjė pėr interpretimin e mesazhit tė Allahut
dhe Ne nuk do tė tė obligonim me komunikimin e
saj, ngase pronari i mesazhit duhet tė jetė i
butė, i mėshirshėm, zemėrgjerė, i urtė, i
durueshėm.
I Dėrguari i Allahut thotė: O ju njerėz! Unė
jam mėshirė e dhuruar. Shėnon Ibn Sadi,
ndėrsa Albani e cilėson si hasen.
Gjithashtu pėr tė kanė transmetuar se ai ishte
njeriu mė i mėshirshėm pėr fėmijėt dhe pėr
familje. Sahihul Xhami.
Ishte i mėshirshėm, sa herė qė i vinte dikush i
premtonte (i premtonte mirėsi nėse nuk posedonte),
ndėrsa i plotėsonte atė qė kishte. Sahihul
Xhami.
Inkurajimi pėr mėshirė
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, inkurajonte dhe nxiste pėr mėshirė e
dhembshuri ndaj krijesave tė Allahut, qofshin ata
tė vegjėl apo tė rritur, qofshin burra apo gra,
besimtarė apo jobesimtarė. Pėrkitazi me kėtė janė
transmetuar argumente tė shumta. Ndėr to mund tė
pėrmendim:
Kush nuk i mėshiron njerėzit, atė nuk e
mėshiron Allahu. Mutefekun alejhi.
Ebu Musa, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e ka
dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: Nuk
do tė besoni pėrderisa nuk keni mėshirė ndėrmjet
jush. Thamė: O i Dėrguar i Allahut, tė
gjithė ne jemi tė mėshirshėm. Ai tha: Nuk
ėshtė mėshira qė keni ndaj njėri-tjetrit, por
ėshtė mėshirė e pėrgjithshme. Shėnon Taberani,
Albani e cilėson hasen. Me kėtė nėnkuptojmė qė
mėshira duhet tė zgjerohet, qė ti pėrfshijė tė
gjithė njerėzit, atė qė e njeh si dhe atė qė nuk e
njeh.
Gjithashtu, Abdullah b. Amr El Asi, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė dy, transmeton se i Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka
thėnė: Tė mėshirshmit i mėshiron Mėshiruesi. Kini
mėshirė ndaj atyre qė janė nė tokė, ju mėshiron Ai
qė ėshtė nė qiell. Shėnon Ebu Davudi, Tirmidhiu
dhe ka thėnė hasen sahih.
Medito, Allahu mė mėshiroftė mua dhe ty, pėr
domethėnien e fjalės sė tė Dėrguarit tė Allahut,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė:
Kini mėshirė ndaj atyre qė janė nė tokė, do tė
vėresh madhėshtinė e kėsaj feje qė ka ardhur si
mėshirė pėr tė gjithė njerėzit. Prandaj, tė gjithė
qė jetojnė nė sipėrfaqen e tokės, nė Islam
meritojnė qė tė kihet mėshirė ndaj tyre.
Edhe nė qoftė se ėshtė jobesimtar? Po, edhe nė
qoftė se ėshtė jobesimtar.
Atėherė, pėrse ėshtė ligjėsuar lufta nė Islam?
Ėshtė ligjėsuar pėr ta larguar atė qė pengon nė
mes njerėzve dhe mėshirės sė Allahut. Allahu
thotė: Ju jeni populli mė i mirė i dalė pėr
njerėzimin: (Ali Imran, 110). Ebu Hurejra, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, thotė: Respektivisht, ju
jeni njerėzit mė tė mirė pėr njerėzit, ti futni
nė xhenet!
Islami nuk njeh urrejtje, as armiqėsi, gjėra kėto
qė e drejtuan njerėzimin nė shkatėrrim nė shumė
periudha tė jetės sė tyre. Pa dyshim se zemrat e
ashpėrsuara e tė vrazhda qė nuk njohin mėshirė e
dhembshuri nuk janė zemrat e besimtarėve tė
sinqertė. Pėrkitazi me kėtė, i Dėrguari i Allahut,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka
thėnė: Mėshira nuk largohet vetėm se nga njeriu i
ligė. Shėnon Ebu Davudi, Albani e cilėson hasen.
