Es-selamu
alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn qė po bėni!
Kisha njė pyetje.
Unė jam 18-vjeēar dhe kam dėshirė tė lė mjekėr, por
mjekra ime akoma nuk ka dalė e plotė (ka vende qė nuk
ėshtė rritur mirė). E unė kam dėgjuar njė ligjėratė tė
njė hoxhe, (shumė tė pėrgatitur), qė thoshte se mjekra
pėr besimtarin duhet tė jetė zbukurim dhe se besimtari
duhet tė kujdeset pėr mjekrėn e tij. Ai, duke cituar
shumė dijetarė tė mėdhenj, si pėr shembull Ebu Hurejrėn
r.a. e disa tė tjerė, qė nuk po i pėrmend sepse sjam i
sigurt, kanė thėnė se nėse njė qime e mjekrės rritet
keq, atėherė muslimani duhet ta heqė atė qime (pėr tė
mos ia prishur bukurinė dhe pėr tė mos ua neveritur tė
tjerėve, por tė jetė shembull pėr ta).Tani unė kam
dyshim se nėse dua qė mjekra tė mė shpeshtohet, atėherė
duhet ta rruaj, po rruajtja e saj ėshtė haram e doja tė
pyesja se ēfarė tė veproj nė kėtė rast.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nuk e kemi parasysh se
ēfarė ka pėrcjellė hoxha nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, dhe tė tjerėt nė lidhje me shkurtimin e
mjekrės ose ndoshta edhe ju e keni keqkuptuar, por ne do
tė sjellim atė qė pėrcillet nga disa sahabė dhe dijetarė
tė hershėm nė lidhje me shkurtimin e mjekrės.
-
Fillimisht ajo qė pėrcillet nė lidhje me
mjekrėn nga Ebu Hurejra, Ibėn Omeri dhe disa sahabė tė
tjerė ėshtė se nėse ajo ėshtė zgjatur shumė, ata kanė
shkurtuar atė qė ka tejkaluar grushtin e dorės,
posaēėrisht gjatė kohės sė haxhit dhe umres1.
-
Gjithashtu, pėrcillet nga
disa tabiinė tė vjetėr, sikurse Shabiu, Ibėn Sirini,
etj., qė kanė lejuar shkurtimi e mjekrės nė formėn si e
kanė praktikuar disa shokė tė Muhamedit, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė2.
-
Nxėnėsi i Imam Malikut, Ibėn Kasimi,
vėrteton se edhe Imam Maliku e ka lejuar shkurtimin e
atyre qimeve tė mjekrės qė zgjaten pa rregull.
-Ndėrsa
nxėnėsi i njohur i Imam Ebu Hanifes, Muhamed Ibėn
Haseni, pėrcjell hadithin nga Ebu Hanifja, se Abdullah
Ibėn Omeri e kapte me grusht mjekrėn dhe i shkurtonte
ato qime qė zgjateshin poshtė grushtit. Ai (Muhamed Ibėn
Haseni) pas pėrcjelljes sė kėtij hadithi ka thėnė: Kėtė
mendim ne e marrim dhe ky ėshtė qėndrimi i Ebu Hanifes.3
-
Po ashtu edhe Neveviu,
edhe pse e pėrzgjedh mendimin se mjekra nuk duhet tė
shkurtohet fare, pėrcjell qėndrimin e shumicės sė
dijetarėve, ndėr ta edhe tė Imam Gazaliut, se ka thėnė
qė nėse mjekra rritet tej mase dhe e prish dukjen, ajo
mund tė shkurtohet, por me kusht qė mos ta shkurtojė
shumė dhe tėrėsisht4.
