Selam alejkum!
Pėrshėndetjet e mia pėr ju. Jam jetime nga babai, por
tani ka pak kohė qė i gjithė fisi i babait s’flasin me
ne. Po shkojnė mirė dhe me ato qė nuk kanė shkuar pėr
inatin tonė. Po e vuajmė shumė kėtė gjė. Ju lutem na
kėshilloni si tė veprojmė. Allahu jua shpėrbleftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Vėrtet e kemi parasysh vuajtjen dhe mėrzinė me tė cilin
ballafaqoheni ju si familje, pasi vėrtet ėshtė vėshtirė,
posaēėrisht nė kohėrat e sotme, t’u bėhet ballė
problemeve tė shumta me tė cilat ndeshet familja kur nuk
e ka kryefamiljarin, i cili do tė kujdesej qė kėto
peripeci tė tejkaloheshin.
Fatkeqėsisht, nuk janė tė rralla edhe situatat kur
familja e prindit tė vdekur, nė vend qė tė kujdeset pėr
familjen e tė afėrmit tė tyre, u bėjnė trysni tė shumta
atyre qė tė pėrfitojnė interesa materiale tė ulėta nga
kjo familje.
Nė rastin tuaj do t`ju kėshilloja pikėsėpari qė tė bėni
durim dhe tė kuptoni se Ai qė ua mori tė dashurin tuaj
nuk ju ka harruar dhe se Allahu nuk harron kurrė.
Prandaj mos i ndalni lutjet dhe mundohuni gjithmonė ta
keni parasysh se Allahu pas ēdo vėshtirėsie sjell
lehtėsimin.
Pastaj nė lidhje me problemet me familjen e babait tuaj
mundohuni t’i zgjidhni ato duke kėrkuar ndihmėn e
njerėzve autoritativ nė atė familje tė gjerė dhe qė
njihen pėr drejtėsi e sinqeritet. Mendojmė se nėse ata
ndėrmjetėsojnė, atėherė ju mund t’i zgjidhni mospajtimet
qė keni.
Lus Allahun e Lartėsuar qė t`ju forcojė e t’i tejkaloni
problemet me tė cilat ballafaqoheni dhe t`ju shpėrblejė
me tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Amin!