Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme
(Pjesa 3)
Shoqėrimi
Duke
lundruar me anijen e Kuranit, arrijmė te porti i
shoqėrimit dhe ja, duke vizituar tė afėrmit, miqtė,
shokėt dhe pa i hedhur vėshtrim vizitave tė shpeshta dhe
nė kohė tė ndryshme, shohim se nuk jemi nė gjendje tė
vėrejmė sjelljet tona aq tė kėqija. Pėr kėtė, Allahu i
Plotfuqishėm na mėson:
O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar
leje dhe pa i pėrshėndetur njerėzit e tyre. Kjo ėshtė mė
mirė pėr ju, qė tė merrni mėsim. Po nėse nuk gjeni
asnjė, atėherė mos hyni nė to derisa tju jepet leje, e
nėse ju thuhet qė tė ktheheni, ju kthehuni. Kjo ėshtė mė
e ndershme pėr ju. Allahu e di ēdo gjė qė veproni. Nuk
ėshtė pėr ju ndonjė gjynah, nėse hyni nė shtėpi tė
pabanuara, nė tė cilat keni ndonjė pėrfitim. Allahu e di
atė qė e shfaqni haptas dhe ēfarė e mbani tė fshehtė.1
Nga
ky ajet mėsojmė se gjithsesi jemi tė obliguar tė
kėrkojmė leje pėr tė vizituar shtėpinė e dikujt dhe nuk
duhet tė hyjmė aty, vetėm nėse na lejohet njė gjė e
tillė. Me kėtė tregohet respekti ndaj ēėshtjeve private
tė tė tjerėve. Kam
bindjen se gjithmonė para se tė vizitojmė ndonjė tė
afėrm apo kėdo qoftė, mund tu bėjmė njė telefonatė e
ti informojmė pėr vizitėn tonė dhe me kėtė mund tė
shohim nėse janė tė zėnė apo tė lirė pėr tė na pritur.
Nė kėtė mėnyrė, mund tė mėnjanojmė sjelljet e kėqija, qė
mos ti marrim njerėzit pėr sė lehti. Sa mė shumė qė ti
njohim njerėzit, aq mė shumė duhet tė shtohet respekti
ynė ndaj tyre, e nėse nuk na lejohet qė tė hyjmė nė
shtėpitė e tyre dhe urdhėrohemi pėr tu kthyer, atėherė
duhet tė kthehemi.
Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
6.6.2008