Selam
alejkum! Kam kėto pyetje.
Nė ēfarė mėnyre matet ari pėr tė dhėnė zekatin, si
blihet nė fillim apo
si e marrin argjendarėt pasi ta pėrdorim. Njė sqarim,
nėse keni mundesi.
Pyetja tjetėr: si duhet tė veprojė njė person pėr shkak
tė kokėdhembjeve tė mėdha e tė pėrditshme, nuk e agjėron
Ramazanin (se pėrdor barna rregullisht)?
Allahu ju shpėrblefte me xhenetul Firdeus pėr punėn
tuaj!
Pėrgjigjja:
Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Zekati
Zekati i arit duhet tė jepet pasi ari tė jetė mbi 85
gramė dhe duhet dhėnė 2.5% e arit nė vleftė tė shitjes
dhe jo tė blerjes sė tij pėr shkak se ti i ke 85 gramė
ari nė vleftė qė e shet ti e jo si e blen (pra e jep
zekatin nė vleftė si ta blejnė tregtarėt e jo si e
shesin ata).
Agjėrimi
Ai qė nuk ka mundėsi tė agjėrojė pėr shkak tė sėmundjes
sė tij, nuk agjėron derisa tė shėrohet. Tė sėmurėt janė
dy llojesh:
a. Me sėmundje kalimtare: kush ka ndonjė sėmundje pėr tė
cilėn ka shpresė se do ti kalojė, e ka tė lejuar qė tė
mos agjėrojė dhe ditėt qė nuk i ka agjėruar, i kompenson
kur tė shėndoshet. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: ...e
kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e
nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq
ditė. (El Bekare, 184)
b. Me sėmundje tė vazhdueshme prej sė cilės nuk shpreson
tė shėrohet, si pleqėria apo ndonjė sėmundje tjetėr. I
Lartėsuari thotė: E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė
agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor),
i njė tė varfri; ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo
ėshtė aq mė mirė pėr tė. (El Bekare, 184)
Ibn Abasi e ka komentuar ajetin: E ata qė i rėndon ai (nuk
mund tė agjėrojnė)... se kėta janė pleqtė tė cilėt nuk
kanė mundėsi tė agjėrojnė dhe nė kėtė rast ata duhet tė
ushqejnė nga njė tė varfėr.