Lufta e Dytė Botėrore i ka kushtuar njerėzimit
gjashtėdhjetė milionė tė vrarė, saqė varrezat u
ngushtuan nga banorėt e tyre dhe era e vdekjes u
pėrhap nė ēdo vend tė botės. Njerėzimi u zhyt nė
dete me gjak, me kafka e mbeturina. Prijėsit e
luftės u orvatėn qė njė numėr tė madh tė viktimave
civile ti fusnin nė radhėt e armiqve tė tyre si
dhe tė pėrdornin fuqinė mė tė madhe tė mundshme
pėr shkatėrrimin e qyteteve, pėr bombardimin e
institucioneve si dhe pėr zhdukjen e ēdo gjurme tė
jetės.
Ēfarė lirie mund ti ofrojnė ata botės?
Ēfarė lirie mund ti paraqesin ata njerėzimit?
Pėrse u zhvillua kjo luftė? Cilat ishin motivet e
saj? Cilat ishin shkaqet e saj etike? Cilat ishin
frytet e saj? Kush mban pėrgjegjėsi pėr kėtė
shkatėrrim dhe rrėnim qė ka ndodhur? Lidhur me
kėtė askush nuk ka menduar.
Ēudia mė e madhe qėndron nė atė se bijtė e atyre
qė organizuan atė masakėr tė shėmtuar njerėzore
sot akuzojnė Islamin dhe muslimanėt pėr ashpėrsi,
vrazhdėsi dhe mospasje mėshirė, ashtu siē
pretendojnė se Islami konsiderohet fe e cila nxit
pėr dhunė dhe thėrret pėr luftė, shkatėrrim,
rrėnim, urrejtje dhe prishje.
Kjo pa dyshim qė ėshtė njė gėnjeshtėr e zhveshur
qė nuk mbėshtetet nė fakte as nga realiteti e as
nga historia. Kur i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja
e Allahut qofshin mbi tė, e dėrgoi Aliun, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, te ēifutėt e Hajberit, Aliu
i tha atij: O i Dėrguar i Allahut! A ti luftoj
ata derisa tė bėhen si ne? Ai tha: Ngadalė,
gjersa tė zbresėsh nė tokėn e tyre, pastaj ftoji
ata nė Islam si dhe lajmėroji se ēfarė obligimesh
kanė ndaj Allahut. Pasha Allahun, qė Allahu pėrmes
teje tė udhėzojė njė njeri ėshtė mė mirė pėr ty
sesa e tėrė bota. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Kjo pra ėshtė njėra ndėr porositė e tė Dėrguarit
tė Allahut drejtuar njėrit prej komandantėve tė
tij. Nė tė nuk figuron thirrje pėr luftė ose
nxitje pėr derdhjen e gjakut, por nė tė qėndron se
udhėzimi dhe bindja e tyre nė tė vėrtetėn ėshtė mė
e mirė sesa luftimi i tyre dhe vdekja e tyre nė
mosbesim.
Ndėr manifestimet e mėshirės sė Islamit gjatė
luftės ėshtė edhe ajo qė Enes b. Maliku, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i
Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
tė, ka thėnė: Shkoni me emrin e Allahut dhe
begatinė e Profetit tė Tij. Mos vrisni pleqtė, as
gratė e fėmijėt, rregulloni e bėni dobi sa tė
mundeni, sepse Allahu i do ata qė janė tė
dobishėm. Shėnon Ebu Davudi.
Ku ėshtė kjo nė krahasim me ata qė kanė
shkatėrruar qytetet, asgjėsuar banorėt e tyre si
dhe kanė pėrdorur tė gjitha llojet e armėve tė
ndaluara ndėrkombėtarisht pėr vrasjen e grave,
fėmijėve, pleqve, bujqve nė fushat e tyre dhe
klerikėve nė vendfaljet e tyre?
Tė gjitha luftėrat qė i drejtoi i Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ose
ato qė kanė ndodhur nė kohėn e tij nuk kanė sjellė
vdekjen e mė shumė se disa qindra prijėsve tė
mosbesimit, tė cilėt dėmtuan dhe fyen tė
Dėrguarin, vranė shokėt e tij, e ngushtuan Islamin
dhe muslimanėt nė ēdo vend, gjersa shokėt e tij u
detyruan tė braktisin vendlindjet e tyre, pasuritė
e tyre si dhe tė emigrojnė nė vende tė tjera pėr
shkak tė presionit tė dėnimit dhe bllokadės.
