Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut tė
Lartėsuar. Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė
dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje prej Allahut nga
veprat tona tė liga dhe nga tė kėqijat e epsheve tona.
Nuk ka dyshim se atė qė e udhėzon Allahu, nuk ka kush qė
mund ta shpjerė nė humbje dhe atė qė e humb Allahu, nuk
ka kush qė mund ta udhėzojė.
Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr, i cili e meriton
adhurimin, pėrveē Allahut, i Cili ėshtė i vetėm dhe
pa shok dhe dėshmoj se Muhamedi salallahu alejhi ue
selem ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij. Allahu i Madhėruar ka thėnė: A menduan njerėzit tė
thonė: Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė? Ne i
sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė Allahu
gjithqysh do ti dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn e do
ti dallojė edhe gėnjeshtarėt. (El Ankebut, 2-3)
Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė se Allahu i Lartėsuar nuk do
ti lėrė besimtarėt pa i sprovuar. Ata do tė sprovohen
nė pasurinė e tyre, veten e tyre, familjen e tyre, nė
mėnyrė qė tė duket besimi i tyre.
Dhe prej sprovave me tė cilat Allahu i Lartėsuar i ka
sprovuar besimtarėt ėshtė edhe sprova e vetmisė, ku
njė besimtar gjithmonė e ndien veten e tij nė mesin e
njerėzve si tė vetmuar, tė shmangur, tė dėbuar nga
vėllezėrit e tij, nga familja e tij apo rrethi ku jeton
dhe ku ėshtė rritur. E gjithė kjo ėshtė pėr shkak se
besimtari i thėrret ata nė tė mirat e kėsaj bote dhe tė
botės tjetėr, kurse ata dėshirojnė kėnaqėsitė e kėsaj
bote dhe nuk u intereson bota tjetėr, sikur ta kenė
garantuar jetėn e tyre. Por ata nuk e dinė se pas tė
mirave tė kėsaj bote, do ti presė njė e keqe: dėnimi nė
Ditėn e Gjykimit.
Ibnu Atije, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Sprova prej
Allahut ėshtė e vazhdueshme. Tė vetmuarit (guraba) ėshtė
njė sprovė e cila ėshtė pėrsėritur me shekuj mė parė dhe
vazhdon tė pėrsėritet. Kjo sprovė ka goditur edhe tė
Dėrguarin salallahu alejhi ue selem dhe shokėt e tij,
pasi ai filloi tė ftonte njerėzit nė akiden e pastėr dhe
qė ti largohen adhurimit tė idhujve. Ky moment ka qenė
momenti i parė kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem
dhe shokėt e tij e kanė ndier veten tė vetmuar, tė
vetmuar nė familjet e tyre,nė fiset e tyre, duke e
fshehur Islamin e tyre, derisa i ndihmoi Allahu i
Lartėsuar dhe fenė e Tij dhe e ngriti mbi tė gjitha
fetė.
Kjo ėshtė edhe gjendja jonė tani, kur njeriu i cili i
thėrret njerėzit nė rrugėn e drejtė etiketohet me emra
tė ndryshėm pėr shkak se po i kundėrshton traditat e
njerėzve ku jeton dhe po i shqetėson ata nė haramet qė
janė duke bėrė. Dhe pėr kėtė shkak e quajnė atė tė
prapambetur, ekstrem etj.
E gjithė kjo vėrteton fjalėn e tė Dėrguarit salallahu
alejhi ue selem, i cili thotė: Ka filluar Islami i
vetmuar dhe do tė kthehet i vetmuar siē ka qenė.
Ahmedi 3/71, Ibn Xherir 13/149, Ibn Hiban 2625.
Tani, pasi muslimani e ka parė gjendjen e tij, a i
lejohet atij tė rrijė me duar nė faqe dhe tė thotė se
ky ėshtė caktimi i Allahut dhe unė nuk mund tė bėj
asgjė?!
Themi: Jo! Muslimani duhet tė shohė hadithin e tė
Dėrguarit salallahu alejhi ue selem dhe do tė shoh
pėrgėzimin e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem, tė
cilin ai ua ka bėrė tė vetmuarve (gurabave). Ky pėrgėzim
ėshtė xheneti (siē do tė tregohet mė vonė) dhe do ti
takojė atij qė duron sprovėn nė rrugėn e Allahut.
Duke pasur parasysh nevojėn e kėsaj teme, do tė
shkruajmė disa fjalė pėr cilėsitė e tė vetmuarve.
Cilėsitė e tė vetmuarve prej besimtarėve dhe nė ēfarė
gjendje janė ata
1. Transmeton Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: Me tė vėrtetė Islami ka filluar i vetmuar
dhe do tė kthehet i vetmuar siē ka qenė dhe Tuba u
takon gurabave. E pyetėn tė Dėrguarin salallahu
alejhi ue selem: Kush janė ata, o i Dėrguar i Allahut?
Ai tha: Ata janė ata tė cilėt ndreqin kur njerėzit
prishen (nga mėkatet apo zhyten nė harame). Ahmedi
3/71, Ibn Xherir 13/149, Ibn Hiban 2625.
Ibnul Ethiri ka thėnė: Tuba e pėrmendur nė hadith
ėshtė emėr i xhenetit, kurse disa kanė thėnė se ėshtė
emėr i njė peme nė xhenet (Enihaje 3/141).
Kurse Ibn Kethiri nė tefsirin e ajetit ku Allahu i
Lartėsuar thotė: Ata qė besojnė dhe punojnė
drejtėsi, pėr ta ėshtė Tuuba dhe vendi mė i bukur pėr
tu kthyer mė nė fund. (Er-Rad 29), ka thėnė:
Ėshtė transmetuar nga disa sahabė dhe tabiinė se Tuba
ėshtė emėr i njė peme nė xhenet. (2/512)
2. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Me
tė vėrtetė Islami ka filluar i vetmuar dhe do tė kthehet
i vetmuar siē ka qenė dhe Tuba u takon gurabave.
(Muslimi 1/130)
Vazhdon (inshallah)
Pėrktheu: Eroll Nesimi
14.12.2008