Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Pėr njė lutje nė "Mburojėn e muslimanit"

Pyetja:

Sė pari mė lejoni t'ju pėrshėndes me pėrshėndetjen islame, eselamun aejkum!
Kam lexuar nė librin "Mburoja e muslimanit" se nė mbrėmje para fjetjes dhe nė mėngjes ėshtė mirė tė thuhet: "Gėzohem se Zoti im ėshtė Allahu, gėzohem se feja ime ėshtė Islami dhe gėzohem se i Dėrguari i Allahut ėshtė Pejgamberi im, Muhamedi s.a.v.s." Kėtė e them ēdo herė, por mė ka shkuar nė mend tė them: "Gėzohem qė Zoti im je ti o Allah, gėzohem qė feja ime ėshtė Islami dhe gėzohem qė i Dėrguari Yt ėshtė njeriu mė i dashur i gjithė njerėzimit, Pejgamberi im Muhamedi s.a.v.s." E, nėse e them kėtė tė dytėn a ėshtė mirė apo mos ėshtė gabim?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė pėrgjigjen ndaj pyetjes suaj do tė flasim rreth dy ēėshtjeve:

Ēėshtja e parė: - Ndėrrimi i fjalėve tė cilat kanė ardhur nė lutjet e pėrcjella nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė.

Ekzistojnė njė numėr argumentesh qė vėrtetojnė se nuk bėn tė ndryshohen shprehjet ose fjalėt tė cilat pėrmenden nė lutjet profetike me shprehje tė ngjashme me ato fjalė tė pėrmendura, pra tė zėvendėsohen ato fjalė me fjalė tė tjera. Si p.sh. nėse nė lutje pėrmendet emri i Allahut, Err-rrahman, qė ne ta ndryshojmė nė Err-rrahim, etj.

-
 Ebu Hurejra tregon se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ua mėsonte duanė e istihares ashtu si ua mėsonte suret e Kuranit, shkronjė pėr shkronjė qė tė mos harrohet ndonjė pjesė e saj.

-
 
Bera ibėn Azibi tregon se si i Dėrguari i Allahut me njė rast ia mėsoi njė lutje tė gjumit dhe ky sahabi e pėrsėriti lutjen para Profetit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, por nė njė vend nė lutje, nė vend se tė thotė: “Nebij”, ai tha “Resul” dhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ia pėrmirėsoi duke i thėnė: “Mos thuaj Resulike, por thuaj Nebijike”[1]. Dihet se dallimi nė mes tė fjalės “nebij” dhe “resul”, nuk ėshtė i madh, madje ato pėrdoren si sinonime, por i Dėrguari salallahu alejhi ve selem  e pėrmirėsoi atė.

Nga kėto dy transmetime kuptojmė se nuk bėn tė ndryshohen fjalėt e pėrmendura nė lutjet profetike me fjalė tė tjera, edhe pse ato fjalė mund tė aludojnė nė tė njėjtėn domethėnie.

Kjo ėshtė kėshtu nėse lutjet i bėjmė nė gjuhėn arabe dhe kėshtu duhet tė bėhen parimisht lutjet nė pėrgjithėsi. Nuk do tė duhej tė kalonte besimtari nė thėnien e lutjeve tė transmetuara nga Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, nė gjuhėn shqipe, vetėm se atėherė kur nuk mund t'i mėsojė ato nė arabisht. Prandaj ju kėshillojmė t'i pėrmbaheni kėsaj dhe t'i thoni ato lutje ashtu si janė tė shkruara nė gjuhėn arabe. Nėse nuk i keni mėsuar pėrmendėsh, atėherė mund t'i lexoni nga libri, pasi nuk ėshtė kusht t'i thoni pėrmendėsh dhe ju ndėrkohė do ta keni mundėsin ta lexoni e ta mėsoni edhe domethėnien atyre lutjeve.

