1-Jam duke lexuar librin Sėmundja dhe ilaēi tė autorit
Ibn Kajim el Xheuzije dhe nė shumė paragrafė lexoj qė ai
pėrmend disa hadithe qė i quan tė dobėta. A mund tė mė
sqaroni kush quhet hadith i dobėt, hadith i saktė,
hadith i mirė?
2- Kur shkoj tė fal xhumatė nė xhami dhe vjen ora pėr tė
falur sunetin e parė tė xhumasė, shoh qė disa e falin e
disa nuk e falin. A ėshtė normale kjo gjė? A ėshtė mėkat
mosfalja e kėtij suneti?
3-Nė disa libra, por dhe nė disa hytbe, kam dėgjuar se
sėmundjet lajnė gjynahet e robit, ndėrsa nė disa tė
tjera kam lexuar qė sėmundja ėshtė dėnim i mėkateve tė
kryera, ndėrsa te disa tė tjera sėmundjet janė sprova.
Cila ėshtė e vėrtetė nga kėto?
Pėrgjigjja:
Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. Hadith sahih janė hadithet, transmetuesit e tė cilėve
janė tė besueshėm nė fenė islame. Transmetuesit duhet tė
jenė tė sinqertė nė transmetimin e tyre, tė transmetojnė
hadithin fjalė pėr fjalė dhe jo vetėm kuptimin e tij dhe
tė kuptojnė hadithin.
Hadith hasen (i mirė) janė hadithet burimet e tė ciliave
dihen dhe transmetuesit e tyre janė tė njohur dhe tė
qartė.
Kurse hadith haif (i dobėt) janė hadithet tė cilat nuk i
kanė plotėsuar kushtet e hadithit sahih apo hasen dhe
nuk lejohet tė punohet me kėto hadithe apo tė
argumentohet me to.
2. Sa u pėrket namazeve qė falen para xhumasė, Ibn
Tejmije, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: I Dėrguari
salallahu alejhi ue selem nuk ka falur asnjė namaz pas
ezanit dhe para namazit tė xhumasė dhe nuk ka asnjė
transmetim qė na tregon se Pejgamberi salallahu alejhi
ue selem e ka bėrė njė gjė tė tillė.
Kurse per sunete pas xhumasė, ėshtė sunet qė pas namazit
tė xhumasė tė falen dy apo katėr rekate sunet tė xhumasė.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Kur ndonjėri prej jush e fal namazin e xhumasė (farzin),
le t`i falė pas tij edhe katėr rekate.
Po ashtu, transmetohet nga Ibn Omeri, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
i ka falur dy rekate pas namazit tė xhumasė nė shtėpinė
e tij.
Dijetari Ibn Tejmijje, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė:
Kush e fal sunetin e xhumasė nė xhami ėshtė i obliguar
t`i falė katėr rekate dhe kush e fal sunetin e xhumasė
nė shtėpi ėshtė i obliguar t“i falė dy rekate.
3. Qė tė trija kėto janė tė vėrteta: ēdo sėmundje apo
fatkeqėsi qė vjen prej Allahut xh.sh. mund tė jetė si
njė dėnim nga Allahu pėr ndonjė mėkat qė e ka bėrė robi
i Tij apo mund tė jetė sprovė pėr tė.
Sprova qė vjen prej Allahut xh.sh. ėshtė pėr disa shkaqe:
a) Provim nga ana e Allahut qė ta shohė njeriu veten se
a ėshtė prej tė sinqertėve apo jo.
Allahu xh.sh. thotė: A menduan njerėzit tė thonė: Ne
kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė? Ne i sprovuam
ata qė ishin para tyre, ashtu qė Allahu gjithqysh do ti
dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn e do ti dallojė edhe
gėnjeshtarėt. (El Ankebut: 2-3)
b) Spastrim pėr robin e Allahut nga mėkatet. Transmeton
Ebu Hurejra, Allahu qoftrė i kėnaqur me tė, se
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: Ēdo sprovė qė e godet
muslimanin, si: lodhjet, sėmundjet, preokupimet,
dėshpėrimet, mundimet, ngushtimet, saqė edhe njė therrė
nėse hyn nė trupin e tij, me kėto Allahu xh.sh ja shlyen
mėkatet e tij.
c) Ta ngrejė nė shkallėt mė tė larta nė xhenet.
Transmeton Sad ibn ebi Vekasi se e ka pyetur
Pejgamberin salallahu alejhi ue selam: O i Dėrguar i
Allahut, cilėt njerėz mė sė shumti do tė sprovohen?
Pejgamberi alejhi selam: Pejgamberėt, pastaj njerėzit e
devotshėm, pastaj ata qė i ngjajnė atyre. Njeriu
sprovohet sipas besimit qė ka; nėse ėshtė i fortė nė fe,
sprovohet mė shumė; nėse ėshtė i dobėt nė fe, sprovohet
mė pak.