Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kam probleme me kontaktin e parė seksual

Pyetja:

Selam alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr kėtė iniciativė qė keni marrė t’i pėrgjigjeni pyetjeve tona. Jam njė motėr e rregullt e faqes suaj, i lexoj me kujdes pyetjet dhe pėrgjigjet tuaja, andaj mora guximin t’ju hap zemrėn juve pėr njė gjė qė mė brengos mua. Jam njė motėr 22-vjeēare e fejuar para njė viti me njė djalė shumė tė mirė, e duam shumė njėri-tjetrin, kalojmė shumė mirė, kemi njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ēka e falėnderoj ēdo ditė Allahun. Gjatė verės shkuam nė pushim, pasi ishim fejuar dhe vendosėm qė tė flemė bashkė, kėshtu qė provuam ta humbja virgjėrinė, mirėpo kisha shumė dhembje, nuk di a ishin dhembje sepse ishte hera e parė apo edhe pse kisha pak frikė. Pushuam disa ditė, pastaj provuam prapė, mirėpo prapė asgjė, nuk kisha forcė tė duroja prapė. Vazhdojmė tė provojmė, mirėpo kot nuk mund ta bind veten t’i duroj ato dhembje. Kam dėgjuar qė ka disa lloj cipash, disa qė hapen mė lehtė e disa me zor. Mė vjen turp tė shkoj te mjeku pėr kėtė gjė. Shpresoj qė ju me ndonjė kėshillė tė mund tė mė ndihmoni sepse ndonjėherėė mendoj edhe ndarjen tonė sepse me dhimbset i fejuari, pasi kemi plane qė tė martohemi edhe disa muaj. Nė fund, ju kėrkoj falje qė e zgjata dhe kėrkoj falje pėr kėto shprehje ndoshta jo tė natyrės sė kėsaj faqeje te nderuar. Allahu ju shpėrbleftė, pres pėrgjigjen sa mė parė.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar, ju pėrshėndesim me selam dhe ju kėrkojmė falje pėr vonimin e pėrgjigjes, fatkeqėsisht nuk arritėm t’ju pėrgjigjemi mė herėt. Ju nė letėr bėni pyetje pėr njė problem qė ju mundon, por nga pėrmbajtja e letrės neve na duhet tė flasim rreth dy gjėrave:

Gjėja e parė:

Nė lidhje me fejesėn se si trajtohet ajo nga kėndvėshtrimi islam dhe a legalizon fejesa qė nė mes tė dy tė fejuarve tė ndodhin marrėdhėnie intime apo jo. Kjo ėshtė njė problematikė qė duhet shtjelluar, pėr shkak se fatkeqėsisht ka keqkuptime edhe nga ata vėllezėr e motra tė cilėt janė praktikues tė dispozitave islame. Prandaj do tė flasim sė pari pėr kėtė, pastaj do t’i pėrgjigjemi problemit tuaj.

Fejesa ėshtė periudha nė tė cilėn djali, pasi i propozon martesė vajzės, e merr konfirmimin pozitiv pėr kėtė nga vetė vajza dhe familja e saj.
Te dijetarėt islam fejesa pėrkufizohet se ėshtė premtim tė cilin e merr djali nga pėrgjegjėsi (prindi) pėr ta martuar vajzėn e tij. Nga kjo konkludojmė se fejesa nė Islam nuk ėshtė martesė, por ėshtė premtim pėr martesė, prandaj sipas mendimit tė juristėve islamė, i fejuari apo e fejuara lejohet tė heq dorė nga fejesa pa ndonjė komplikim. Kjo nėnkupton se prishja e fejesės nuk tėrheq pas vetes asnjė pasojė juridike. Prandaj derisa nuk ka kontratė martese, juridikisht kjo nuk konsiderohet martesė dhe neve nuk na lejohet qė ta trajtojmė ashtu.

