Tregimi
nė vijim ėshtė njė ngjarje e shkurtėr, mirėpo
shumė tėrheqėse dhe kuptimplote. Mbetem me shpresė
se do tju pėlqejė shumė...
Pas 21 vitesh martesė, hasa nė njė dashuri tė ēiltėr. Para disa
kohėsh fillova ta kaloja kohėn me njė grua tė ve
qė prej 19 vitesh. Gruaja ime mė tha: -E di shumė
mirė se sa e do atė.
Gruaja pėr tė cilėn mė kėshillonte shoqja ime qė tė kaloja ēaste me
tė ishte nėna ime, e cila kishte mbetur e ve qė
para 19 vitesh. Punėt dhe obligimet e shumta si
dhe tre fėmijėt kishin bėrė qė ta vizitoja nėnėn
time shumė rrallė. Njė ditė prej ditėsh, gjeta
kohė qė ta ftoja nėnėn time pėr darkė. Mora
telefonin dhe e telefonova. Ishte bėrė vonė dhe
nėna u bė merak kur ma dėgjoi zėrin. Nuk e kishte
zakon qė tė fliste me dikė nė kohė tė vona dhe mė
pyeti:
-Si je biri im?
-Mirė jam nėnė,- iu pėrgjigja. -Tė telefonova nga
ndėrgjegjja pėr tė kaluar disa ēaste me ty.
Mė pyeti: -Vetėm ne tė dy? U mendua pak dhe mė tha:
-Mė pėlqen propozimi yt.
Ditėn e enjte, pasi mbarova orarin e punės, u nisa pėr nė shtėpinė
ku banonte nėna ime. Ndihesha paksa i shqetėsuar...
Kur arrita nė shtėpinė e nėnės, vėrejta se edhe
ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur
te dera e shtėpisė.
Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit
qė i kishte blerė babai im pak para se tė vdiste.
Duke buzėqeshur si njė engjėll, mė tha: -Biri im,
tė gjithėve u kam thėnė se sonte do tė dal me
djalin tim dhe qė tė gjithė janė gėzuar, andaj tė
gjithė me padurim presin kthimin tim pėr tua
sqaruar hollėsitė e kėtij takimi.
Shkuam nė njė restorant jo tė zakonshėm, mirėpo i bukur dhe i qetė.
Nėna u mbėshtet nė krahun tim dhe dukej si njė
zonjė. Pasi u ulėm, fillova tė lexoja listėn e
gjellėve, ndėrsa nėna mund tė lexonte vetėm
shkronjat e mėdha. Gjersa po lexoja listėn e
ushqimeve, nėna, e cila mė shikonte me njė
buzėqeshje tė gjerė, me dy buzėt e saj tė ēara nga
mosha, mė ndėrhyri duke thėnė:
-Kur ishe i vogėl, unė isha ajo qė lexoja pėr ty.
-Ndėrsa tani ka ardhur koha tė ta kthej kėtė borxh
dhe ja unė po lexoj sot pėr ty. Ēlodhu dhe pusho
nėna ime- i thashė.
Gjatė tėrė mbrėmjes biseduam dhe nuk kishte asgjė tė rėndomtė, me
pėrjashtim tė nostalgjive dhe pėrditshmėrisė sonė.
Qėndruam aq shumė, saqė ishte bėrė shumė vonė.
Pasi u kthyem dhe arritėm te dera e shtėpisė, nėna
mu drejtua me kėto fjalė: -Kam dėshirė qė tė
dalim sė bashku pėrsėri, mirėpo me kusht qė tė
paguaj unė.
Ia putha dorėn dhe i thashė lamtumirė. Pas disa ditėsh mė erdhi
lajmi se nėna kishte ndėrruar jetė. Kishte vdekur
nga njė sulm nė zemėr.
E tėrė kjo ndodhi pėr njė kohė shumė tė shkurtėr,
saqė unė nuk munda tė bėja asgjė pėr tė. Kaluan
disa ditė dhe nga posta mė erdhi njė letėr e
dėrguar nga restoranti nė tė cilin kishim darkuar
unė dhe nėna ime. Nė tė kishin qenė disa fjali tė
shkruara nga dora e nėnės sime:
Kam paguar faturėn para kohe, duke e ditur se nuk do tė kem rastin
tė takohem me ty pėrsėri. Me rėndėsi ėshtė se bėra
pagesėn pėr dy persona, pėr ty dhe gruan tėnde. Ti
assesi nuk mund ta pėrshkruash vlerėn e asaj nate
nė tė cilėn darkuam sė bashku. Tė dua shumė biri
im!
Nė atė moment arrita tė kuptoja domethėnien e fjalės dashuri apo
tė dua. Nuk mund ta kuptosh domethėnien
madhėshtore tė kėsaj fjale derisa nga dashuria
jote tė mos vjelė mirėsi dhe bukuri edhe pala
tjetėr, ashtu siē bėri nėna ime. Asgjė nuk ka
vlerė mė shumė se prindėrit, e nė veēanti nėna.
Dhuroja kohėn qė ata meritojnė. Duhet ditur se ky
ėshtė obligim i ynė nga Allahu ndaj prindėrve, prandaj
kėto gjėra nuk shtyhen. Nė kėtė rast mė ra
ndėrmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibėn Omeri:
Nėna ime ėshtė e moshuar, nuk mund tė lėvizė fare
dhe mė duhet ta bart nė ēdo vend, madje edhe kur
kryen nevojėn. Nganjėherė nuk ka fuqi qė ta
pėrmbajė veten, kėshtu qė e kryen nevojėn duke
qenė nė duart apo nė shpinėn time. A mendon se e
kam kryer obligimin ndaj saj? Ibėn Omeri u
pėrgjigj: A ke harruar fėmijėrinė tėnde kur edhe
ti veproje kėshtu me nėnėn tėnde? Ti po i shėrben
duke shpresuar vdekjen e saj, ndėrsa ajo tė
shėrbente ty, me gjithė mundimet dhe lodhjet qė
kishte, duke shpresuar jetėn dhe lumturinė tėnde.
Me tė vėrtetė dallim i madh nė mes kėtyre dy qėndrimeve. Shpresojmė
se porosia dhe mesazhi i kėsaj ngjarjeje do tė
arrijė edhe tek ata qė ende i kanė prindėrit
gjallė.
Marrė nga
Assoc. Prof. Dr. Walid. I. S. Sharaiyra, ish-
ligjėrues nė IIUM
Pėrktheu
nga gjuha arabe: Mr. Feim Dragusha
30.5.2008