Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Tė zotėt e mendjes a janė dijetarėt muslimanė apo shkencėtarėt e cilėsdo fe?

Pyetja:

Selam alejkum!
Allahu i Madhėruar nė Kuranin Famėlartė shpesh u drejtohet njė grupi njerėzish me emrin tė zotet e mendjes, dijetarėt etj. Desha ta di se kush janė kėta njerėz tė dalluar tek Allahu? Vetėm dijetarėt muslimanė apo edhe shkencėtarėt qofshin ato muslimanė apo tė njė tjetėr religjioni?
Ju faleminderit. E pėrshėndes veprėn tuaj pėr nxjerrjen e njė portali pėr pyetje nė lidhje me Islamin.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Epiteti “Ulul Elbab” i pėrdorur nė shumė vende nė Kuran pėrkthehet me domethėnien: “njerėz tė menēur”, “mendarėt”, “ata qė kanė mendje”, “tė zotėt e mendjes”, etj.
Nė esencė fjala “Elbab” ėshtė shumėsi i fjalės “Lub”, qė nė gjuhėn arabe, do tė thotė thelbi, palca, bėrthama e diēkaje, ose me njė fjalė pjesa kryesore e njė sendi dhe me kėtė emėrtim janė pėr qėllim njerėzit e dijshėm, tė menēur, qė janė tė hollė nė mendje, qė i kapin e kuptojnė gjėrat drejt dhe qė e pėrdorin logjikėn nė dobi tė tyre, pėr tė arritur deri tek e sakta.
Allahu i Lartėsuar thotė:
“Me tė vėrtetė, nė krijimin e qiejve dhe tė Tokės dhe nė ndėrrimin e natės e tė ditės, ka shenja pėr mendarėt.” (Ale Imran, 190)

Dhe thotė: “Por kėtė nuk e kupton tjetėrkush, pėrveē njerėzve tė menēur.” (Bekare, 269)

“Prandaj, kini frikė prej Meje, o njerėz tė menēur!” (Bekare 197)

“Kėtė e kuptojnė vetėm mendarėt.” (Ale Imran, 7)

Gjithashtu thotė: “Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me tė mirėn, edhe sikur tė tė habisė bollėku i sė keqes. Prandaj kijeni frikė Allahun, o njerėz me intelekt, me qėllim qė tė shpėtoni.” (Maide, 100)

Pastaj thotė: “Nė tregimet e atyre (tė dėrguarve) ka kėshilla pėr ata qė janė me mend." (Jusuf, 111)

“Ky (Kuran) ėshtė shpallje e qartė pėr njerėzit, me qėllim qė ata tė marrin paralajmėrim nėpėrmjet tij, qė ta dinė se Allahu ėshtė Njė Zot i Vetėm dhe qė tė kėshillohen njerėzit e menēur!” (Ibrahim 52)

Nga kėto ajete dhe nė vende tė tjera nė Kuran nė tė cilat pėrmendet ky epitet, kuptohet se mendarėt dhe tė zotėt e mendjes janė pėr qėllim ata njerėz qė kanė mendje tė ndriēuar dhe qė me anė tė thellimit e meditimit nė krijesat nga tė cilat rrethohen, sikurse krijimi i gjithėsisė, mėnyra se si funksionon ekzistenca, pastaj edhe duke vėshtruar se si ėshtė krijuar njeriu, kuptojnė madhėrinė dhe fuqinė e krijuesit tė tyre, Allahut tė Plotfuqishėm.

Komentatorėt e Kuranit rreth domethėnies sė “Ulul Elbab” kanė thėnė: “Janė ata qė i hapin mendjet e tyre dhe thellohen, i studiojnė e nxjerrin mėsim nga gjėrat. Ata nuk i vėshtrojnė gjėrat ashtu si vėshtrohen nga krijesat e tjera (kafshėt), pa vėnė re mahnitė e krijimit dhe urtėsitė e tij”.

Prandaj nė kėtė domethėnie hynė tė gjithė ata njerėz tė menēur tė cilėt janė tė ditur, mėsojnė, studiojnė nė lėmi e fusha tė ndryshme, por me kėto njohuri ata arrijnė ta kuptojnė madhėrinė e fuqinė e krijuesit tė tyre, Allahut tė Plotfuqishėm. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
14.6.2009

                                             www.klubikulturor.com