Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Frytet e respektimit tė prindėrve

Ngjarje e vėrtetė lidhur me frytet e respektit ndaj prindėrve.

Njė burrė trokiti nė derėn e njė njeriu tė shtyrė nė moshė. Me tė dėgjuar trokitjen, doli djali i tė moshuarit, njė djalė njėzet vjeē, pėr tė parė se kush ishte. E hapi derėn dhe njeriu pa e pėrshėndetur fare u drejtua drejt burrit tė shtyrė nė moshė, e kapi pėr jake dhe i tha: “Kije frikė Allahun dhe ma kthe borxhin. Tė kam pritur shumė dhe durimi mė ka humbur. Ē’mendon, si do tė veproj me ty?”

Nė kėtė rast ndėrhyri djali, kurse nė sytė e tij rridhnin lotėt kur e pa prindin nė kėtė situatė. Iu drejtua njeriut: -Sa ėshtė borxhi i babait tim? Njeriu iu pėrgjigj: -Mė tepėr se nėntėdhjetė mijė rialė. Djali i tha: -Lėre prindin tim dhe prit njė moment. Djali shkoi nė dhomėn e tij pėr tė marrė tė hollat, vlera e tė cilave arrinte nė njėzet e shtatė mijė rialė, tė holla tė cilat djali i kursente nga rroga e tij. Kėto tė holla ai i kishte mbledhur dhe pritur shumė gjatė pėr ditėn e martesės sė tij. Mirėpo djali deshi qė prindi tė dilte nga kjo vėshtirėsi dhe nga ky borxh. Shkoi nė dollapin e rrobave, i mori tė hollat dhe i tha burrit: -Kjo ėshtė njė pjesė e borxhit tė babait tim, njėzet e shtatė mijė rialė, ndėrsa pjesėn tjetėr do ta kthej nė njė tė ardhme tė afėrt. Me kėtė rast, prindi i djalit filloi tė qajė dhe kėrkoi nga njeriu qė ato tė holla t’i kthejė djalit, ngase ai ka nevojė pėr to dhe se djali nuk ka kurrfarė mėkati nė kėtė.

Burri refuzoi t’ia kthejė tė hollat djalit, edhe pse djali me kėmbėngulje insistoi qė burri t’i merrte tė hollat. E pėrcolli njeriun dhe i tha qė tani nuk kishte punė me prindin, por me tė. Djali u kthye te prindi, e puthi nė ballė dhe i tha: “O babai im, autoriteti yt dhe pozita jote ėshtė shumė mė e lartė sesa kjo vlerė tė hollash. Unė nuk mund ta pėrballoj kėtė situatė. Nuk dua tė shoh asnjė pikė loti tė derdhet nė mjekrėn tėnde tė pastėr. Babai e pėrqafoi fort djalin dhe filluan t’i dalin lotėt duke u lutur pėr tė: “O biri im, Allahu qoftė i kėnaqur me ty! Allahu tė dhėntė sukses dhe tė realizoftė ambiciet e tua!

Tė nesėrmen derisa djali ishte i zėnė me punėn e tij, kur i erdhi pėr vizitė njė shok, me tė cilin nuk ishte takuar pėr njė kohė tė gjatė. Pas njė bisede tė rėndomtė, shoku i tha se dje kishte qenė me njė afarist tė madh, i cili i kishte kėrkuar qė t’i gjente njė njeri besnik, tė sinqertė, tė moralshėm, ambicioz dhe qė ėshtė i aftė tė menaxhojė me sukses punėn. Unė nuk kam gjetur person qė e njoh e qė i plotėson kėto kushte pėrveē teje. Si thua, tė japėsh dorėheqje nga kjo punė e tė pranosh punėn e re menjėherė e tė shkojmė tė takohemi me tė kėtė mbrėmje?
Shenjat e gėzimit vėreheshin nė fytyrėn e djalit dhe tha me vete se kjo ishte lutja e prindit pėr mua dhe Allahu e pranoi atė. E falėnderoi Allahun shumė dhe nė mbrėmje u takuan me tregtarin. Sapo e pa djalin, u gėzua dhe tha se po kėrkonte njė njeri si ai.

E pyeti sa e kishte rrogėn dhe djaloshi i tha se merrte 4970 rialė. Tregtari i tha: -Qė nesėr shko dhe kėrko dorėheqje nga puna e vjetėr, ndėrsa rroga do tė jetė 15000 rialė, pėrqindja e fitimit 10%, tri rroga do t’i kesh nė vend tė banesės, njė makinė tė re, rrogė pėr gjashtė muaj nė mėnyrė qė t’i rregullosh gjendjen dhe punėt e tua. Djali me tė dėgjuar kėtė lajm nisi tė qajė me tė madhe duke i thėnė se e pranonte punėn. Tregtari e pyeti pėr shkakun e tė qarit dhe djaloshi i rrėfeu ēka i ndodhi para dy ditėsh. Atėherė, tregtari urdhėroi menjėherė qė borxhi i prindit t’i shlyhet.

Kjo pa dyshim qė ėshtė fryt dhe rezultat i respektit tė prindėrve, zgjidhje e telasheve tė muslimanėve dhe shlyerje e borxheve tė tyre. Respektimi i prindėrve konsiderohet prej veprave mė tė vlefshme. Allahu i Lartėsuar, kėnaqėsinė e Tij e ka shoqėruar me kėnaqėsinė e tyre. Ai thotė: “Zoti yt ka urdhėruar, qė tė mos adhuroni askėnd tjetėr pėrveē Atij dhe, qė tė silleni mirė me prindėrit. Nėse njėri prej tyre ose tė dy arrijnė pleqėrinė te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundėrshto, por drejtoju atyre me fjalė respekti.” (Isra, 23)

Allahun e lus tė na mundėsojė respektimin e prindėrve dhe tė na pėrforcojė nė kėtė. O Allahu im! Mėshiroji ata tė dy, ashtu siē mė kanė rritur, kur unė isha i vogėl!”
 

Almedin Ejupi
16.11.2008

                                                      www.klubikulturor.com