Ndėrsa nė anėn tjetėr, vetėm kryqėzatat kanė
sjellė vrasjen e qindra mijėrave muslimanė, ndėrsa
qindra mijėra tė tjerė iu ekspozuan formave mė tė
kėqija tė dėnimit dhe torturės.
Ku qėndron mėshira o ju qė pretendoni se keni
mėshirė?
Pėrse deri mė sot nuk keni kėrkuar falje pėr
veprime tė tilla tė frikshme?
Gustav Le Bon, njėri ndėr orientalistėt e mėdhenj,
thotė: Realisht, popujt nuk kanė njohur ēlirues
tė mėshirshėm e tolerant sikur arabėt. Islami
ėshtė ai i cili ua ka dhėnė muslimanėve kėtė
mėshirė e kėtė tolerancė. Ndėrsa ne kemi parė
forma tė ndryshme, si lufta e opiumit1,
ndėrsa mė e rėndė se kjo janė luftėrat e
kolonizimit modern, ndėrsa edhe mė e rėndė se kjo
ėshtė padrejtėsia e sionistėve dhe vrazhdėsia e
tyre, dashuria e tyre pėr gjakun, dhunėn dhe
ērrėnjosjen.2
Kjo pra qe mėshira
e muslimanėve, ndėrsa kjo
ashpėrsia e armiqve tė tyre. Cili nga kėta dy
grupe mund tė akuzohet pėr dhunė, vrasje dhe
terrorizėm?
Mėshira ndaj fėmijėve
Ndėr
format e mėshirės nė Islam ėshtė edhe mėshira ndaj
fėmijėve tė vegjėl, pėrkėdhelja e tyre, ledhatimi
i tyre si dhe mosdėmtimi i tyre. Ebu Hurejra,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, e
puthi Hasanin tė birin e Aliut, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė dy, gjersa Akre b. Habisi ishte tek
ai. Me atė rast Akre tha: Unė kam dhjetė fėmijė,
asnjėrin prej tyre nuk e kam puthur. Atėherė i
Dėrguari tha: Kush nuk mėshiron (tė tjerėt),
nuk mėshirohet. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu, Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
thotė: Erdhėn njė grup njerėzish nomadė tek i
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, dhe thanė: A i puthni fėmijėt tuaj? Ai
tha: Po. I thanė: Mirėpo ne, pasha Allahun, nuk
i puthim. I Dėrguari tha: Ēfarė mund tė bėj
kur Allahu e ka larguar mėshirėn nga zemrat tuaja?
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Ky ėshtė Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi tė! Ky ėshtė ai pėr tė cilin shpifni
dhe thoni se ėshtė njeri qė do luftėn, nomad, i
etur pėr derdhje gjaku, nuk e njeh mėshirėn.
Kanė dėshtuar dhe kanė humbur nėse e hedhin dhe e
adresojnė kėtė gėnjeshtėr tė pavėrtetė dhe shpifje
nė drejtim tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė.
Ebu Mesud El Bedrij, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, thotė: E rrihja skllavin tim me shkop, kur
dėgjova njė zė nga prapa: Dije, o Ebu Mesud!
Nga mllefi nuk arrita ta kuptojė zėrin, kur mu
afrua i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi tė, dhe mu drejtua me fjalėt:
Dije, o Ebu Mesud, se Allahu ėshtė mė i fuqishėm
ndaj teje sesa ti ndaj kėtij skllavi. Atėherė
thashė: Asnjėherė mė nuk do tė rrah ndonjė skllav.
Ndėrsa nė njė version tjetėr qėndron: Thashė: O
i Dėrguar i Allahut! Ai ėshtė i lirė pėr hir tė
Allahut tė Lartėsuar. I Dėrguari tha: Nėse
nuk do tė veproje kėshtu, atėherė do tė tė digjte
zjarri ose do tė tė kapte zjarri. Shėnon
Muslimi.
Prandaj organizatat qė janė themeluar pėr tė
luftuar keqtrajtimin e fėmijėve duhet ta pranojnė
vlerėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, nė ratifikimin e tė tė
drejtave tė fėmijėve si dhe ndalimin nga
keqtrajtimi i tyre. Ato nė dyert e tyre duhet ti
vendosin kėto hadithe tė ndershme profetike, tė
cilat inkurajojnė pėr mėshirė, pėrkėdhelje dhe
bamirėsi ndaj fėmijėve.