Duke e pasur parasysh kėtė vlerėsim, themi se nuk ėshtė e drejtė qė raporti mes vajzės dhe mashkullit tė fejuar tė jetė sikurse raporti mes bashkėshortėve; qė ata tė vetmohen, tė flasin lirshėm siē i flet burri gruas dhe anasjelltas e aq mė pak qė tė kryejnė marrėdhėnie intime ose diēka tė ngjashme me kėtė. Kėto veprime tė gjitha janė tė ndaluara dhe ai person i cili merr guximin ta trajtojė tė fejuarėn e tij sikurse ta ketė grua dhe t’i legalizojė marrėdhėniet intime me tė, atėherė ai ka tejkaluar kufijtė e Allahut tė Plotfuqishėm.

Prandaj, motėr e nderuar, ne nuk e kemi parasysh se ju a e keni bėrė kontratėn e martesės (kurorėn) apo vetėm keni realizuar fejesėn. Nėse ėshtė e dyta, atėherė juve nuk ju lejohet qė tė bėni marrėdhėnie intime derisa ta realizoni kontratėn e martesės.

Kontrata e martesės ėshtė ceremoni e veēantė, nė tė cilin zakonisht merr pjesė hoxha ose dikush qė ka njohuri rreth dispozitave tė martesės nė Islam. Nė kėtė tubim merr pjesė pėrgjegjėsi i vajzės, vajza, djali dhe dy dėshmitarė. Prezenca e vajzės nuk ėshtė obligative, nėse paraprakisht dihet se ajo ėshtė pajtuar me kėtė martesė. Gjatė kėsaj kontrate pėrgjegjėsi i vajzės i thotė djalit (burrit) se po tė martoj me vajzėn time (el-
ixhab) dhe ai e pranon kėtė (el-kabul) dhe nė kėtė dėshmojnė dy dėshmitarė. Gjithashtu gjatė kėsaj kontrate bėhet edhe pėrcaktimi i mehrit. Mehri ėshtė dhurata tė cilėn burri ia jep nuses sė tij si pasojė e lidhjes sė aktit martesor. Dhėnia e mehrit ėshtė detyrė pėr burrin, pa marrė parasysh nėse pėrmendet apo jo gjatė aktit tė martesės. Rėndom kjo kontratė evidentohet dhe nė tė nėnshkruajnė pėrgjegjėsi i vajzės, djali dhe dy dėshmitarėt. Sido qė tė jetė, shkrimi i kėsaj kontrate nuk ėshtė i obliguar.

Nuk do tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė pikė, por edhe njė herė ju themi se nėse nuk e keni realizuar kontratėn e kurorės, atėherė dijeni se nuk u lejohet dy tė fejuarve ta trajtojnė njėri-tjetrin si bashkėshortė dhe t’i legalizojnė gjėrat qė legalizohen vetėm nė mes tė njė ēifti kur martohen.

Gjėja e dytė:

Ndėrsa nė lidhje me problemin qė ju mundon, para se t`ju pėrgjigjemi dėshirojmė tė sqarojmė se do tė shkruajmė larg ēdo kompleksiviteti dhe paragjykimi, pasi ėshtė njė problem qė ndoshta pėr shumėkėnd ėshtė i panjohur dhe mund t’i duket i panevojshėm, por realisht ekzistojnė disa raste qė ēifti i porsamartuar ballafaqohet me kėtė. Prandaj shpresojmė qė tė mos keqkuptohemi nga lexuesit pėr gjėrat tė cilat do t’i pėrmendim mė poshtė.

Shumica e femrave ndiejnė dhimbje gjatė kontaktit tė parė, por me ndėrlikime me tė mėdha, ashtu si jeni ballafaquar ju, ndeshen vetėm disa prej femrave. Shkaktarė pėr problemin e kėtillė mund tė jetė njėra nga kėto arsye:

1. Ėshtė e vėrtetė, ashtu si ju e pėrmendni, se cipa e virgjėrisė (himeni) dallon te femrat dhe ėshtė disa llojesh, nė mjekėsi ajo ndahet nė shtatė lloje. Disa nga kėto lloje janė mė pak elastike e disa tė tjera mė shumė dhe varėsisht prej kėsaj edhe dhembja ėshtė me vogėl apo mė e madhe. Gjithashtu edhe nuk ėshtė kusht qė gjatė kontaktit tė parė tė ketė gjakderdhje, rėndom ka gjakderdhje, por ekzistojnė raste kur nuk ka fare apo gjakderdhja ėshtė shumė e vogėl. Ekziston edhe njė lloj cipe qė ėshtė mė rezistent dhe vajzat e kėtilla ndiejnė dhimbje shumė mė tė mėdha gjatė kontaktit tė parė, prandaj mund tė jetė arsyeja e problemit te ju kjo.