Ndėrsa nėse i thoni ato lutje nė shqip, atėherė do tė ishte mė e drejtė qė t'i pėrmbaheni pėrkthimit ashtu si ėshtė bėrė pa ndryshuar vetat apo diēka tjetėr, ashtu si ju e bėni nė lutjen pėr tė cilėn bėni pyetje.

Ēėshtja e dytė: Ekziston dallim nė mes tė lutjeve tė mbrėmjes dhe lutjeve para fjetjes.

Nė lidhje me lutjen konkrete pėr tė cilėn ju pyesni, fillimisht themi se kjo ėshtė njė lutje qė i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qoftė mbi tė, e ka thėnė nė kėtė formė:

“Redijtu bil-lahi Rabben ue bil-Islami di­nen, ue bi Muhammedin, salallahu alejhi ve selem, nebijjen”.

“Jam i kėnaqur qė Zoti im ėshtė Allahu, feja ime ėshtė Islami dhe Pejgamberi im ėshtė Muh­mmedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė.”

Prandaj ju do tė duhej t'i pėrmbaheni thėnies sė saj ashtu si ėshtė pėrcjellė, pa ndryshuar gjė. Nė pyetjen tuaj, nė vend tė fjalės: “Jam i kėnaqur”, ju thoni: “Gėzohem”. Ne u kthyem nė pėrkthimin qė ėshtė pėrdorur nė librin: “Mburoja e Muslimanit” dhe aty gjendet fjala tė cilėn e kemi pėrdorur ne: “Jam i kėnaqur”, prandaj mė e drejtė do ishte kjo. Ėshtė e mundur qė dikush ta pėrkthejė ashtu si ju e keni pėrcjellė, por mė e saktė ėshtė shprehja qė kemi pėrdorur ne.

Pastaj ju themi se kjo lutje ėshtė njė nga lutjet tė cilat i Dėrguari salallahu alejhi ve selem e thoshte gjatė mėngjesit e mbrėmjes dhe jo para fjetjes.

Nė pėrgjithėsi lutjet tė cilat pėrmenden nė librin “Mburoja e Muslimanit”, nėn titullin: 27-DHIKRI I MĖNGJESIT DHE I MBRĖMJES, faqe: 85, janė lutje tė cilat bėhen prej pas daljes sė agimit, mė saktė pas namazit tė sabahut, deri nė lindje tė diellit ose deri  pas kohės sė duhasė dhe koha e thėnies sė tyre nė mbrėmje ėshtė  pas ikindisė deri nė perėndim tė diellit ose deri nė namaz tė jacisė. Me fjalė tė tjera, kėto lutje nuk janė lutje tė gjumit, sepse lutjet para fjetjes janė tė tjera dhe ato janė tė pėrmendura menjėherė pas lutjeve tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes, nėn titullin: “28-DHIKRI PARA FJETJES”. Lutjet tė cilat i pėrmendet nėn kėtė titull janė lutjet para fjetjes.

Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
4.10.2009


 

1 Fjala ėshtė pėr hadithin qė shėnon Buhariu dhe Muslim nė tė cilin Pejgamberi salallahu alejhi ve selem  i ka thėnė Bera Ibėn Azibit: "Kur dėshiron tė shtrihesh pėr tė fjetur, merr abdest sikur pėr namaz, pastaj shtrihu nė krahun e djathtė dhe thuaj: “All-llahumme eslemtu nefsi ilejke ue fevvedtu emri ilejke ue uexhxhehtu uexhhi Ilejke, ue elxhe`tu dhahri ilejke, rehbeten ue ragbeten Ilejk la melxhe`e ue la menxha minke il-la ilejke, amentu bi kitabik el-ledhi enzel­te ue bi nebijjikel-ledhi erselte.”
Bera
Ibėn Azibi kur e pėrsėriti lutjen para Profetit
salallahu alejhi ve selem,  nė fjalinė e fundit tha: “...amentu bi kitabik el-ledhi enzel­te ue bi resulikel-ledhi erselte.”, Muhamedi e pėrmirėsoi atė dhe i tha: “Mos thuaj Resullike, por thuaj Nebijike”.

                                             www.klubikulturor.com