Selam
alejkum!
Ka kohė qė jam njohur me njė vajzė dhe kemi kaluar qysh
ėshtė mė sė miri dhe vajza vendosi tė bėjė njė kontroll
te mjeku dhe mjeku i tha se nuk mund tė mbetet
shtatzėnė. Vajza, prej dashurisė sė madhe, nuk do tė
martohet me mua. Thotė qė nuk do qė tė mė marrė nė qafė
e tė mbetem pa familje. Nuk di si tia bėj, kur shumė
duhemi. Ju lutem mė kėshilloni sa mė shpejt!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fillimisht ju pėrsėrisim atė qė e kemi theksuar shumė
herė, se kontaktet paramartesore mes mashkullit dhe
femrės, tė gjitha janė tė ndaluara. Lexoni pėrgjigjet me
numėr: 337, 159, 151, 144, 47, etj., tė cilat
shtjellojnė kėtė problematikė.
Pastaj, nė lidhje me problemin e vajzės dhe se ēfarė do
tė duhej qė ju tė vepronit, ėshtė shumė vėshtirė qė t`ju
pėrgjigjemi, pasi nuk e dimė sa thellė ka shkuar lidhja
juaj dhe rrethanat e tjera. Megjithėkėtė, ju themi se
mendimi i mjekut, posaēėrisht me njė ekzaminim tė
thjeshtė, nuk do tė duhej tė ishte parametėr pėr ju qė
tė pėrfundoni se kjo vajzė ėshtė sterile. Prandaj, ne do
t`ju kėshillonim qė ta vėrtetoni kėtė mė qartė me disa
kontrolle mė tė sigurta. Krahas kėsaj, ju themi se nuk
do tė duhej qė tė ishte vendimi i juaj i ndėrlidhur
vetėm me ēėshtjen se ajo nuk mund tė lindė, pasi pa
dyshim pasardhėsit janė synim i martesės, por ekzistojnė
mėnyra tė tjera pėr ta evituar kėtė. Lus Allahun e
Lartėsuar qė tė gjeni tė mirėn nė kėtė botė dhe nė botėn
tjetėr!