Eselamu
alejkum redaksi e nderuar! Allahu ju shpėrbleftė pėr
punėn tuaj. Pyetja ime qėndron kėshtu: djali im ėshtė
shtatė vjeē e gjysmė, andaj edhe ka filluar ti falė
pesė kohėt e namazit. Nė fillim nuk kishte ndonjė
problem qė tė zgjohej pėr namazin e sabahut, kėshtu qė
edhe nė xhami ishte i pranishėm pėr ēdo sabah. Mirėpo
pasi jetojmė nė Skandinavi dhe koha e sabahut vjen shumė
herėt, ndėrsa ajo e jacisė vonė, ka filluar tė ketė
probleme me zgjimin, kėshtu qė ndonjėherė fle pas
akshamit, por qan shumė. Por edhe kur zgjohet pėr jaci
qan, apo edhe nga lodhja as suret nuk i thotė. Vetėm
desha tė cek se prej kur ka lindur ka qenė i sėmurė dhe
ka pasur probleme tė jashtėzakonshme me pagjumėsinė dhe
ky ėshtė viti i parė qė ėshtė shėruar elhamdulilah.
Dėshiroj tė di pasi ai ditėn nuk dėshiron assesi tė
flejė, si tia bėjmė, namazin e sabahut a ta lė kur tė
zgjohet vetė qė ta falė apo ta zgjoj?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Motėr e nderuar, fillimisht duhet ta keni tė qartė se
Allahu i Lartėsuar nuk e ka bėrė obligim namazin pėr tė
miturit, por na rekomandoi qė ti edukojmė fėmijėt qė tė
falin namaz qysh prej moshės shtatėvjeēare dhe kur ti
mbushin tė dhjetat, tė pėrdorim nga pak shkopin vetėm e
vetėm qė tė kaliten nė faljen e namazit, pra jo se
obligohet nė kėtė moshė. Argument pėr kėtė qė thashė
ėshtė fjala e tė Dėrguarit tonė, paqja dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė, i cili ka thėnė: Urdhėroni
fėmijėt tuaj tė falen duke qenė ata shtatėvjeēarė dhe
rrihini pėr namaz kur tė mbushin tė dhjetat. E gjithė
kjo bėhet qė tė kalitet fėmija me namaz jo se e ka
obligim apo ka mėkat nėse e lė atė, pasi ēdo obligim nė
fenė tonė lidhet direkt me moshėn madhore. Pra, nė
rastin tuaj motėr, nė mėnyrė qė tė mos mundohet fėmija
dhe tė mos e shndėrrosh namazin diēka tė urryer tek ai,
pra le tė falė namazin e akshamit dhe pas tij menjėherė
edhe namazin e jacisė, pra le ti bashkojė kėto dy kohė
tė namazit dhe namazin e sabahut zgjoje ta falė pak para
se tė lindė dielli e jo nė kohėn kur falet nė xhami,
sepse fėmijės sė mitur nuk i obligohet falja e namazit
me xhemat e as ne xhami, kėshtu qė besoj qė do tė jetė
njė lehtėsim pėr tė. Nga opsionet e volitshme keni edhe
qė ta detyroni fėmijėn tė flejė ditėn, nė mėnyrė qė tė
jetė mė i relaksuar pėr namazin e sabahut.
Allahu e di mė sė miri!