-
Ibėn Tejmije thotė: Nė
lidhje me mjekrėn, ajo duhet tė lihet, por nėse merr
prej saj ēfarė kalon grushtin, nuk urrehet kjo, ashtu
siē vėrtetohet nga Ibėn Omeri. Gjithashtu nė kėtė hyn
edhe nėse shkurton qimet tė cilat kanė dalė fije tė
pėrhapura (tė zgjatura pa rregull).5
Kėto thėnie qė pėrcollėm
janė disa citate tė sahabėve, tė tabiinėve dhe tė
dijetarėve tė vjetėr, nga tė cilat nėnkuptojmė se ata
kanė lejuar tė shkurtohet mjekra dhe ky ėshtė mendim i
shumicės sė fukahave. Por kėtu duhet tė kuptojmė se
dijetarėt e vjetėr, tė cilėt e kanė lejuar shkurtimin e
mjekrės, kėtė e kanė lejuar vetėm nė dy raste:
-
Nėse mjekra rritet shumė,
atėherė shkurtohet ēfarė e tejkalon grushtin e dorės.
-Nėse disa qime
tė mjekrės dalin si fije dhe rriten mė shumė seē ėshtė
rritur mjekra nė pėrgjithėsi, atėherė ato qime lejohet
tė barazohen me mjekrėn.
Pasi kuptuam
kėtė, themi se nuk ėshtė i saktė ndonjė pretendim tjetėr
se Ebu Hurejra apo dikush nga sahabėt apo edhe nga
dijetarėt e mėdhenj tė vjetėr tė kenė thėnė se mjekra
mund tė shkurtohet shumė, ashtu siē ėshtė bėrė shprehi
nė kohėn tonė. Prandaj, ēdo pretendim se nga mirėmbajtja
dhe zbukurimi i mjekrės ėshtė qė ajo tė shkurtohet vetėm
sa ti thuhet mjekėr dhe se kėshtu duhet tė veprohet,
kjo e tėra nuk ka mbėshtetje as nė thėniet e sahabėve e
as nė thėniet e dijetarėve tė tė gjitha medhhebeve.
Ėshtė e mundur qė disa, duke u munduar tė jenė mė bindės
nė mendimet dhe idetė e tyre, tė sjellin konkluza dhe
thėnie qė dėgjuesi tė kuptojė se kėto janė thėnie tė
ulemave tė vjetėr apo edhe tė sahabėve, por e sakta
ėshtė se thėnie pėr shkurtimin e mjekrės qė pėrcillen
nga kėta janė vetėm tė kėtilla, siē i pėrmendėm mė lart.
Gjithashtu duhet tė kuptojmė edhe atė se bukuria dhe
zbukurimi i cili synohet nga besimtari ėshtė zbukurimi
nė pėrputhje me dispozitat islame e jo ajo qė preferojnė
mendjet e njerėzve dhe shija e atyre qė janė ndikuar nga
rrethanat e kohės. Me fjalė tė tjera, nuk mund tė jetė
forma e mjekrės e bukur nė kohėn e Muhamedit, lavdėrimi
dhe paqja qofshin mbi tė, e nė kohėn tonė tė
konsiderohet e shėmtuar apo e shthurur dhe anasjelltas.
Sido qė tė jetė dalja e mjekrės, ajo dallon prej njėrit
nga tjetri dhe te disa ėshtė mė e shpeshtė, te disa mė e
rrallė, pastaj te disa mund tė dalė vetėm poshtė gojės e
tė mos dalė nė faqe dhe kėshtu me radhė. Prandaj
pėrcaktimi se kjo mjekėr ėshtė e bukur dhe kjo e
shėmtuar nuk duhet tė jenė logjika dhe shija e caktuar e
disa njerėzve, por mundohuni qė ti pėrmbaheni rrugės sė
tė Dėrguarit tuaj, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
pasi nė kėtė ėshtė shpėtimi dhe lumturia.
Alaudin Abazi
26.4.2009
1Shėnon Ebu Davud dhe tė
tjerėt, shih: Sahih Ebi Davud hadithi nr: 2041.
2
El Mexhmu, vėll.1, f. 343.
3
El- Athar, f. 900.
4
El Mexhmu, vėll.1, f. 343.
5Sherhu Umde, vėll.1,
f.236.