2. Kontakti i parė pėr djemtė ėshtė pa dhembje, por megjithėkėtė nuk ėshtė emocionalisht mė e lehtė pėr ta. Djali i porsamartuar, po njėsoj sikurse edhe vajza, mund tė jetė i shqetėsuar, i frikėsuar dhe pa pėrvojė. Prandaj reagimet tuaja gjatė kontaktit tė parė me burrin ndikojnė nė ndjenjat e tij dhe nėse gruaja manifeston reagime tė theksuara, atėherė edhe ai shqetėsohet, ndien presion dhe nuk arrin ta mbajė ereksionin. Me fjalė tė tjera, gjatė marrėdhėnies sė parė seksuale nuk janė vetėm vajzat qė kanė probleme dhe frikė, probleme dhe shqetėsime kanė edhe djemtė dhe si rezultati i reagimeve tuaja e bėjnė atė qė tė mos tentojė tė vazhdojė mė tutje gjatė provave.

3. Disa nga ēiftet qė martohen, nė fillim ballafaqohen edhe me problemin e magjisė, prandaj si shkak i problemit nė fjalė mund tė jetė edhe magjia (sihri). Mirėpo nga pėrshkrimi i problemit tuaj nuk mendojmė se tek ju ekziston njė problem i kėtillė, pasi simptoma e kėtij sihri ėshtė qė kur burri i afrohet gruas, e humb ereksionin dhe ndjenjėn pėr marrėdhėnie seksuale. Pra, nė rastin e magjisė nuk paraqitet si problem dhembja, por simptoma e kėsaj ėshtė se burri kur gjendet larg gruas ka epsh dhe ereksion, por kur i afrohet asaj automatikisht ai e humb ereksionin, epshin dhe ndjenjėn pėr marrėdhėnie.

Kėto janė shkaqet e mundshme tė problemit nė fjalė dhe nga letra juaj mund tė pėrfundojmė se arsyeja tek ju ėshtė e para, por ėshtė e mundur qė si shkak i reagimeve tuaja tė theksuara nga dhembja edhe burri tė ketė marrė njė frikė.

Sido qė tė jetė, ju sigurojmė se ky problem nuk ėshtė i patejkalueshėm. Ne njohim persona qė na janė drejtuar pėr tė kėrkuar kėshilla pėr probleme tė kėtilla nė fillim tė martesės dhe tani ata i kanė tejkaluar dhe me falėnderimin e Allahut kanė edhe fėmijė. Prandaj mos u brengosni dhe mos u bėni pesimiste. pasi ky problem ėshtė i zgjidhshėm dhe ju themi se tė mendoni pėr ndarje si shkak i kėtij problemi ėshtė i paarsyeshėm dhe ky ėshtė vetėm njė cytje nga shejtani.

Nė vazhdim do t`ju pėrcjellim disa kėshilla si hapa tė nevojshėm pėr ta tejkaluar kėtė problem.

- Ju kėshillojmė qė gjatė provave tė para me burrin tė pėrdorni kremra ose vajra qė shėrbejnė si lubrifikantė, qė ta lehtėsojnė kontaktin e parė, depėrtimin dhe ēarjen e cipės. Nuk ėshtė e kushtėzuar qė tė pėrdorni ndonjė krem apo vaj tė posaēėm, por mund tė kryejnė punė edhe ato tė thjeshtat, mund tė pėrdorni p.sh. krem vazelinė, ose vaj arre, etj.

- Ashtu si e pėrmendėm mė parė, ju duhet ta keni parasysh se burri juaj, edhe pse nuk ndien dhimbje ashtu sikurse ju, ballafaqohet me shqetėsime dhe frikė si rezultat i papėrvojės. Prandaj nėse ju reagoni shumė dhe nuk duroni dhembjen, atėherė do tė jetė mė vėshtirė qė edhe ai tė vazhdojė mė tutje.

