Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Mė duhet ta di se cila kohė ėshtė koha e zenitit

Pyetja:

Selam alejkum!

Mė duhet ta di se cila kohė ėshtė koha e zenitit, nė tė cilėn nuk bėn tė falim drekėn. P.sh. sot qė po jua bėj pyetjen, koha e drekės ėshtė 12:39 dhe mė tregoni se prej cilės kohė nuk bėn tė falem.

Sa minuta pas lindjes sė diellit nuk bėn tė falemi nėse nuk mund ta falim namazin e sabahut nė kohėn e vet pėr ndonjė shkak dhe sa minuta para se tė hyjė koha e akshamit nuk bėn ta falim namazin e ikindisė kur vonohemi apo harrojmė ta falim me kohė dhe na bie ndėrmend pak para kohės sė akshamit?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė lidhje me kohėt nė tė cilat e kemi tė ndaluar tė falemi ėshtė njė problematikė tė cilėn fukahatė e shtjellojnė nė librat e tyre. Para disa kohe, kemi filluar njė punim nė tė cilin e kemi paraqitur kėtė mesele nė formė tė detajizuar. Lusim Allahun e Lartėsuar tė arrijmė pėr ta pėrfunduar. Pėr kėtė do tė jemi tė shkurtėr nė pėrgjigje.

Kohėt pėr tė cilat ka ardhur ndalesa pėr falje janė:

1. Prej pas faljes sė namazit tė sabahut derisa tė ngrihet dielli sa njė shigjetė. Intervali kohor prej lindjes derisa tė ngrihet dielli nuk ėshtė i gjatė, me minuta shkon prej 10-15 minuta.

2. Kur tė arrijė dielli nė kupė tė qiellit (zenit) derisa ta kalojė atė edhe kjo ėshtė 10-15 minuta.

3. Pas faljes sė namazit tė ikindisė derisa tė perėndojė dielli tėrėsisht.
Intervali kohor i perėndimit tė diellit ėshtė prej 10-15 minuta.

Argumenti me tė cilin ndalohet kjo ėshtė:

Ukbe ibn Amiri ka thėnė: “Janė tri kohė gjatė tė cilave Profeti salallahu alejhi ue selem na ndaloi ta falim namazin dhe t’i varrosim tė vdekurit tanė: kur tė fillojė tė lindė dielli derisa tė jetė ngritur nė horizont, kur dielli tė arrijė nė kupė tė qiellit, derisa tė fillojė tė anojė dhe kur i afrohet perėndimit dielli derisa tė perėndojė.”(Shėnon Muslimi)

Mirėpo e sakta ėshtė se nė kėtė ndalesė nuk hyn falja e farzeve, me fjalė tė tjera kjo ndalesė ka tė bėjė me faljen e namazeve nafile dhe nga kjo ndalesė pėrjashtohen farzet. Prandaj, nėse ne nė sabah zgjohemi vonė duke lindur dielli dhe nuk e kemi falur sabahun ende, atėherė duhet qė menjėherė tė marrim abdest dhe ta falim sabahun, edhe pse ėshtė kohė nė tė cilėn ndalohet falja.

Njėjtė veprojmė edhe me namazin e ikindisė, nėse nuk e kemi falur atė dhe neve na kujtohet kjo gjatė momentit tė perėndimit tė diellit, atėherė menjėherė lidhemi nė namaz dhe e falim farzin e Allahut, edhe pse ka filluar koha e ndalesės.

Kjo bazohet me hadithin tjetėr tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, nė tė cilin thuhet: “Nėse dikė e merr gjumi nė kohėn e namazit ose e harron atė, ai duhet ta falė atė sapo t`i kujtohet”. Pra, pa marrė parasysh nė cilin moment zgjohemi apo na kujtohet se nuk e kemi falur namazin, nė atė kohė ne duhet ta kryejmė kėtė obligim.

Gjithashtu, duke u nisur nga ky sqarim, themi se namazi i drekes lejohet tė falet qė prej momentit qė hyn koha e tij, edhe pse dielli ėshtė nė zenit dhe nėse e falim atėherė, nuk kemi mėkat. Por, te ne ėshtė bėrė zakon qė dreka tė falet kur ora shkon fiks nė dymbėdhjetė gjatė dimrit ose njė gjatė verės.
Edhe njė herė e theksojmė se kjo ndalesė nuk i pėrfshin tė gjitha namazet, por nga ajo pėrjashtohen disa lloje tė namazeve, sikurse farzet, namazi pas tavafit, bėrja kaza e namazeve tė cilat i kemi harruar (nuk i kemi falur nė kohėn e tyre) dhe na kujtohet nė ato momente, etj. Allahu e di mė sė miri.

 

Alaudin Abazi
5.7.2009

                                             www.klubikulturor.com