Allahu ju
shpėrbleftė pėr punėn qė bėni. Jam njė motėr qė e lexoj
faqen tuaj. Lexova pyetjen "kam probleme me kontaktin e
parė seksual". Aty ju shumė mirė e kishit shpjeguar
problemin dhe brenga ime ėshtė kėtu. Jam 24 vjeēe, kam
qenė e fejuar me shumė se 2 vjet dhe shumė mirė kemi
shkuar me njėri-tjetrin, pėr asgjė nuk jemi fjalosur dhe
pėr kėtė gjithmonė kam falėnderuar Allahun. Mirėpo,
problemi lindi pas kontaktit tė parė seksual. Hera e
parė ishte gjithēka nė rregull, mirėpo pas njė kohe me
tė fejuarin ishim me pushime dhe provuam pėrsėri tė
flemė bashkė, mirėpo nuk kemi mundur sepse kur ishim
bashkė, ai e humbte ndjenjėn pėr marrėdhėnie seksuale
dhe gjithmonė mė thoshte se kjo i ndodh kur jemi bashkė.
Pėr kėtė arsye edhe jemi ndarė pas 2 vitesh fejesė. Iu
drejtova juve sepse lexova pyetjen me tė njėjtėn
pėrmbajtje dhe mendoj se pėrgjigja ime ėshtė nė pikėn 3,
por tek kush ėshtė problemi, tek ai apo tek unė? Rreth
shėrimit tė magjisė (sihrit) kam lexuar se bėhet me
Kuran dhe personi tė jetė prezent, mirėpo me atė person
gati 2 muaj nuk kam asnjė kontakt sepse ai ėshtė nė
shtetet perėndimore. A ka ndonjė zgjidhje tjetėr, ju
lutem mė kėshilloni se ēfarė tė bėj!
Kėrkoj falje qė jam shprehur kėshtu.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sė pari, mė duhet tė bėj vėrejtjen e njėjtė tė cilėn ia
kemi bėrė pyetėses sė parė nė lidhje me dallimin mes
fejesės dhe martesės dhe kėtė e kemi sqaruar nė fillim
tė pėrgjigjes sė mėhershme.
Pastaj, nė lidhje me problemin konkret tuajin, themi se
ėshtė e mundur tė jetė magji ashtu siē ėshtė e mundur tė
ketė magji ai apo ju. Me njė fjalė, nuk ėshtė e sigurt
se pasi ai e humb ndjenjėn pėr marrėdhėnie, tė jetė ai i
goditur nga magjia, pasi reflektimi i magjisė mund tė
jetė i dyanshėm.
Ne do t`ju kėshillonim tė kontaktoni hoxhallarėt tė
cilėt merren me rukje (shėrim me Kuran dhe lutje
profetike) dhe me ta tė diskutoni situatėn dhe nėse
ėshtė e saktė se keni magji, atėherė mund tė filloni
shėrimin tek ata. Por tė keni kujdes se njerėzit tė
cilėt shėrojnė sipas rregullave tė sakta sheriatike janė
tė paktė. Ndėrsa shumica e atyre tė cilėt pretendojnė se
shėrojnė nga magjia janė njerėz pseudohoxhallarė, tė
cilėt pėrdorin metoda tė ndaluara tė shėrimit, si
hajmalitė, falli, bashkėpunimi me xhin. Madje shumica e
tyre janė mashtrues, matrapazė tė cilėt me truqe tė
ndryshme shfrytėzojnė gjendjet e njerėzve qė tė arrijnė
pėrfitim material.