Ndėr format e mėshirės sė tė Dėrguarit ndaj
fėmijėve ėshtė edhe ajo se ai qante kur ata
vdisnin. Prej Usame b. Zejdit, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė dy, transmetohet se nė rastin e
vdekjes sė djalit tė bijės sė tė Dėrguarit, atij i
dolėn lot nga sytė. Sadi i tha: Ēfarė ėshtė kjo,
o i Dėrguar i Allahut? Ai tha: Kjo ėshtė
mėshirė, Allahu e ka vendosur nė zemrat e robėrve
tė Vet. Vėrtet Allahu mėshiron nga robėrit e Vet
tė mėshirshmit. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu, i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, shkoi te djali i tij,
Ibrahimi, nė momentin e vdekjes. Lotėt e tė
Dėrguarit filluan tė rridhnin. Abdurrahman b. Avfi
i tha: Edhe ti, o i Dėrguar i Allahut? Ai tha:
O i biri i Avfit! Kjo ėshtė mėshirė.
Pastaj pasuan lotėt e tjerė e ai tha: Vėrtet
syri loton, zemra pikėllohet, por ne nuk themi
asgjė qė e hidhėron Allahun. Vėrtet jemi tė
pikėlluar pėr ndarjen tėnde, o Ibrahim!
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Mėshira ndaj femrės
Ndėrsa sa i pėrket mėshirės sė Islamit ndaj femrės,
kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn muslimanėt
krenohen nė ēdo kohė. I Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, pa njė grua tė
vrarė nė njė betejė, e dėnoi kėtė dhe e ndaloi
vrasjen e grave dhe tė fėmijėve (Muslimi). Ndėrsa
nė njė transmetim tjetėr ai ka thėnė: Kjo nuk
vritet, mė pas shikoi nė fytyrat e shokėve tė
tij dhe njėrit prej tyre iu drejtua me fjalėt:
Shko dhe thuaj Halid b. Velidit tė mos i prekė
gratė, pleqtė dhe fėmijėt. Gjithashtu ka
thėnė: O Allahu im, unė i mbroj dy grupe qė
janė tė dobėta: jetimin dhe gruan. Shėnon
Nesaiu, Albani e cilėson si hasen.
Pėrshkrimi i gruas si e dobėt nėnkupton mėshirėn
ndaj saj, sjelljen e mirė me tė, bamirėsinė ndaj
saj si dhe mosdėmtimin e saj. Ku qėndron kjo nė
krahasim me akuzat qė i bėhen Islamit pėr dhunė
dhe diskriminimin gjinor?
Mėshira ndaj kafshėve
Mėshira nė Islam shtrihet madje edhe te kafshėt.
Ato nė Islam gėzojnė njė pjesė bukur tė madhe tė
mėshirės, dhembshurisė dhe bamirėsisė. Ibn Umeri,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, thotė se i
Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi tė, ka thėnė: Njė grua ka hyrė nė
zjarr pėr shkak tė njė maceje, ngase e ka ngujuar
atė; as nuk e ka ushqyer e as nuk e ka lėnė tė
ushqehet nga insektet e tokės derisa ka ngordhur.
Buhariu dhe Muslimi.
Ndėrsa nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, transmetohet se i Dėrguari i Allahut,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka
thėnė: Njė burrė gjeti njė pus me ujė, zbriti
dhe piu. Kur doli, pa njė qen i cili dukej se
ishte i etur. Ai tha me vete: Ky qen qenka etur
pėr ujė, ashtu siē isha unė. Mė pas zbriti
pėrsėri nė pus, mbushi kėpucėn me ujė dhe i dha tė
pijė qenit. Zoti e bekoi dhe ia fali mėkatet.
Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu, i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Ēdo njeri i
cili vret njė zog pa tė drejtė, Allahu do ta pyesė
atė nė Ditėn e Kiametit. Thanė: O i Dėrguar
i Allahut, cila ėshtė e drejta e tij (zogut)? Tha:
E drejta e tij ėshtė qė ta presė dhe ta hajė e
jo qė tia kėpusė kokėn dhe ta hedhė. Shėnon
Nesaiu, ndėrsa Albani hadithin e cilėson si hasen.
Kjo ėshtė pėr atė qė vret njė zog pa tė drejtė, e
si qėndron puna, dėnimi dhe kėrcėnimi pėr atė qė
vret njė njeri pa tė drejtė?
