Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme
(Pjesa 16)
Higjiena
vetjake
Tė
qenėt i pastėr ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi
pėr jetėn e njeriut, pasi edhe pėrhapja e shumė
sėmundjeve ėshtė rezultat i rrobave tė papastra.
Nė vazhdim do tė sjellim njė ajet kuranor, i cili
nė mėnyrė tė qartė na mėson mbi pastėrtinė dhe
mėnyrėn e
saj:
O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė
falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja
deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt
lajini deri te kyēet. Nėse jeni xhunubė, atėherė
pastrohuni (lahuni)! Nė qoftė se jeni tė sėmurė,
ose nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen
prej vendit tė nevojės, ose keni kontaktuar me
gratė dhe nuk gjeni ujė, atėherė prekeni dheun e
pastėr e me tė fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja
(pėr tejemum). Allahu nuk dėshiron (me obligimin
pėr abdest e larje) tju sjellė ndonjė vėshtirėsi,
por dėshiron tju pastrojė (prej gjynaheve), ta
plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush e qė ti
falėnderoheni.1 Ajeti
i pėrmendur na porosit qė pas kontaktit intim me
gratė tė lahemi, tė pastrohemi edhe pasi tė kemi
pėrdorur banjėn; tė pastrojmė duart, bėrrylat,
fytyrat, ti fėrkojmė kokat dhe ti pastrojmė
kėmbėt, tė gjitha kėto pjesė duhet tė lahen para
se tė fillojmė faljen e namazit.
Nga kėto ajete gjithashtu mėsojmė se dėshira e
Allahut ėshtė qė ne tė jemi tė pastėr dhe qė mos
tė na japė vėshtirėsi. Nėse pyesim ēfarėdo mjeku
mbi vlerėn dhe rėndėsinė e tė qenėt i pastėr, ai
patjetėr do jetė nė gjendje ta shpjegojė rėndėsinė
e pastėrtisė. Pėrderisa disa njerėz zbatojnė
pastėrtinė vetjake, disa tė tjerė fatkeqėsisht as
qė brengosen. Si rrjedhojė shprehia dhe natyra e
njeriut rreth pastėrtisė duhet tė bėhet pjesė e
pėrditshmėrisė sonė.
Nevoja pėr tu pastruar dhe pėr tu bėrė gati pėr
namaz mbart kuptim dhe domethėnie shpirtėrore;
duhet tė pastrohemi nga tė gjitha papastėrtitė e
anės sė jashtme tė njeriut si dhe ti kushtojmė
rėndėsi tė veēantė pastrimit tė zemrės nga veset e
kėqija, nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje tė
komunikojmė me Krijuesin e kėsaj gjithėsie.
Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
5.9.2008