Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

A e di o agjėrues?

A e di se Ramazanin do ta pėrjetojnė vitin e ardhshėm vetėm tė gjallėt e ti mund tė mos jesh prej tyre? Prandaj bėj vepra tė mira, pendohu tek Allahu, qaj pėr mėkatet tua, shfrytėzoje kėtė muaj, i cili mund tė jetė i fundit pėr ty.

A e di se nėn tokė ka njerėz qė qajnė dhe vajtojnė, jo pėr shkak tė ndarjes nga fėmijėt dhe pasuria e tyre, por pėr shkak tė humbjes sė shumė Ramazaneve? Nuk kanė depozituar vepra tė mira, prandaj falėndero Allahu qė tė la tė jetosh e nuk tė bėri tė vdesėsh.

A e di se nė spitale ka shumė tė sėmurė, tė cilėt janė tė privuar nga agjėrimi dhe falja e namazit? Lotėt e tyre rrjedhin nga vajtimi pėr shkak tė mospranisė sė tyre me vėllezėrit e tyre nė kėtė muaj. Falėndero Allahun, i Cili tė dha shėndet, ndėrsa tė tjerėt i ka sprovuar me sėmundje.

A e di se agjėrimi i Ramazanit pranohet vetėm prej atyre qė falin namaz? Ki kujdes nga humbja e fesė tėnde me neglizhencėn tėnde ndaj namazit, pėr shkak tė gjumit apo kalimit nga koha e tij.

A e di se kujt i agjėron stomaku dhe nuk i agjėron syri, veshi dhe gjuha nga tė ndaluarat, ai ka pėrfituar nga agjėrimi vetėm urinė dhe etjen?

A e di se shejtanėt nga lloji i njerėzve nuk prangosen nė Ramazan? Ata janė mė tė rrezikshėm pėr fenė tėnde sesa shejtanėt nga lloji i xhinėve. Prandaj ki kujdes prej tyre.

A e di se nata e Ramazanit ėshtė e barabartė me ditėn pėr sa i pėrket shenjtėrisė? Mos u bė prej atyre tė cilėt agjėrojnė ditėn nga e lejuara, kurse gjatė natės hanė harame.

A e di se dallimi ndėrmjet agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ēifutėve dhe tė krishterėve ėshtė ngrėnia e syfyrit? Kundėrshtoji ata dhe pasoje tė dashurin tėnd, i cili thotė: “Hani syfyr, se nė tė ka bereqet.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

A e di se dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit janė mė tė vlefshme se ato tė mėparshmet? Ki kujdes nga plogėshtia dhe molisja me ardhjen e kėtyre netėve.

A e di se ta kėrkosh Natėn e Kadrit dhe tė falėsh namaz nė tė me besim dhe duke llogaritur nė shpėrblimin e Allahut, veprat e tua do tė ngrihen sikur tė kishe punuar tetėdhjetė vite? Mos e humb kėtė mundėsi duke shėtitur nėpėr tregje dhe duke humbur kohėn nė atė qė nuk sjell dobi.

A e di se itikafi ėshtė i vlefshėm qoftė edhe njė pjesė tė natės apo tė ditės me qėllim afrimi ndaj Allahut? Mos e privo veten nga kėnaqėsia e veēimit me Allahun nė ndonjė prej shtėpive tė Tij. Ushtroje veten me itikaf, qoftė edhe njė pjesė te ditės ose tė natės.

A e di se shikimi i serialeve pėrmes ekraneve televizive, dėgjimi i muzikės nė Ramazan konsiderohet pėrdhosje e shenjtėrisė sė kėtij muaji? Ki frikė Allahun dhe tė mos bėjnė amoralitet syri dhe veshi yt!

A e di se nėse nuk i braktis fjalėt e kėqija (gėnjeshtrėn, shpifjen, pėrgojimin, sharjen, mallkimin), Allahu nuk ka nevojė qė tė lėsh ushqimin dhe pijen tėnde, ashtu siē thuhet nė hadithin autentik.

A e di se kush nuk e pėrfundon leximin e Kuranit nė kėtė muaj brenda dhjetė ditėsh ndoshta llogaritet prej atyre qė e kanė braktisur atė? Si tė mos jetė kėshtu kur ky ėshtė muaji nė tė cilin zbriti Kurani. Shfrytėzoji ditėt dhe netėt e kėtij muaji pėr leximin e fjalės sė Allahut tė Lartėsuar.

A e di se muaji i Ramazanit ėshtė mundėsi e artė pėr duhanxhinjtė qė ta braktisin atė dhe ta zėvendėsojnė me misvak?

A e di se umreja nė Ramazan e ka shpėrblimin sikur tė kryesh haxhin me tė dashurin tėnd, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė? Shfrytėzoje kėtė mundėsi.

A e di se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė amin nė lutjen e Xhibrilit pėr atė qė e ka arritur Ramazanin, ka pėrfunduar ai dhe nuk i janė falur mėkatet? Ai do tė futet nė zjarr.

A e di se gjumi i natės ndihmon pėr shfrytėzimin e ditės me vepra tė mira? Shfrytėzoje atė brenda njė pjesė tė natės dhe ki kujdes nga pagjumėsia nė gjėra tė kota.

A e di se Allahu i Lartėsuar i jep agjėruesit shpėrblimin e shumėfishuar pėr atė qė i jep ushqim agjėruesit qoftė edhe me njė gotė ujė? Prandaj i privuar llogaritet ai qė ėshtė privuar nga kjo mirėsi e madhe me kėtė vepėr tė lehtė.

A e di se i lumturi nė festėn e Bajramit nuk ėshtė ai i cili vesh rroba tė reja, mirėpo kush do tė lirohet dhe do tė shpėtojė nga dėnimi. Sa prej tė varfėrve, tė ngratėve nė ditėn e Bajramit i mirėpresin melekėt nė rrugėt duke i pėrgėzuar me lehtėsim dhe
shpėrblim dhe se Allahu ėshtė Bujar Fisnik. Varfėria dhe nevojat e tyre nuk i dėmtuan fare, ndėrsa shumė tė tjerė tė pasur janė tė larguar nga mėshira e Allahut.

E lusim Allahun e Lartėsuar tė na mundėsojė ta pėrfundojmė Ramazanin duke qenė Allahu i kėnaqur me ne!
 


Sad b. Atik
Pėrktheu: Almedin Ejupi
12.9.2008

                                                      www.klubikulturor.com