Prej formave tė mėshirės sė Islamit ndaj kafshėve
ai ka urdhėruar qė tė kemi mirėsi ndaj tyre si dhe
tė mos i frikėsojmė kur ti therim. I Dėrguari ka
thėnė: Allahu ju ka urdhėruar tė tregoni
mirėsi ndaj secilit, kėshtu qė nėse duhet tė
vrisni, vrisni nė mėnyrė tė mirė dhe nėse e therni
kafshėn, thereni atė me butėsi. Nėse dikush prej
jush ka pėr ta therur njė kafshė, ai duhet ta
mprehė thikėn sė pari dhe ta trajtojė kafshėn si
duhet. Shėnon Muslimi.
Gjithashtu nga Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur
me tė, transmetohet se njė burrė e kishte shtrirė
kafshėn (pėr ta prerė) dhe e mprehte thikėn para
saj. I Dėrguari i tha: A dėshiron ti japėsh
fund me disa vdekje? Pėrse nuk e ke mprehur thikėn
para se ta shtrije atė? Shėnon Taberani,
Hakimi, Albani e cilėson si hasen.
Ku janė organizatat qė kujdesen pėr butėsinė ndaj
kafshėve nė krahasim me kėto etika profetike? Si e
mohojnė vlerėn e Islamit kur ai i parapriu
katėrmbėdhjetė shekuj mė parė? Akoma vazhdojnė tė
mos bėjnė dallim nė mes sė drejtės dhe tė
padrejtės, saqė therjen nė mėnyrėn islame e
konsiderojnė si njė lloj ashpėrsie, duke mos i
ditur dobitė e shumta tė kėsaj metode islame.
Ndėrsa ata kafshėt e tyre i qėllojnė me rrymė
elektrike ose i godasin nė kokė; i vrasin e mė
pastaj i therin. Kėtė konsiderojnė ata mėshirė
ndaj kafshės. Kur njeriu nuk ka udhėzime qiellore,
ai nuk di si tė veprojė dhe vepron sipas shijes sė
vet.
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, njė ditė hyri nė kopshtin e njė banori tė
Medinės (ensar) dhe aty pa njė deve. Kur e pa tė
Dėrguarin e Allahut, u tėrhoq anash dhe i lotuan
sytė. I Dėrguari i Allahut iu afrua devesė dhe ia
lėmoi kokėn e ajo heshti. I Dėrguari i Allahut tha:
Kush ėshtė i zoti i kėsaj deveje? E kujt ėshtė
kjo deve? Erdhi njė djalosh prej ensarėve
medinasve dhe tha: Deveja ėshtė e imja, o i
Dėrguar i Allahut. Ai i tha: A nuk
frikėsohesh aspak prej Allahut pėr kėtė deve qė ta
ka falur Allahu? Ajo mu ankua se ti e lė tė
uritur dhe e mundon shumė me punė. Shėnon
Ahmedi, Ebu Davudi. Albani e cilėson si sahih.
Mėshira e tė Dėrguarit madje ka pėrfshirė edhe
trupat e pemėt. Kur i Dėrguari ligjėronte,
qėndronte mbi njė trung hurme. Kur ia ndėrtuan
minberin dhe filloi tė ligjėrojė, trungu filloi tė
qajė. Sahabėt dėgjuan njė zė, kurse i Dėrguari
zbriti nga minberi dhe e vendosi dorėn e tij mbi
trung, derisa u qetėsua. Shėnon Buhariu.
Kjo pra ishte mėshira e tė Dėrguarit Muhamed. Kjo
ishte dhembshuria e tij, ndjenjat e tij, bamirėsia
e tij. Kėto ishin parimet nė tė cilat ai thėrriste.
Pėrse e mohoni kėtė vlerė? Pse nuk e shikoni kėtė
lartėsi dhe fisnikėri njerėzore nė kėtė
personalitet tė rrallė?
Halid Ebu Salih
Pėrktheu: Almedin Ejupi
25.7.2008
1
Lufta e Opiumitka ndodhur mes Britanisė
sė Madhe dhe Kinės,
ku kjo e fundit ėshtė
detyruar qė tė
blejė narkotikė si dhe
ta detyrojė
popullin e saj t'i pėrdorė
kėto lėndė.
2Semahatul Islam f. 167,168.