- Mundohuni qė tė zgjidhni situata tė pėrshtatshme pėr tė provuar. Pikėsėpari duhet tė jeni qė tė dy tė ēlodhur, jo tė uritur, tė papreokupuar me ndonjė problem dhe koha tė mos jetė e shkurtėr, kėshtu qė tė keni mundėsinė tė provoni disa herė duke pushuar.

- Mundohuni qė veshja juaj tė jetė tėrheqėse pėr burrin, pasi luan rol tė rėndėsishėm kjo.

- Gjithashtu le t’i paraprijė kontaktit tuaj njė paralojė, duke u munduar ta largoni nga vetja edhe ju edhe burri presionin psikik qė keni.

- Nuk ėshtė e thėnė qė ta kryeni kontaktin e parė pėr njė natė apo me tė parėn herė, prandaj duhet tė keni durim edhe ju edhe burri dhe nėse dėshtoni njė herė, atėherė mos tė jetė kjo shkak qė tė ngrihet pesimizmi te ju.

- Edhe pse nuk do ta preferonim kėtė, ėshtė e mundur qė burri juaj para fillimit tė kontaktit tė marrė njė tabletė viagra. Kjo do ta ndihmonte qė ta mbante ereksionin dhe tė keni nė dispozicion mė shumė kohė pėr tė provuar. Sido qė tė jetė, bėjeni kėtė hap nėse nuk do tė arrini sukses me hapat e mėparshėm.

- Mos t`ju preokupojė koha se sa do tė zgjasė ky problem, pasi qė ėshtė e mundur tė shkoj edhe me muaj; ne njohim raste qė ēifti ka kaluar deri nė njė vit martesė dhe nuk kanė arritur kontaktin vetėm pas kėsaj kohe.

- Motėr e nderuar, nėse kėto qė i pėrmendėm nuk do tė ndihmojnė dhe nėse ju do tė vazhdoni tė provoni, por nuk do tė keni sukses dhe kjo vazhdon pėr njė kohė tė gjatė, atėherė ju duhet ta bėni njė vizitė te gjinekologia, e cila do t`ju ekzaminojė dhe do tė shohė pak mė qartė se ēfarė ėshtė problemi. Ėshtė e mundur qė cipa tė jetė shumė e fortė dhe tė jetė e pamundur tė ēahet me kontakt seksual. Atėherė ndoshta do tė jetė e nevojshme qė tė bėhet ndėrhyrje kirurgjike dhe tė bėhet ēarja e cipės ashtu.

- Para tė gjitha kėtyre, motėr e nderuar mos harroni Allahun dhe drejtojuni Atij pėr ēdo nevojė dhe problem, kėrkojini falje ti dhe burri juaj, pasi kėrkimi i faljes (istigfari) dhe pendimi (tevbeja) janė arsye tė fuqizimit tė njeriut nė tė gjitha aspektet, por edhe nga aspekti seksual. Nė njė ajet, i Dėrguari Hud alejhi selam e kėshillon popullin e tij kėshtu: “O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lėshon shi me bollėk dhe fuqisė suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė!” (Hud, 52) Komentuesit e Kuranit pjesėn e ajetit: “...dhe fuqisė suaj i shton fuqi...” e komentojnė se nėnkupton edhe aspektin e fuqizimit seksual.

Kėto ishin disa nga hapat tė cilat arritėm t’i pėrmbledhim nė kėtė pėrgjigje. Edhe njė herė ju themi se problemi juaj nuk ėshtė i patejkalueshėm dhe nuk keni nevojė tė mėrziteni dhe tė shqetėsoheni shumė, pasi ėshtė njė problem qė ka nevojė pėr kohė dhe durim dhe me kalimin e kohės, fitimit tė pėrvojės, njohjes sė njėri-tjetrit nė mes tė partnerėve do tė zgjidhet me lejen e Allahut. Lus Allahun e Lartėsuar qė ta tejkaloni sa mė shpejtė kėtė problem dhe tė kaloni njė jetė sa mė tė lumtur bashkėshortore. Amin!

 


Alaudin Abazi
5.4.2009

                                             www.klubikulturor.com